Lajme Shqip Sunday, 01 September 2013 11:41

Prishtinë – Se kryeparlamentari, Jakup Krasniqi i ka dhënë fund qëndrimit në partinë në të cilën edhe vetë ishte themelues, e dëshmon edhe më fuqishëm një hap i sotëm. Ai do të qëndrojë sot në Malishevë, ku do të vizitojë grupin e atyre që u ndanë nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe themeluan një iniciativë qytetare, përmes së cilës do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

“Ju njoftojmë se sot me 01.09.2013, në zyret e Iniciativës Qytetare për Malishevën, do të qëndrojë për vizitë të shkurtër ish i burgosuri politik, njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontribues i madh i çështjes Kombëtare për Çlirimin e Atdheut, themelimit të institucioneve të Kosovës dhe kontribuesi i pa kontestushm për shpalljen e Pavarësise së Republikes së Kosovës, kryeparlamanetari Jakup Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Iniciativës Qytetare për Malishevën.

Vlenë të ceket, se kjo inicativë, përbëhet nga përkrahës të ish nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limaj, i cili bashkë me Krasniqin, kanë prishur raportet me partinë e cila drejtohet nga kryeministri Hashim Thaçi. /reporteri/