Lajme Shqip Monday, 05 August 2013 15:25

Tiranë- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka mbledhur sot në një takim për rreth 1 orë, 5 ministrat e kabinetit të ri qeverisës, nga radhërt e LSI-së. Mësohet se takimi ka nisur rreth orës 12:30, ndërsa mësohet se ministrat e LSI kanë paraqitur idetë e tyre për dikasteret që do drejtojnë.

Edmond Panariti e ka komentuar këtë si një takim konsultativ me kryetarin Meta. Ishte një takim konsultativ me Metën. Fola për pjesën e programit që do kem unë si ministër”, komentoi shkurt ai.

Në takim ishin të pranishëm Klajda Gjosha, e cila do të mbajë postin e ministres së Integrimt Europian, Nasip Naço që do mbajë postin e ministrit të Drejtësisë, Edmond Haxhinasto që do drejtojë Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Panariti që do jetë në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, si dhe Lefter Koka i cili do jetë ministri i Mjedisit, shkruan Ballkanweb.

Bëhet me dije gjithashtu se Kreu i LSI-së, Meta ka zhvilluar më herët një takim kokë më kokë me deputetin e PS-së në Qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima. Menjëherë pas tij, Meta është takuar në selinë e LSI-së me 5 ministrat.

 
Lajme Shqip Friday, 26 July 2013 12:04

Tiranë – Kreu i LSI-së, Ilir Meta, duke iu referuar deklaratave të fundit të kryeministrit në ikje, Sali Berisha, ka thënë se nuk është në kulturën e tij të pranojë humbjen. Sipas Metës, Berisha nuk duhet të kishte kandiduar për herë të tretë.
“Këto(qendrimet e fundit) kanë të bëjnë me mungesën e kulturës demokratike e reflektuar për fat të keq prej tij. Të mos pranimit të humbjes…
Ishte një pranim i imponuar(i rezultatit të zgjedhjeve) për shkak të një humbje tepër të thellë, por natyrisht e ka të vështirë të pranojë rotacionin, të pranoj vendimin e drejtë dhe plebishitar të qytetarëve.
Në rast se do kishte qenë më i ndërgjegjshëm(për atë që ka ndodhur), sigurisht nuk do të kishte kandiduar për herë të tretë për kryeministër”, ka thënë Meta në një intervistë për “Dita”.
Duke folur për strukturën e re qeverisëse, Meta ka thënë:
“Çdo mazhorancë e re, çdo qeveri e re, dhe çdo kryeministër i ri ka prioritetet e veta. Në harmoni me to ka të drejtën të bëj edhe reforma në strukturën e qeverisë. Mund të them se shpenzimet nuk varen nga numri i ministrave apo dhe i ministrive, përkundrazi. Ky është thjesht një spekulim sipërfaqësor. Do të kemi mundësi të vëmë re edhe me prezantimin e programit të qeverisë, dhe me prezantimin të buxhetit të parë të vitit të ardhshëm se kjo është një qeveri e cila synon të shkurtojë shpenzimet sa më shumë të jetë të mundur, dhe të maksimalizoj efektivitetin e qeverisë dhe gjithë strukturave”.

 
Lajme Shqip Saturday, 13 July 2013 15:40

Tiranë – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta ka zhvilluar një takim me anëtarë dhe simpatizëntë të LSI-së në qytetin e Çorovodës. Gjatë fjalës përshëndetëse të mbajtur në këtë takim Lideri i LSI-së ka deklaruar se fitorja në Qarkun e Beratit ka qenë rezultat i të gjithë kandidatëve për deputet që punuan si një ekip i shkëlqyer dhe përcollën frymën e bashkëpunimit kudo në të gjitha strukturat.

“Padyshim që në themel të këtij suksesi është puna e secilit prej jush, e gjithë drejtuesve të LSI-së në nivel vendor dhe të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve tanë. Ka qenë vërtetë një fushatë e jashtëzakonshme, ka qenë një fushatë me një bindje të plotë se ishte radha e LSI-së për të treguar vlerat e saj të vërteta”, tha z. Meta.

Ai theksoi se edhe në 2005-n edhe në 2009-n LSI-ja u ndesh jo thjesht me partitë e mëdha, por me një sistem shtypës dhe shkatërrues të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por qëndrueshmëria e LSI-së, mbijetesa, drejtësia e çështjeve që kjo forcë politike ka mbrojtur gjithmonë bëri të mundur që në vitin 2013, më 23 qershor, të arrinte një sukses mëse të merituar në themelet e të cilit nuk është vetëm puna e bërë gjatë muajve të fundit, por është në themel puna e bërë gati 9 viteve të themelimit të LSI.

“Është vetëm fillimi i rritjes sonë do të vazhdojmë të rritemi akoma më tej, sepse në gjithçka e bazojmë te puna e përditshme, e vazhdueshme dhe tek përmirësim i vetvetes. Pra, motoja jonë për të ardhmen është të punojmë çdo ditë dhe të përmirësohemi çdo ditë në mënyrë që të jemi më të aftë dhe më të suksesshëm në përballimin e gjithë sfidave që kemi përpara. Ne kemi bërë fushatën më pozitive, kemi bërë fushatën më konkrete, kemi pasur premtimet më të përmbajtura dhe më racionale e kemi përqendruar qartë mesazhin e fushatës sonë tek të gjithë votuesit që kërkojnë stabilitetin e vendit, që kërkojnë zgjidhjen e problemeve më të mprehta ekonomike e sociale, që kërkojnë rritjen e punësimit dhe njëkohësisht për ne është tepër e rëndësishme tani të fillojmë punën për mbajtjen e këtyre premtimeve”, vijoi kryetari i LSI-së. 
Më tej, z. Meta u zotua për mbajtjen e premtimeve të bëra për punësimin, por edhe për ta gjallëruar jetën e komunitetit në Çorovodë

Duke u kthyer te rezultati historik i 23 qershorit, Kryetari i LSI-së shprehur mirënjohjen e tij për popullin e Skraparit dhe premtoi se këtë mirënjohje do ta shprehë me vepra e jo me fjalë.

“Mirënjohje të veçantë për të gjithë popullin e Skraparit, ku LSI më 23 qershor doli forcë e parë politike. Është një punë e madhe që është bërë, por njëkohësisht është një punë akoma më e madhe që na pret përpara për të shprehur mirënjohjen tonë me vepra dhe jo me fjalë sikurse jemi sot këtu përpara të gjithë atyre që na votuan dhe përpara të gjithë popullit tëSkraparit, shtoi ai. Sepse ne pas zgjedhjeve nuk i ndajmë skraparllinjtë as këtu as kudo tjetër, përkundrazi përpiqemi t’i respektojmë dhe t’i mbështesim të gjithë. Fitorja në Qarkun e Beratit është historike sepse është hera e parë që LSI-ja del forcë e dytë politike në një qark të Shqipërisë dhe kjo është mjaft kuptimplotë, por natyrisht ne do të vazhdojmë me synimet tona për të fuqizuar më tej LSI-në”, tha z. Meta.

 
Lajme Shqip Tuesday, 09 July 2013 12:15

Tiranë – Grupi i punës së LëvizjesSocialiste për Integrim i dorëzon Partisë Socialisteprogramin e kësaj force dhe propozimet për 300 ditët e para të qeverisjes.

Në fokus do të jenë ekonomia, siguria publike dhe funksionimi i institucioneve publike te të cilat të dy grupet e punës do të dalin me një draft të përbashkët dhe të përpunuar, që do t’i paraqitet dhe publikut në muajin gusht.

 
Lajme Shqip Tuesday, 02 July 2013 10:06

Tiranë – Kryetari i LSI, Ilir Meta i ftuar dje në emisionin “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu në TV Klan deklaroi se do diskutohet mundësia e shtimit të numrit të ministrive. Ai bëri të qartë se aleanca me PS-në do të zgjasë 8 vjet. 

“Mendoj se e kaluara ka sjellë mësime të vlefshme për të gjithë ne. Ne kemi detyrë të mësojmë jo vetëm nga gabimet tona, por të mësojmë dhe nga gabimet e Berishës, e demokratëve dhe e gjithë të tjerëve dhe në këtë kuptim të ecim më shpejt drejt një mënyre të re të bërit politik. Në raport me PS të jeni të sigurt që do të jetë një marrëveshje që do të funksionojë shumë mirë, sepse është një marrëveshje parimore dhe qeveria do të funksionojë si një e tërë. Do të ketë frymën e ekipit dhe të angazhimit të përbashkët kështu që nuk do të ketë disa nënqeveri”, ka thënë Meta.
I pyetur se a nënkupton kjo që marrëveshja mes PS dhe LSI do të zgjasë tetë vjet, ai ka thënë se “po kjo nënkuptohet”.

 
Lajme Shqip Friday, 13 April 2012 09:00

Vlorë- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është shprehur pro heqjes së imunitetit të deputetëve, në mënyrë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

“Të gjithë t’i përgjigjen thirrjes të Bashkimit Europian, por edhe të LSI-së, që të gjithë politikanët dhe personat publikë të lenë imunitetin dhe të jenë të barabartë si të gjithë qytetarët e tjerë para drejtësisë dhe ligjit, sepse kjo është rruga më e mirë që politikanët t’i shërbejnë transparencës, por edhe marrjes të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian”, tha Meta nga qyteti i Vlorës, ku mori pjesë në Konferencën Zgjedhore të LRI-së.

Meta vuri në dukje ndryshimet e rëndësishme që po pëson Shqipëria, duke theksuar se “në këtë 100 vjetor Vlora dhe e gjithë Shqipëria ka nevojë  për mesazhe që i për bashkojnë shqiptarët dhe jo që i ndajnë, ka nevojë për mesazhe që e afrojnë Shqipërinë me Europën, jo me fjalë, por me vepra, jo me përdorim force dhe pretekste që ngadalësojnë reformat, por me votën e përfaqësuesve që ka zgjedhur Vlora dhe e gjithë Shqipëria në Kuvendin e Shqipërisë”.

Meta tha se “të gjithë kanë votuar, pavarësisht nga forca politike, edhe në qershor të vitit 2009, që shqiptarët të udhëtojnë si qytetarë europianë pa viza në Bashkimin Europian dhe sot ky është një realitet, ndaj sot të gjithë politikanët në Parlament të votojnë reformat që kërkon Shqipëria evropiane, reforma që kërkon BE”. Kjo, sipas tij, është e vetmja rrugë për t’i shërbyer kësaj aspirate mbarëkombëtare, pavarësisht nga dallimet partiake.  (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 16 December 2011 19:00

Tiranë – Procesi gjyqësor ndaj ish -zv/kryeministrit Ilir Meta është duke shkuar drejt fundit.

Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Lartë u  vendos që prokuroria të shpallë konkluzionet hetimore për çështjen në 6 janar të vitit të ardhshëm, rreth 6 muaj pas fillimit të procesit gjyqësor.

Në ketë seance, kolegji penal i Gjykatës së Lartë,  pranoi në pjesën më të madhe kërkesat e palëve për  administrimin e provave të tyre shkresore.

Ndërkohë Gjykata refuzoi kërkesën e prokurorisë për dëgjimin në sallën e gjykatës dhe transkriptimin e videos në të cilën shfaqet biseda mes ish- zv/kryeministrit Ilir Meta dhe ish- ministrit të Ekonomisë, Dritan Priftit.

Ish- zv/kryeministri Ilir Meta është vënë nën akuzën e korrupsionit nga Prokuroria e Përgjithshme pas transmetimit në media të video-përgjimit, ku ai shfaqej me ish- ministrin Prifti në një bisedë për koncesione të ministrisë së Ekonomisë, si koncesionin për ndërtimin e Hec-it të Shushicës. Vetë Meta e ka cilësuar videon e realizuar nga ish- ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, si një manipulim dhe shantazh ndaj tij.

 
Lajme Shqip Sunday, 23 October 2011 10:20

Tiranë – Kryetari i LSI-së Ilir Meta reagoi nga Shkodra për çështjen e përgjimeve të gazetës italiane, duke pretenduar se ajo duhet t’i paguajë atij 50 mijë euro dëmshpërblim.

Çështja “LaVitola” që ka pushtuar mediat ditët e fundit, e publikuar në gazetën “La Republica” në Itali, për kreun e LSI Ilir Meta është tërësisht e pavërtetë.

Meta shtoi se gazeta në fjalë do t’i kërkojë falje publike atij dhe se do i paguajë 50 mijë euro.

“Nuk egziton asnjë çështje e tillë. Biznesi i përgjimeve është vërtet fitimprurës por është edhe mjaft i neveritshëm dhe njëkohësisht gazeta e cila ka ndërmarrë këtë përpjekje në itali është një gazetë e cila shumë shpejt do të më paguajë 50 mijë euro sipas vendimit të Gjykatës së Kasacionit të Italisë, do të paguajë të gjitha shpenzimet gjyqësore dhe po kështu do të jetë e botuar të botojë edhe këtë vendim të Gjykatës dhe të kërkojë falje publike. Sikurse e dini ju do të ketë edhe procese të tjera”- shprehet Meta.

“La Repubblica” publikoi të enjten një telefonatë të përgjuar mes Ilir Metës dhe ish-drejtorit të gazetës “Avanti” Valter Lavitola, i cili nuk e dinte që telefoni i tij, me autorizimin e Prokurorisë së Peskarës ishte nën përgjigjim.

Biseda telefonike është e datës 20 tetor 2009, e kryer një ditë përpara takimit zyrtare mes dy Ministrave të Jashtëm, Fratinit e Metës dhe takimit të mëpasshëm me Lavitolën. Për këtë çështje Meta ka paditur gazetën “La Republica” për shpifje.