Lajme Shqip Sunday, 17 November 2013 17:07

Në një rrëfim të pazakontë, Ilir Meta, babai i tij Rexhep Meta dhe djali Besari rrëfejnë marrëdhëniet e njeriut më të rëndësishëm të politikës shqiptare jashtë asaj që opinioni publik njeh. Në emisionin “Kontratë” të gazetares Sonila Meço, Meta rrëfen ëndrrat e tij për djalin Besarin.

Rexhep Meta: Në kohën tonë në sistemin socialist kishte një të mirë të madhe që shëndetësia për të gjitha analizat ishte falas, ndërsa edhe sot e kësaj dite me pagesë. Premtimi ka qenë falas?

 Ilir Meta: Ju e dini që vetëm 2 muaj ka qeveria e re. Berisha nuk ka bërë premtime për shëndetësinë falas.

 Por LSI ka drejtuar shëndetësinë? 

LSI është pjesë e një programi qeverie. Madje as për këto katër vite LSI s’ka bërë premtime për shëndetësi falas. Ky është një sistem që bazohet te kontributet. Por ka një angazhim për të zhvilluar një sistem universal për sa më pak tarifa, për më shumë shërbime. 

Sonila Meço: Çfarë dëshire kishte babai juaj që të bëheshit?

 Ilir Meta: Kishte shumë dëshirë që të bëhesha kampion i madh në sport. Sonila Meço: A u plotësua ëndrra juaj për fëmijët?

 Rexhep Meta: Ëndrra ime ishte që të dy fëmijët të vazhdonin universitetin. Në fillore Iliri ka qenë pak i përkëdhelur, por në klasë të pestë filloi kërkesa e llogarisë dhe unë i kam qëndruar shumë afër me dashuri dhe me kërkesa. 

Sonila Meço: Tani e kemi Kryetarin e Parlamentit… Në universitet Iliri shpërtheu fuqishëm, sa më lindi mua detyra dhe më bindte mua: shko në bibliotekë dhe më merr literaturën. 

Sonila Meço: Nga pjesëtarët e familjes Meta është më pak i proklamuar. Besari është 13 vjeç. Çfarë babai është Iliri? 

Besar Meta: Shumë i mirë. 

Ilir Meta: Thuaj ndryshe po deshe (me shaka)

Besar Meta: Jo, jo.

Sonila Meço: Çfarë ëndrrash ke për Besarin? Për momentin, se ëndrrat e mia kanë lëvizur nga Skënderbegas, kam dëshirë që t’i ngjajë Handanoviçit, portierit të Interit dhe të Sllovenisë. Ai që na pengoi të fitonim në Slloveni. Pastaj ëndrrat ndryshojnë rrugës. 

Sonila Meço: Ke ëndrra të tjera?

 Besar Meta: Në fillim kam menduar si babai, tani kam mendim tjetër. Dua të bëhem gjykatës ose avokat.

 Ilir Meta: Hera e parë që e dëgjoj se më përpara më thoshte inxhinier. Sonila Meço: Është personi që i besoni më shumë në familje? 

Besar Meta: Jo më shumë i besoj mamit. 

Sonila Meço: Kështu ka qenë edhe Ilir Meta?

Ilir Meta: Gjithmonë kështu janë fëmijët. Më shumë me mamin, se babi s’di të gatuajë e shumë gjëra të tjera. 

Sonila Meço: Por di të bëjë ca të tjera, për shembull?

Besar Meta: Di të luajë futboll, babi është tolerant. 

Sonila Meço: Sa jua ka ndryshuar jetën Besari? 

Ilir Meta: Besari është i paparë sepse ai ndryshon nga të gjithë pjesëtarët e familjes. Është jashtëzakonisht i qetë, nuk grindet me asnjë njeri. Të gjithë shokët e duan shumë se është shumë i dashur dhe shumë i edukuar. Kam besim të plotë tek ai dhe prandaj nuk i bëj presion për këtë ose atë. Jam i bindur që është në rrugën e duhur. Nuk është shumë i pasionuar pas politikës, madje më pëlqen. Kjo tregon se ka të gjithë mundësitë që të kemi një diskurs më të pavarur.

Sonila Meço: E kuptoni më shumë babain tuaj tani që jeni bërë baba vetë? 

Ilir Meta: Sigurisht që e kuptoj. Janë kohë të ndryshme, por raportet mbeten të njëjta. /shekulli/

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 22 October 2013 14:18

Prishtinë- Shkrimet në media që kinse kryeparlamentari i Shqipërisë Ilir Meta ka negociuar në Prizren me deputetin Fatmir Limaj për t’i ulur tensioned me Hashim Thaçin, demantohen nga vetë ish- nënkryetari i parë i PDK-së, Limaj.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se, takimi me Metën ka qenë privat dhe nuk është biseduar në asnjë moment për atë që është raportuar në media.

“Pas disa shkrimeve në mediat tona dhe për hir të sqarimit të opinonit publik ju njoftoj se Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, njëherit miku im z.Ilir Meta ka qenë të dielën për të më vizituar dhe gjatë kësaj dite edhe kemi drekuar në Prizren. Vizita ka qenë private, për të më uruar për përfundimin e rastit gjygjësor dhe nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër, siq është spekuluar në media, përveq se takim mes miqve që një kohë të gjatë nuk kemi pas mundësi të shihemi për shkak të rrethanave të cilat edhe janë të njohura për ju. Shfrytëzoj rastin ta falenderoj z. Meta për vizitën dhe urimet që mi ka sjell të shumë miqve nga Shqipëria, njëherit shpreh keqardhje që këtë vizitë private dikush ka dashur me qëllim ta te keqinterpretoj”, ka shkruar Limaj.

 
Lajme Shqip Monday, 21 October 2013 11:30

Prishtinë- Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Iliri Meta ka bërë një vizitë jozyrtare në Kosovë. Ai gjatë ditës së diele është takuar në një nga restoranet e Prizrenit me Fatmir Limajn. Ky takim megjithëse nuk është zyrtar, duket se ka pasur një qëllim politik. Duket se e vetmja arsye e takimit të Metës me Fatmir Limajn është ndërmjetësimi i tij për të ulur “gjakrat’ në mes të konfliktit të hapur politik të Limajt me Hashim Thaçin.

Burime të sigurta të gazetës “Bota sot’ bëjnë të ditur se në këtë takim temë kryesore ka qenë konflikti i fundit politik ne mes të Thaçit e Limajt. Kryetari i Parlamentit duket se ka marrë porosi nga vetë Edi Rama e Hashim Thaçi që të ndikojnë te Fatmir Limaj që të mos sulmojë aq shumë PDK-në dhe Hashim Thaçin sepse me humbjen eventuale të PDK-së në këto zgjedhje humbin që të dy, edhe Thaçi edhe Limaj.

Burime tona nuk bëjnë të ditur se sa ka arritur të ndikojë Ilir Meta te Fatmir Limaj. Por se zyrtarët e shtetit shqiptar janë të interesuar që të ruajnë stabilitetin dhe pushtetin aktual në Kosovë kjo nuk do shumë koment. Rama e Meta në Shqipëri preferojnë që të kenë Hashim Thaçin në pushtet në Kosovë e pse jo edhe Limajn bashkë me kryeministrin e Kosovës, shkruan sot gazeta “Bota sot” ./Bota Sot/

 
Lajme Shqip Wednesday, 02 October 2013 10:45

Tiranë- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vendos në zyrën e punës portretet e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe të Kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail Qemali.

Pak ditë më parë, Meta deklaroi se nuk do ta hiqte nga zyra portretin e presidentit Nishani, për faktin se paraardhësja e tij Topalli nuk e kishte varur kurrë atë në mur. Në takimin me ambasadorin e Kuvajtit në vendin tonë, në zyrën e Metës duken qartë dy portretet e varura në mur, vetëm se korniza e Presidentit Nishani ka përmasa pak më të vogla në krahasim me atë të Ismail Qemalit. Gjithsesi, duke mos dashur të përfshihet në debatin e nxehtë që shkaktoi vendimi i qeverisë për zëvendësimin e portretit të kreut të shtetit me atë të Ismail Qemalit, kryeparlamentari ka gjetur vend për të dyja në zyrën e tij. /BW/

 
Lajme Shqip Monday, 23 September 2013 17:57

Tiranë- Në kuadër të drejtimit me tolerancë të Kuvendit, kryetari Ilir Meta ka lejuar paraardhëses së tij Jozefina Topalli, që të marrë një zyrë të veçantë në ambientet e Kryesisë sëKuvendit. Sipas gazetës “Mapo” bëhet fjalë për një nga zyrat e katit të tretë, ku para vitit 2005 ka qëndruar grupi parlamentar socialist, dhe të cilën ish-kryeparlamentarjaTopalli ditët e fundit të mandatit të saj e ktheu në një ambient pune (luksoz) për veten për periudhën që do të ishte në opozitë.

Ndërkohë, ardhja e Metës në krye të Parlamentit nuk është shoqëruar me ndonjë ndryshim në administratë.

 
Lajme Shqip Friday, 20 September 2013 14:18

Tirane- Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu u shpreh sot pas një takimi me Kryetarin e Parlamentit, z Ilir Meta se bashkësia ndërkombëtare pret që Parlamenti në Shqipëri të funksionojë në mënyrë normale.

“Është e drejtë që e gjithë Shqipëria dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare është duke parë drejt parlamentit të këtij vendi që ai të funksionojë në mënyrë më normale. Kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë debate të zjarrta, por është e rëndësishme që këto debate të jenë kontruktive që të çojnë përpara ecjen e vendit. Ndaj mirëpres të bashkëpunojmë dhe të çojmë përpara reformat”, u shpreh Arvizu gjatë një dalje të përbashkët për shtyp me kreun e Parlamentit.

Meta
Ndërsa kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu vullnetin maksimal të tij dhe të mazhorancës për të bashkëpunuar me opozitën për të përmbushur reformat e kërkuara për integrimin.

“E kam siguruar ambasadorin Arvizu për vullnetin maksimal nga ana ime si kryetar i Kuvendit por edhe mazhorancës parlamentare për të garantuar maksimumin e hapësirës demokratike për opozitën për të mbajtur një bashkëpunim solid dhe afatgjatë në respektim të parlamentarizmit, por edhe të reformave të integrimit europian” tha Meta.

Duke iu bashkuar editorialit të publikuar dje nga dy ambasadorët, Meta theksoi se Shqipëria ka kapacitetet për të ecur përpara drejt Bashkimit Europian.

“Unë bashkohem me titullin e editorialit të publikuar dje. Po Shqipëria mundet për të arritur integrimin duke pasur një bashkëpunim më të frytshëm në Parlament dhe në të gjithë jetën politike të vendit dhe vullneti ynë është që opozita të përfshihet në të gjitha reformat esenciale”.

Meta theksoi se shpreson se opozita do të kontribuojë në nismat për integrim.
“Shpresoj që Partia Demokratike të kontribuojë për të pasur më tej kontributet që ka dhënë për në NATO, duke qenë kontruktive dhe duke i qëndruar angazhimeve të saj që do të mbështesë çdo nismë për integrimin” shtoi Meta./BW/

 
Lajme Shqip Tuesday, 10 September 2013 13:54

Tiranë- Përveç mbështetjes së mazhorancës, kryetarit të LSI-së Ilir Meta iu besua drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë edhe nga 8 deputetë të opozitës. Në votimin e fshehtë që u zhvillua në Kuvend, kandidatura e Metës mori 91 vota pro, 45 kundër dhe 1 abstenim. Ajo që ra në sy në listën e deputetëve që propozuan kandidaturën e Metës për këtë post ishte fakti se kjo listë kryesohej nga kryeministri i sapodekretuar Edi Rama.

Në fillim të seancës së Kuvendit, komisioni i verifikimit të mandateve bëri të ditur se nuk konstatoi asnjë pavlefshmëri gjatë verifikimit të mandateve të 140 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Pas leximit të konkluzioneve të raportit nga Armando Subashi, deputetët bënë betimin njëri pas tjetrit. Sipas rregullores parlamentare, drejtuesi i seancës, Namik Dokle, lexoi tekstin e betimit dhe secili nga ligjvënësit u ngrit në këmbë duke thënë “Betohem”.

 

META THËRRET SEANCËN E RADHËS: NESËR VIJOJMË PUNIMET E PARLAMENTIT

 

Në fund të fjalimit si kryetari i ri i Parlamentit, Ilir Meta thirri Parlamentin të vijojë seancën e radhues ditën e mërkurë me qëllim caktimin e rendit të ditës.
“Të mblidhet nesër një seancë e re parlamentare ora 11:00 dhe paraprakisht mbledhje kryetarët e grupeve parlamentarë për të vijuar procedurën sesi do të vijohet me punimet e parlamentit sepse kemi bërë pushime më shumë se nevojiteshin dhe kjo jo për fajin tonë”./BW/

 
Lajme Shqip Wednesday, 04 September 2013 10:37

Tiranë – Kuvendi i Shqipërisë nuk do të ketë një ceremoni zyrtare nga ana e ish-kryetares, Jozefina Topalli për dorëzimin e postit te pasuesi i saj, Ilir Meta. Ndryshe nga ekzekutivi, në të cilin ende nuk është vendosur lidhur me ceremoninë e dorëzimit të postit nga ministrat apo dhe vetë kryeministri te pasuesit e majtë, Kuvendi nuk ka të parashikuar në rregullore një ceremoni. Këtë gjë e konfirmon edhe vetë sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Lulzim Leçaj. “Kuvendi nuk ka patuar ndonjë ceremoni për dorëzimin e postit nga ana e kryetarëve te pasuesit.

Kjo është e përcaktuar dhe në rregulloren e Kuvendit, ku në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar e drejton deputeti më i vjetër dhe jo kryetari. Më pas vijojnë procedurat që janë parashikuar edhe në rregullore. Të paktën kjo ka ndodhur gjatë 20 viteve të fundit”, shprehet sekretari i Përgjigjthëm i Kuvendit në një prononcim për Shqiptarja.com. Ndërkohë që edhe në rregulloren e Kuvendit, atë të ndryshuar mes palëve dhe të miratuar me konsensus si një nga 3 ligjet e integrimit nuk është parashikuar një ceremoni e tillë largimi nga ana e drejtuesit të vjetër të Kuvendit dhe marrjen e drejtimit të institucionit ligjvënës nga kreu i ri.

Pritet që katër vitet e ardhshme Kuvendin e Shqipërisë ta drejtojë kreu i LSI, Ilir Meta, i cili do të zërë vendin e Jozefina Topallit, që e drejtoi këtë institucion për 8 vite me radhë. Pra nuk do të ketë një “shtrëngim duarsh” mes Topallit dhe Metës. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë të dhënë nëse kreu i ri i këtij institucioni do të kërkojë ndryshime në strukturën organike të këtij institucioni. Nuk dihet nëse do të shtohen komisione parlamentare apo do të zgjerohen apo ngushtohen drejtori të caktuara si dhe stafi përbërës i tyre./GSH/ 

 
Lajme Shqip Saturday, 31 August 2013 16:37

Kryetari i Lëvizjes Socialiste Ilir Meta duket se këtë herë ka humbur 30 kilogram nga pesha. Si një ish-sportist, ka menduar që të investojë, për t’u dobësuar dhe në fakt ia ka dalë më së miri, shkruan Shekulli

Meta është dobësuar me dietën ‘’Dukan’’, një nga dietat më të famshme dhe efikase sot në botë.

 
Lajme Shqip Tuesday, 20 August 2013 20:35

Aleksandër Arvizu i SHBA-së dhe Etore Sekui i BE-së, dy ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri, , po pushojnë në resortin e Jalës, hotel Folie Marine.

Ata janë në pushimet e tyre private, por për koeçidincë ose jo, bashkë me ta në të nëjtin hotel pushon dhe kryetari i ardhëshëm i parlamentit, Ilir Meta, raporton Gazeta Tema.

Pushimet aktive të diplomatëve dhe prania e një prej politikanëve të rëndësishëm të qeverisë së re, lë të kuptojë se duke pushuar, ambasadorët ndërkohë po punojnë edhe për të hedhur urat e bashkëpunimit me qeverinë e re.