Lajme Shqip Thursday, 20 June 2013 10:43

Prishtinë – Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP) ka gjobitur kompaninë IPKO dhe “Kujtesa” për shkak të përdorimit të paautorizuar të resurseve radio-frekuencore. Në vendimin e ARKEP-it e të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se operatori IPKO ngarkohet me detyrimin për pagesën të shumës prej nëntëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind eurove, për shkak të përdorimit të paautorizuar të këtyre resurseve radio-frekuencore. Po ashtu, në vendim thuhet se për të njëjtin qëllim edhe kompania “Kujtesa” ngarkohet me detyrimin për pagesën të shumës prej dyzetepesë mijë eurove.

“Obligohet operatori IPKO të paguajë shumën prej nëntëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind eurove me detyrim efektiv të kompletimit të pagesës brenda gjashtëdhjetë ditëve nga data efektive e aktvendimit. Obligohet operatori Kujtesa të paguajë shumën prej dyzet e pesë mijë eurove me detyrim efektiv të kompletimit të pagesës brenda gjashtëdhjetë ditëve nga data efektive e aktvendimit”, thuhet në vendimet e ARKEP-it.

Më tej në vendimin e ARKEP-it thuhet se gjetjet e raportit të matjes së muajit Tetor, 2012 me plotësimet e kryera pas administrimit të seancës këshilluese dhe takimit pasues në nivel përfaqësimi teknik, kanë konfirmuar shfrytëzimin e kapaciteteve frekuencore 2x 50 MHz = 100 MHz ne brezin 3.4 – 3.6 MHz dhe kapacitet frekuencore prej 1 x 100 MHz në brezin 3.6 – 3.7 MHz, përmes shumë pikave komunikuese të shtrira në gjithë territorin e vendit ku përdorimi i këtij brezi në shumicën e rasteve shfrytëzohet për shërbimet Pikë-shumë – Pikë (PMP) dhe Pikë-Pikë (PTP).

“Operatori IPKO ka ndërmarrë veprime dhe masa të kufizuara në zbatim të diapozitivit të vendimit Nr. 268, që ka urdhëruar ndërprerjen e përdorimit të paautorizuar dhe mes tjerash ka kërkuar kohë shtesë për zbatimin e plotë të urdhrit të Autoritetit duke arsyetuarit me të qenit në pritje të aprovimit apo mosaprovimit të kërkesës për shtyrje të afatit nga ana e Autoritetit”, thuhet në vendim. Më tej thuhet se IPKO përmes shkresave zyrtare ka tentuar të ndërtojë qëndrimin gjegjësisht bazën e arsyetimit duke potencuar se përdorimi i resurseve radio frekuencore është kryer edhe nga operatorë të tjerë dhe se për më shumë të njëjtat breze nuk kanë qenë shprehimisht të rregulluara nga ana e Autoritetit.

Po ashtu më tej thuhet se autoriteti përmes shqiptimit të masës sanksionuese ka marrë në konsideratë gjitha rrethanat lehtësuese dhe ato rënduese të evidentuara dhe përgjegjësinë e operatorit, si dhe ka marrë parasysh nivelin e dëmit të shkaktuar nga shkelja duke e marrë për referencë kohëzgjatjen e shkeljes nga periudha e fuqizimit të vendimit Nr. 268, përmes përllogaritjes së ekuivalentit të pagesës për shfrytëzim të resurseve radio-frekuencore për periudhën 11 mujore, respektivisht 1 tetor 2012 deri 31 gusht, 2013.

IPKO: Vendimin e kemi marrë sot

Për këtë çështje gazeta ka kontaktuar me Arbër Arifin nga kompania “Kujtesa”, por ky nuk ka qenë në dijeni për vendimin që ka marrë ARKEP-ja. “Nëse do të kem kohë gjatë ditës së mërkurë do të merrem më këtë problem”, tha përmes telefonit Arifi.

Në anën tjetër zëdhënësi i kompanisë IPKO, Alban Kastrati, i kë thënë gazetës se gjatë ditës së djeshme, IPKO-ja e ka pranuar vendimin e ARKEP-it, dhe tash është duke e analizuar atë. “Në ndërkohë, ne do të vendosim nëse do të apelojmë ndaj këtij vendimi” – Alban Kastrati.

 
Lajme Shqip Tuesday, 04 June 2013 20:18

Ofruesi i shërbimeve telekomunikuese në Kosovë kompania IPKO ka në Payroll- listë të pagave- Berat Buzhalën deputet i Partisë Demokratike.

Deputeti i forces më të madhe poltike në Kosovë paguhet si analist i mediave dhe fiton 30 mijë euro pagë vjetore nga kompania “IPKO”.

Jo vetëm paga por Buzhala ka përfituar edhe më shumë nga operatori i telekomunikimeve.

Në deklarimet online të pasurisë në Kosovë vërehet se Buzhala ka blerë truall e ka ndërtuar shtëpi në vlerë prej 350 mijë eurosh me para që kanë prejardhjën nga IPKO.

Deklarimet e mehershme te pasurise kane zbuluar kete fakt pasi Buzhala kete vit nuk ka delaruar pasurinë dhe është paditur nga Agjencia Kunder Korrupsion në Kosovë.

 

Deputeti i PDK-së është i njohur për deklarimet e tij që mbrojnë këtë kompani në Kosovë dhe i mbajti anën edhe në kontestin që IPKO kishte me kompaninë mediale “Koha”.

Afërsia e IPKO-së me PDK është komentuar prej vitesh në Kosovë. Subjekti politik që drejton Hashim Thaçi në vitin 2007 atëbotë në opozitë nuk kishte kritikuar tenderin për licencën e dytë të telefonisë mobile pasi ishte bërë e ditur se kompania sllovene po fitonte në tenderin e Qeverisë.