Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 09:58

Në emisionin “Aspettando il calciomercato” tw Sportitalia, vijnë lajme të rëndësishme rreth të ardhmes së yjeve të Udineses, Gokhan Inler dhe Alexis Sanchez. Sipas burimeve të afërta të klubit friulan, mesfushori zviceran është shumë afër transferimit te Juventus.
Për të konfirmuar këtë gjë vjen një tjetër lajm i papritur, i konfirmuar gjithmonë nga Sportitalia. Thuhet se Manuel Giandonato, mesfushor i të rinjve të Juves, i cili pëlqehet shumë edhe nga Parma, mund të përdoret në bisedimet mes ekipeve. Javën që vjen pritet përmbyllja.
Për Sanchez duket se presidenti Pozzo kërkon plot 40 milionë euro.