Lajme Shqip Wednesday, 16 October 2013 15:58

Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore në Zvicër (BSV) ka hetuar gjashtë raste tëmashtrimeve të mundshme të pensionistëve invalidë nga Kosova.

Përveç mashtrimeve të pensionistëve kosovarë kjo zyrë ka hetuar edhe ata tajlandezë, shkruan sot gazeta Tribuna.

Nga të gjitha shtetet e rajonit, Zvicra ka përzgjedhur Kosovën. Nga gjashtë raste të hetuara, një ka dalë të jetë mashtrim. Zyrtarët zviceranë nuk e tregojnë identitetin, por shpjegojnë se atij personi, pensioni i është bllokuar pensioni dhe i është kërkuar kthimi i parave.

Numri i madh i shtetasve të huaj që kanë punuar në Zvicër, por që pensionin e shfrytëzojnë në vendet e origjinës, nuk e ka penguar shumë shtetin në fjalë.

Megjithatë, dyshimet se shumë prej këtyre pensionistëve kanë mashtruarautoritetet zvicerane, duke përfituar e shfrytëzuar pensionin e parakohshëm invalidor, i kanë shtyrë të veprojnë.

Hetimi ka filluar në vitet 2009 dhe 2010, ka thënë Harald Sohns, sipas të cilithetimi është kryer në mënyrë të pavarur, pa u kontaktuar autoritetetkosovare.