Lajme Shqip Saturday, 18 May 2013 14:48

Në këtë manifestim, i cili mbahet nën patronatin e Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, do të marrin pjesë përfaqësues të shteteve të ndryshme botërore, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Turqinë, Zvicrën, Izraelin, Jordaninë, Tajlandën, Shqipërinë, Greqinë, Serbinë, Rumaninë etj. Në mesin e këtyre pjesëmarrësve do të marrë pjesë edhe kongresmeni amerikan Robert Aderholt. Më shumë se 70 personalitete botërore e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Kështu, nga 24 deri më 26 maj në Prishtinë do të organizohen “Lutjet e Mëngjesit” ose “Java e Tolerancës”. Në këtë eveniment, i cili është i pari i këtij lloj në Kosovë, do të marrin pjesë përfaqësues nga shtete të ndryshme të botës. Sipas një dokumenti të cilën e ka siguruar “Epoka e re”, deri më tani pjesëmarrjen në “Lutjet e Mëngjesit” e kanë konfirmuar më shumë se 70 përfaqësues të jetës politike, akademike, kulturore, ekonomike nga shtete të ndryshme të globit, përfshirë SHBA-në, Shqipërinë, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Turqinë etj. Gjithashtu, në mesin e atyre personaliteteve që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë edhe disa përfaqësues të partive politike, akademike dhe biznesore nga disa shtete të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si: Greqia, Serbia, Izraeli, Rumania, Bonja dhe Hercegovina, Jordani, Tajlanda etj.

Grabovci: Kjo dëshmon se Kosova është shndërruar në faktor paqeje.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, i cili është organizator i “Lutjeve të Mëngjesit”, e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm këtë manifestim. “Rëndësia e kësaj jave është e veçantë për Kosovën. Është kënaqësi që kësaj radhe, në prag të jubileut të ‘Lutjeve të Mëngjesit’ për Evropën Juglindore, kjo ngjarje e madhe të mbahet në vendin tonë. Nuk është hera e parë që një manifestim i tillë mbahet në një vend ballkanik. Kjo ngjarje konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme për bashkimin e ideve të njerëzve nga mbarë bota për t’i promovuar paqen dhe lirinë si vlera thelbësore të demokracisë”, ka thënë Grabovci për “Epokën e re”. Në këtë kontekst, Grabovci ka deklaruar se Kosova është shndërruar në faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. “Rëndësi e veçantë është fakti se Kosova është shndërruar në një prodhues stabiliteti rajonal, e ky është një mesazh i fuqishëm për botën demokratike se Kosova është përcaktuar qartë për vlerat demokratike karshi kombeve të lira dhe qytetërimit modern perëndimor”, është shprehur Grabovci.

Po ashtu, ai ka bërë me dije se në kuadër të “Lutjeve të Mëngjesit” do të organizohen edhe disa ngjarje, të cilat, sipas tij, kanë një rëndësi të veçantë. “Në kuadër të kësaj jave do të ketë edhe ngjarje të rëndësishme siç janë: Takimi i tolerancës fetare, me përfaqësues fetarë nga mbarë bota, ku do të diskohet për çështjet e tolerancës fetare në botë, pasi Kosova shquhet për tolerancë fetare, do të vendoset guri i paqes për nder të viktimave të Hiroshimës. Ky gur ka ardhur nga Japonia si dhe do të vendoset pllaka përkujtimore për nderim të viktimave të Holokaustit”, është shprehur Grabovci.

Lista e personaliteteve ndërkombëtare që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në “Lutjet e Mëngjesit”
1. Robert Aderholt (SHBA)
2. David Besle (SHBA)
3. Lunn Dennehy(SHBA)
4. Stan Hiolmes (SHBA)
5. Bob Mecwen (SHBA)
6. Abigail Powell (SHBA)
7. Sergio Ramos (SHBA)
8. Lary Ross (SHBA)
9. Bill Wall (SHBA)
10. Trent Walters (SHBA)
11. Andy Williames (SHBA)
12. Dr. Frank LaGorotteria (SHBA)
13. Selvije Haraste (Kroaci)
14. Efthimios Navridis (Greqi)
15. Erol User (Turqi)
16. Drago Marijaseviq (Serbi)
17. Uros Pribiçeviq (Serbi)
18. Branimir Gvozdenoviq (Mal i Zi)
19. Rade Ljumoviq (Mal i Zi)
20. Efthymios Navridis (Greqi) 
21. Dr. Rajai Muasher (Jordani)
22. Byram Javat (UEA)
23. Alexandros Mallias (Greqi)
24. Nikos Theodoridis (Greqi)
25. Fatmir Mejdiu (Shqipëri)
26. Besnik Mustafaj (Shqipëri)
27. Klodian Gradeci (Shqipëri)
28. Arian Starova (Shqipëri)
29. Paul Petrie (Belgjikë)
30. Robert Milçev (Maqedoni)
31. Valon Saraqini (Maqedoni)
32. Vilma Trajkovska (Maqedoni )
33. Marian Munteanu (Rumani) 
34. Esad Muriq (Zvicër)
35. Uros Andrijaseviq (Mal i Zi)
36. Tamara Peshiq (Mal i Zi)
37. Nemanja Staroviq (Serbi)
38. Darko Mrvos (Serbi)
39. Phil Brinkmeyer (SHBA)
40. Djordjo Davidoviq (Bonjë dhe Hercegovinë)
41. Haki Abazi (SHBA)
42. Ambasador Jean Claude Schlumberg (OSBE)
43. Pachara Naripthapahan (Tajlandë)
44. Llazar Prodanoviq (Bonjë dhe Hercegovinë)
45. Samuil Petrovski (Serbi)
46. Lorat Balla (Hungari)
47. Jany Randall (Britani e Madhe)
48. Gavriel Hanna Gefen (Gjermani)
49. Milos Andjiq (Serbi)
50. Jim Neathery (SHBA)
51. Mounzer Fatfat (SHBA)
52. Drina Vlasteliq-Rajiq (SHBA)
53. Gloria Dimoco (SHBA)
54. Esma Bunjaku (Kosovë)
55. Ilija Vojnoviq (Serbi)
56. Zef Preci (Shqipëri)
57. Nikola Gaveski (Serbi)
58. Petar Piliq (Serbi)
59. Dr. Eli Nachat – kryetar (Izrael)
60. Jerko Ivankoviq-Lijanoviq (Bonjë dhe Hercegovinë)
61. Desina Radivojeviq (Bonjë dhe Hercegovinë)
62. Catalin Bancila (Rumani)
63. Plamen Nunev (Bullgari)
64. Svetlana Boynova (Bullgari)
65. Tanya Nedeva-Nuneva (Bullgari)
66. Emilja Rexhepi (Kosovë)
67. Dejan Vraçiq (Kosovë)
68. Dragan Sabljiq (Kosovë)
69. Drilon Muriqi KFOR-i Austriak 
70. Kapiten Jurgen KFOR-i Austriak
71. Kapiten Egarten KFOR-i Austriak
72. Gani Roshi (Kosovë)
73. Goran Marinkoviq (Kosovë)
74. Mladen Kuribak (Kosovë) 

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 04 October 2011 13:37

Prishtinë – Burime mirë të informuara të Portalit LajmeShqip.com, kanë bërë të ditur për një incident potencialisht fatal, në kryeqytetin kosovar, midis dy figurave të njohura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-deputetit Gani Geci dhe kreut të veteranëve të UÇK-së, Muharrem Xhemajli.

Po të aktivizoheshin revolverët e tyre, skandali do të ndodhte në Prishtinë, në afërsi të një restauranti të njohur VIP, “Tiffany”, ditë më parë.

Ish-deputeti Gani Geci, nga radhët e partisë së akademikut Nexhat Daci (LDD), ka nxjerrë revolen pas një konflikti verbal me kreun e veteranëve të UÇK-së, që ndodhi si shkak i mosmarrëveshjeve dhe kundërthënieve të vjetra të kohës së luftës në Kosovë, ka thënë burimi i portalit. Njëjtë dhe me shpejtësi ka vepruar, në anën tjetër edhe Muharrem Xhemajli, por në momentin kritik, nuk janë aktivizuar pistoletat e asnjërit dhe situata ka përfunduar “në paqe”, kë bërë të ditur burimi.

Për evitimin e më të keqes, aty kanë ndërhyrë njerëz të tjerë, që kanë rastisur në rrugë, dhe të cilët i kanë njohur mirë që të dy ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gani Geci, ish-deputet, njihet për përdorimin e armës dhe të forcës si mjet për zgjidhjen e shumë situatave në të cilat ka qenë i përshirë, në të kaluarën. Mbahet mend përfshirja e tij në rrahjen masive në skandalin e ndarjes së LDK-së, në vitin 2006, në kuvendin zgjedhor të kësaj partie. Gjithashtu, Geci ishte i përfshirë edhe në konfliktin fizik, kur si deputet i LDK-së, vite më parë, e kishte grushtuar në Kuvendin e Kosovës, deputetin e PDK-së, Gani Kocin. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 15 July 2011 14:53

Prishtinë – Pasditen e së enjtes (dje), seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës shumë lehtë ka mundur të shndërrohet në arenë grushtesh midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (në qeveri) dhe atyre të Vetëvendosjes (në opozitë).

Burime të Portalit LajmeShqip.com bëjnë të ditur se debatet dhe polemikat e ashpra në mikrofonët e Kuvendit nuk ishin asgjë në krahasim me fjalorin banal dhe sharjet e bëra midis deputetëve, “prapa kuintave”, larg fokusit të kameras dhe foltores së Kuvendit.

Salla e deputetëve, për pak kohë ka mundur të jetë një ring i vërtetë midis dy deputetëve, kur Latif Gashi nga PDK e ka provokuar verbalisht Florin Krasniqin e VV-së, duke i thënë nëse është i gatshëm “për të hyrë në ring”, pasi që Krasniqi nga ulësja e tij i ka adresuar një fjalor të rëndë kryeministrit Thaçi, derisa ky fundit replikonte me opozitën në temën e nxehtë për vazhdimin ose jo të bisedimeve me Serbinë.

“Nuk mund ta plotësoni kështu, pa edukatë, defiçitin patriotik”, ka thënë duke replikuar në foltore kryeministri Thaçi, ndërkohë që deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, larg mikrofonit dhe nga ulësja e tij i është drejtuar me fjalët: “Ik more hajn, mos shit pallavra e rrena aty, se të gjithë të njohin kush je. Ti duhet të jesh në burg e jo në qeveri…”.

Deputeti Latif Gashi, me të dëgjuar këto fjalë, i është drejtuar Krasniqit: “Mos je i gatshëm për ring” dhe, papritmas ka marrë përgjigjen e këtij të fundit: “Po, çohu, ta bëj edhe ty…”. Në atë moment Gashi, pasi ka parë gatishmërinë e Krasniqit, është tërhequr, duke i thënë: “Shko, bokso me Azis Salihun!” (një boksier i njohur kosovar, vër: LSH) dhe, më pas, është kthyer në ulësen e tij, derisa Krasniqi veç kishte hapëruar “për ring”.

Ky ka qenë një prej momenteve më të nxehta, që gazetarët dhe kamerat nuk e kanë parë dje në Kuvendin e Kosovës. Momente të tilla ka plot në kuvend, ka bërë të ditur burimi i Portalit LajmeShqip.com. Dita e djeshme ishte një prej më të ngarkuarave me debate e tensione brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku u diskutua për vazhdimin ose jo të bisedimeve me Serbinë, që po mbahen në Bruksel.

Deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, njihet si prej më të zëshmëve kundër qeverisë dhe personalisht kryeministrit Hashim Thaçi. Ai, ditë më parë, derisa e kishte deponuar sërish një akuzë ndaj kryeministrit kosovar në Gjykatën e Prishtinës, ka deklaruar para gazetarëve se “Hashim Thaçit mund t’ia thyej edhe dhëmbët, por nuk dua, dua që gjykata ta bëjë këtë”.

Në historinë e Kuvendit të Kosovës është e njohur deri më sot përleshja fizike midis dy deputetëve katër vite më parë, kur në hollin e Kuvendit, Gani Geci, nga LDD, e kishte grushtuar deputetin e PDK-së, Gani Koci, pas një konflikti paraprak verbal rreth luftës së UÇK-së. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 12:12

Prishtinë – Berat Buzhala, nga grupi parlamentar i PDK-së tha sot se kërcënimi publik i depuetit Florin Krasniqi ndaj kryeministrit Thaçi është një formë primitive e reagimit njerëzor dhe politik.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Buzhala kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje të deklarohet nëse kërcënimi ishte çështje individuale e Florin Krasniqit apo e subjektit politik.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendojse shprehu shqetësimin për marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, të cilat, sipas tyre, po e kthejnë Kosovën në kohën e UNMIK-ut.

Grupi Parlamentar i PDK-së reagoi sot ndaj deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, i cili ditë më parë tha se “do t’ia thyejë dhëmbët kryeministrit Hashim Thaçi”. Berat Buzhala këtë e quajti formë primitive të reagimit njerëzor dhe politik dhe kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje të deklarohet nëse kërcënimi ishte çështje individuale e Florin Krasniqit apo e lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendojse shprehu shqetësimin për marrëveshjet e nëshkruara në Bruksel, të cilat, sipas tyre, po e kthejnë Kosovën në kohën e UNMIK-ut.

Ndërsa, Grupi Parlamentar i AAK-së ngriti shqetësimin lidhur me keqpërdorimin e ndjenjvae fetare nga disa individë. Deputeti Burim Ramadani tha se orientimi i shtetit të Kosovës është zgjedhur dhe është i bazuar në vlerat perëndimore.

Seanca po vazhdon me debate të ashpra. (LajmeShqip.com)