Lajme Shqip Thursday, 15 August 2013 17:35

Sopranoja e famshëme shqiptare Inva Muli dhe bashkëshorti i saj, Hetem Ramadani, i kanë shpëtuar paq një aksidenti fatal, ndërsa jahti I tyre në Ksamil, ka hedhur spirancën mbi një predhë, që gjendej në fund të detit, 50 metra larg bregut.

Jahti privat i Inva Mules kishte hedhur spirancen mbi predh dhe kjo u zbulua rastesish nga zhytesat amerikane të cilët shkuan dhe e verifikuan. Ajo ishte një predhe e pa plasur gati 1 meter e cila mund te kete rrezik per njerzit qe lahen perqark apo per anijet qe mund te ankorohen aty prane, raporton tema.
Zhytësit amerikan që operojnë gjatë verës në bregdetin e Jonit kanë zbuluar disa mina detare gjate kerkimeve nen ujore por kapacitet e ushtrise shqiptare jane shume te vogla per te bere nje nje operacion pastrimi pergjate gjithe bregut shqiptar.