Lajme Shqip Friday, 03 January 2014 14:51

Beograd-  Patriarku serb Irinej sot në një shërbesë të tij fetare në Beograd ka thënë se në Kosovë vuajtjet dhe padrejtësitë nuk po pushojnë dhe se po vazhdojnë përpjekjet për rrëmbimin e saj. Në të njëjtën kohë, siç transmeton B92, ai i ka porositur serbë e Kosovës të jetojnë në kët vend, se nuk janë të vetmuar dhe se me ta është i gjithë populli serb. “Kosova e jonë është vend i tmerrshëm i ekzistencës, në të nuk pushojnë vuajtjet e padrejtësitë në të nga dita në ditë po bëhen më të mëdha. Trazirat dhe dhuna mbretërojnë në Kosovë. Me decenie e shekuj po e rrëmbejnë këtë krahinë, Serbinë e vjetër nga qenia jonë”, ka thënë ai dhe ka shtuar se Kosova nuk është vetëm territor serb, por edhe zotim i tyre!/koha/