Lajme Shqip Friday, 11 January 2013 18:41

Raportohet se protestat janë mbajtur të premtën në rajonet Adhamiyah dhe Ghazaliyah të Bagdadit, të cilat janë të banuara me shumicë sunite si dhe në qytetet Ramadi, Samarra, Falluja, Mosul dhe Tikrit.

Në provincën perëndimore të Andbar-it, protestuesit kanë bllokuar për 20 ditë autostradën që lidh Irakun me Sirinë dhe Jordanin.

Ndërkohë, në qytetin me shumicë shi’ite të Najaf-it, mijëra demonstrues i kanë bërë thirrje qeverisë për t’i rezituar reformave në legjislacionin anti-terror. 

Demonstratat të organizuara në rajonet e Irakut me shumicë sunite kanë për qëllim që të bëjnë presion ndaj kryeministrit al-Maliki që të ndaloj keqëtrajtimin ndaj pakicës sunite.

Ata po bëjnë thirrje për lirimin e të burgosurve dhe për reformimin e legjislacionit anti-terror.(REL/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 09 September 2012 16:50

Bagdad- Sekretari i tij, Ahmed Kahtan, njëherësh dhëndër i Al-Hashemit, po ashtu është dënuar me vdekje në këtë rast.

Procesi gjyqësor, që aktualisht e shqyrtoi rastin e vrasjes së një avokati dhe të një gjenerali, është marrë me afro 150 akuza kundër Al-Hashemit dhe truprojave të tij.

Al-Hashemi, pjesëtar sunit, thotë se rasti kundër tij është hakmarrje e motivuar politikisht nga një pjesë e shumicës shiite në qeveri.

Sipas disa burimeve, Al-Hashemi, fshihet në Turqi. Ka të tillë që thonë se ai ndodhet në Katar.(LajmeShqip.com)