Lajme Shqip Saturday, 26 October 2013 14:42

Prishtinë- Familja Gorani nga Italia, ka humbur 2 milionë e 270 mijë e 524 euro në Kosovë.

Këtë shumë parash ata thonë se ua ka përvetësuar një biznismen nga Suhareka nëpërmjet mashtrimeve.

Gian Paolo Gortani, vëllai i tij Andrea Gortani dhe e ëma e tyre Maria Teresa Tondato, kishin themeluar një shoqëri aksionare në Kosovë.

Për parter kishin zgjedhur Aziz Tafajn (1967). Kishin themeluar shoqërinë “Imobiliare Friuli”. Investimi në Kosovë ka dalë të jetë shterp për ta.

Si rezultat i një denoncimi që kanë bërë në Prokurori, Aziz Tafaj, ishte arrestuar në fillim të vitit 2011, shkruan koha ditore.

Hetimet kundër tij kanë rezultuar me ngritjen e një aktakuze për shpërdorim të pozitës zyrtare kundër tij. Për të njëjtën vepër janë akuzuar edhe dy bashkëpunëtorë të tij. /tribuna/

 
Lajme Shqip Saturday, 11 May 2013 17:42

Prishtinë – Sipas gjetjeve të fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kosova, në vitin 2012, ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike në Evropën Juglindore, përkatësisht 2.5 për qind. Parashikimet për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm janë po ashtu pozitive. Por, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ekonomisti i BERZH-it, Peter Sanfey, thotë se Kosova vuan nga mungesa e investimeve të huaja. Për tërheqjen e tyre, ajo duhet të punojë fuqishëm në ndërtimin e institucioneve dhe të përmirësojë ambientin biznesor, thotë Sanfey.“E përsëris, reformat e mëtejshme duhet të jenë një projekt afatgjatë. Unë mendoj se një nga mësimet e krizës së fundit globale, është që një numër i reformave duhet të zbatohen, por nuk janë zbatuar për shkak se njerëzit mendonin se çdo gjë po shkon në rregull dhe se ekonomia po lëvizte me shpejtësi. Reformat afatgjate duhet të përmirësojnë institucionet publike, sepse sistemi ligjor, funksionimi i gjyqësorit është problem i madh në secilin vend të Evropës Juglindore.
Së dyti, duhet përmirësuar klima biznesore. Nëse lehtësohet tregtia ndërkufitare, mendoj se do të ishte një potencial i madh për zhvillimin e eksportit në rajon. Së treti, do të thosha infrastruktura. Ka zona të mëdha ku duhen përmirësime. Cilësia e infrastrukturës, rrugët, rrjetet energjetike janë duke u përmirësuar, por është një proces i ngadaltë. Duhet të shohim më shumë përmirësime që të jenë më tërheqëse për investitorët e hua”, ka thënë veç tjerash ai