Lajme Shqip Tuesday, 01 July 2014 15:43

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka përshëndetur sot rizgjedhjen e Martin Schulz në krye të Parlamentit Evropian. 

“Zgjedhja e Martin Schulz është mesazh pozitiv për të ardhmen e BE. Schulz është mik i Shqipërisë dhe avokat i integrimit evropian te rajonit”, është shprehur Meta.  

Martin Shulz është rizgjedhur sot në krye të Parlamentit Europian. Ai ka siguruar mbështetjen e grupimit të PPE-së, duke u bërë kështu Presidenti i parë që merr dy mandate në krye të Parlamentit Europian, i cili nisi sot punën me përbërjen e re të zgjedhur në votimet e mbajtura në muajin maj. 

 

 
Lajme Shqip Saturday, 05 April 2014 18:32

Lidhja e Historianëve të Deçanit ka reaguar ndaj vizitës që ka bërë kreu i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta në Manastirin e Deçanit. Sipas tyre, paramilitarët serbë kishin kryer krime ndaj shqiptarëve pas pjesëmarrjes në mesha të këtij manastiri.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri” nga Deçani, të nënshkruar nga Kryetari Selim Lokaj.

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon ashpër ndaj vizitës së Ilir Metës Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, që i beri sot në orët e paraditës Manastirit të Deçanit.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i kujton Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, se ishin prisit e këtije tempulli fetar që pikërisht në Manastirin e Deçanit, organizuan mesha kishtare, duke i lagur me uj dhe tymosur me qindra paramilitarë serb, të cilët me pas kryen krimet me të rënda ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i kujton Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, se dje në Konferencën për shtyp me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, ndër të tjera tha : “…Dihet botërisht që ata që ushtruan genocid në Bosnje, në Kroaci, ushtruan genocidn edhe në Kosovë, dhe ne ne 16 prill, do të përkujtojmë në Kukës, 15 vjetorin e eksodit të jashtëzakonshëm të gati të mbi 1 milion qytetarëve të Kosovës në Shqipëri, për shkak të genocidit të ushtruar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit…”, kështu ata që benë thirrje për genocid, janë pristi e Manastirit të Deçanit dhe Kryepopi i saj Sava Janiqi, ndërsa Ju sot u takuat me te.

E kemi të qartë së sot e keni marrë bekimin e Kryepopit të Manastirit të Deçanit, por shumë me rendë për Ju zotëri Ilir Meta është mallkimi i qytetartë të Komunës së Deçanit.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, nepërmjet kësaj komunikate për shtyp, i bënë thirrje Manastirit të Deçanit dhe Kryepopit Sava Janiqit, që të kërkojn falje për krimet dhe thirrjet që i bënë kundër qytetartë të Deçanit. Kërkimi i faljës, do të jetë një akt human dhe natyrshëm së çdi vizitë në këtë tempull fetarë, nuk do të vlejë me shumë së një fotografi rasti për kujtim.

Mbesim me shpresë, që se paku të kërkoni falje për një vizitë tek ata të cilët porositë për të bërë krime dhe për debimin e mijra shqiptarëve nga shtëpitë e veta./Express/

 
Lajme Shqip Friday, 04 April 2014 13:27

Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi thotë se ende nuk kanë pranuar asnjë dokument zyrtar që do të trajtohej nga Kuvendi sa i përket Tribunalit që do të gjykonte krimet e supozuara të UÇK-së

Ai ka kërkuar detaje të mëdha rreth kësaj kërkese. Këto deklarata kreu i Kuvendit Krasniqi i bëri pas takimit me homologun e tij shqiptar Ilir Meta i cili tha se cdo tentim për vënë në diskutim legjitimitetin e  luftës së Kosovës është i pa vend dhe i diskutueshëm. 

Thellimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë në të gjitha segmentet e jetës ishte në fokus të takimit mes kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta. Zyrtarët komentuan edhe themelimin e një Tribunali të supozuar në Kosovë për UÇK-në. Kransiqi tha se Kuvendi nuk ka marrë asnjë dokument zyrtar lidhur me këtë Tribunal.
 
“Ende nuk kemi pranuar asnjë dokument zyrtar lidhur me Tribunalin për UÇK-në. Kuvendi do të diskutoj për të vetëm në momentin kur të vijë kërkesa zyrtare. Ne do të kërkojmë detaje të mëdha rreth kësaj kërkese”. 
 
Edhe kryeparlamentari, Ilir Meta tha se Tribunali nuk mund të vë në diskutim luftën e UÇK-së.
 
Ndërsa kreu qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, nuk ka specifikuar nëse do të themelohet ose jo një gjykatë për luftën e UÇK-së në Kosovë, por ka thënë se Kosova dhe Bashkimi Evropian do ta shkëmbejnë një letër këmbim me të cilin do të qartësohet edhe pozicioni i EULEX-it.
 
Ndryshe në të gjitha takimet ndërmjet kryeparlamentarit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe zyrtarëve në Prishtinë u tha se perspektiva e dy vendeve është evropiane.
 
Meta gjithashtu përgëzoi kryeministrin për kurajon e tij sa i përket dialogut me Serbinë, i cili ka qenë proces mjaft i vështirë por jetik për perspektivën evropiane të rajonit.
 
Ai gjithashtu është shprehur edhe për liberalizim sa më të shpejtë të vizave për kosovarët. Ndërkohë Meta ka bërë homazhe te varri i ish presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova dhe në kompleksin memorial në Prekaz./rtk/

 
Lajme Shqip Tuesday, 25 March 2014 15:20

Pavarësisht një ceremonie të vogël të zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit paradite ku stafi kishte përgatitur për Metën, shumë lule dhe një tortë, festa e vërtetë ka nisur në orën 19:30 në ambientet e vilës së çiftit Meta në Gjirin e Lalëzit. Burimet bëjnë të ditur se ftesa e cila i ka shkuar të pranishmëve ka përcaktuar në të dhe një kod veshje tejet ceremonial, nisur nga rëndësia e madhe që i është dhënë kësaj ceremonie nga familja Meta.

Një platformë, tip çadre super gjigande, në pjesën e bregut të detit, mësohet se është ngritur me këtë rast për t’ju lënë mundësinë të ftuarve të kenë mundësinë e zgjedhjes së ambientit për të festuar, brenda apo jashtë vilës bregdetare. Ftesa për këtë ceremoni janë shpërndarë te Kryeministri i vendit, Edi Rama, ministrat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetë të shumtë pa dallim partish. Ftesa kanë marrë përfaqësues të niveleve të dyta qeverisë, anëtarë të LSI-së, botues dhe drejtues të mediave në vend, gazetarë si dhe shumë të afërm të familjes. Mbrëmjen e djeshme, rruga që të çonte te kompleksi i vilave mes të cilave është edhe ajo e Metës ishte e mbushur me forca të shumta policie që shoqëronin makinat e ardhura nga kryeqyteti me këtë rast. Kjo dhe për shkak të prezencës së lartë të qeverisë në këtë festë. 

Kryeministri Edi Rama u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Linda Rama në ceremoni dhe pothuajse të gjithë ministrat e kabinetit “Rama” ishin pjesë e festës së organizuar rreth 40 kilometra larg Tiranës. Por pavarësisht se kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk mori pjesë në ditëlindjen e Metës, si pasojë e një vizite pune në Kosovë, në ceremoni u panë disa deputetë të Partisë Demokratike. Në festë nuk kanë marrë pjesë Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Prania e Bashës mund të shihej dhe si një mundësi për arritjen apo kryerjen e ndonjë negociate mes mazhorancës dhe opozitës për çështjen madhore në vend. Disa ditë më parë, Kryeministri Rama i dërgoi një letër kreut të PD-së, Basha, për realizimin e një takimi për çështjen e reformës territoriale. Nga ana tjetër, vetë Basha iu përgjigj kësaj ftese për t’u takuar, duke vënë dhe disa kushte për tryezën mes dy liderëve kryesorë të politikës. Meta, në deklaratat publike, e mbështeti takimin, duke kërkuar që ai të zhvillohej sa më shpejt të jetë e mundur.

Urimet dhe sigurisht dhurata për çiftin Meta dërguan deputetët demokratë Mesila Doda, Majlinda Bregu, Gerti Bogdani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Eduard Selami, Genc Ruli dhe disa të tjerë. I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe deputeti i Partisë Republikane, Agron Duka, i cili ka lidhje krushqie me ministrin e Mjedisit, ish-deputetin e LSI-së, Lefter Koka. I pranishëm mësohet se ka qenë dhe Behgjet Paçolli, politikani i njohur kosovar, i cili në tavolinë ka qenë i ulur në krah të Kryeministrit Edi Rama. “Kur mbusha 30 vjeç, doja të festoja, kur na thirri Pandeli Majko në zyrë. Mendova se do të bënte ndonjë surprizë për ditëlindjen. Por ai tha ‘ju kam mbledhur pasi sot NATO do të bombardojë në Kosovë’. Që atëherë nuk kam bërë më përpjekje”, mësohet se deklaruar Meta në fjalën përshëndetëse. Kjo ishte arsyeja pse Meta realizoi këtë festë, pasi sipas tij, u kishte ikur prej kohësh detyrimeve për festat familjare. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Meta, është deputet në të gjitha Legjislaturat që më 22 mars 1992 dhe njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ilir Meta ka lindur në Skrapar, më 24 mars 1969 dhe ka studiuar për Ekonomi Politike pranë Fakultetit të Universitetit të Tiranës, ku ka ndjekur studimet universitare dhe pasuniversitare. Ilir Meta ka shërbyer në pozicionin e Kryeministrit të Shqipërisë, disa poste ministrore dhe ka qenë drejtues dhe pjesëmarrës aktiv në disa komisione parlamentare. Meta ka qenë një ndër figurat kryesore të PS-së, duke e nisur karrierën e tij politike si një ndër themeluesit e FRESSH, duke mbajtur pozicione si kryeministër, zv.kryeministër, ministër. Si pasojë e konfliktit me Nanon, liderin e PS-së, Meta u shkëput, duke krijuar Lëvizjen Socialiste për Integrim, forca politike që tashmë ka ndikim të madh në vend.

 
Lajme Shqip Saturday, 18 January 2014 19:38

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një interviste me Janusz Bugajski ne “Albanian Screen”, veç çështjeve të brendshme të Shqipërisë, ka folur edhe për Kosovën, gjegjësisht në lidhje me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare të mbajtur në Prizren gjatë këtij muaji.

Meta ka thënë se ky takim ka qenë mjaft pozitiv, duke theksuar se marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën janë unike – janë marrëdhënie të dy vendeve fqinje, por jo vetëm kaq, janë më shumë. 

“Janë dy vende që të ardhmen e qytetarëve të tyre e shohin në BE. Kemi mundësi më të mëdha për të shfrytëzuar resurset për një zhvillim më të shpejtë, për të integruar më shpejt, por edhe për të përdorur më mirë resurset e njeri- tjetrit. Si në aspektin energjetik. Shqipëria dhe Kosova kanë më shumë mundësi të përfitojnë më shumë nga sistemet energjetike. Shqipëria bazën kryesore të energjisë e ka nga energjia e rinovueshme, hidro. Ndërsa Kosova e ka nga energjia, e cila prodhohet nga termocentralet”, ka thënë Meta në intervistën për AS, transmeton Koha.net. 

Ai ka folur më tej edhe për bashkëpunimet tjera në mes të dy vendeve tona, duke thënë se ky bashkëpunim duhet parë si një mundësi për të eksploruar të gjitha mundësitë e fjetura deri tani për një zhvillim edhe më të mirë ekonomik, por edhe për të dhënë ndonjë shembull të një bashkëpunimi tepër konstruktiv edhe në rajon. 

“Ka qenë një mbledhje e paramenduar. Ideja për të realizuar një bashkëpunim sa më të dobishëm nga Shqipëria me Kosovën, ka qenë një ide përpara zgjedhjeve dhe pas tyre. Unë besoj se takimi i Prizrenit do të pasohet me takime të tjera. Kemi nevojë për vendime konkrete, si p.sh konsullatë apo ambasada të përbashkëta. Kjo është pozitive, jo vetëm me Kosovën, por edhe me vendet e tjera. Kur ne duhet të japim shërbimin tonë ndaj fqinjëve tanë, por edhe të shfrytëzojmë burimet tona, sepse nuk kemi mundësi të hapim konsullata kudo”, ka thënë Meta, duke shtuar se këto forma bashkëpunimi janë të dobishme dhe me interes konkret edhe praktik për qytetarët tanë.

 
Lajme Shqip Saturday, 28 December 2013 14:33

Projektbuxheti i vitit 2014 dhe paketa fiskale do të hidhen në votim në seancën e sotme plenare. Do të hidhen në votim në të njëjtën kohë edhe amendamentet e partive politike. LSI ka paraqitur 3 amendamente, njëri prej të cilëve, ai për mos ndryshimin e taksës së tatim fitimit  për fasonët nuk është pranuar nga qeveria. Seanca e sotme shihet si një provë, brenda mazhorancës, në votimin e këtij drafti të rëndësishëm për të. PD 39 amendamente. Meta tha se në seancë janë 113 deputetë dhe është kuorumi për të nisur punën seanca.

LSI tërheq amendamentin

LSI tërheq përkohësisht amendamentin për mbajtjen të pandryshuar të tatim fitimit për biznesin e fasonëve. LSI bie dakord që të mbajë pezull këtë amendament duke i dhënë kohë qeverisë brenda pranverës të hartojë një paketë integrale që do t’i vijë në ndihmë këtij biznesi.

“Problemi është kompleks. Qeveria tha garancinë për trajtim të paketës integrale të çështjes së biznesit fason që do të shqyrtohet edhe me grupet e interesit, lehtësira të karakterit infrastrukturor, dhe administrativ duke e bërë të mundshëm të jetë një biznes i shëndetshëm. “- tha kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili.

Kuvendi rrëzon amendamentin e parë të PD-së

Amendamenti “40 mijë lekë më shumë në muaj ose  500 mijë lekë në vit për mësuesit për të kompensuar humbjen edhe më të mëdha se kjo vlerë që do të vijnë si pasojë e inflacionit, rritjes së taksës së karburantit, rritjes së akcizës së pijeve alkoolike, duhanit, mallrave të tjera, taksës së banesës, etj. “- u propozua nga deputeti i PD-së, Myqerem Tafaj. Amendamenti i propozuar për nenin 4 “Për disa ndryshime në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”. /shekulli/

 

 
Lajme Shqip Saturday, 21 December 2013 20:28

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta thotë se, qeveria është e vendosur për të luftuar korrupsionin, krimin dhe vendosur zbatimin e ligjit. Duke komentuar arrestimin e kreut të Bashkisë Kamëz, Meta u shpreh se, premtimi kryesor është standarde më të larta për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. 

“Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë është mjaft e vendosur dhe mjaft e përkushtuar për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar krimin, për të luftuar korrupsionin, për të luftuar informalitetin si rruga më e sigurt për të mbrojtur interesin publik. Premtimi kryesor është standarde më të larta për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Dhe për këtë na duhet edhe integrimi në Bashkimin Evropian. Në rast se nuk realizohen këto dy të parat edhe kjo e fundit natyrisht që nuk është ajo që mendojmë dhe dëshirojmë të gjithë”, është shprehur kreu i Kuvendit.

Meta komentoi edhe buxhetin e vitit 2014, ku ka veçuar faktin se arritja më e madhe është krijimi i mundësisë së shlyerjes së borxheve që qeveria ka ndaj biznesit për veprat publike të realizuar nga kompanitë private. Sipas tij, kjo gjë do të çlirojë ekonominë nga ngërçi i krijuar. 

Sa i takon ndryshimit që do të pësojë tatimi mbi fitimin, ai siguroi se kjo masë nuk do të ndikojë në klimën e biznesit. 

Meta vizitoi sot qytetin e Lezhës, ku mori pjesë në një aktivitet të organizuar me rastin e festave të fundvitit për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës./Shekulli/ 

 
Lajme Shqip Wednesday, 18 December 2013 15:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka reaguar mbi akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për refuzimin e statusit kandidat. Meta me ironi i është kundërpërgjigjur ish-aleatit të tij se po bëhet më “holandez”, se kreu i PD-së, Lulzim Basha.

“Lidhur me statusin më të fundit në Facebook të z. Berisha dhe me akuzat dhe përgjegjësitë e tij për lajmin e djeshëm, do ta ftoja për shkak të eksperiencës së gjatë që ka dhe të përgjegjësive që ka në politikë, që ta përmbajë kënaqësinë edhe pse ajo mund të jetë jo shumë e menduar dhe e arsyetuar sepse duket se është gati të shpallet më holandez se kryetari i partisë së tij”, deklaroi kreu i LSI-së Meta.

“Ndërkohë që për mua, ju e dini, që përkrahja për Holandën në futboll nuk do të mungojë siç ka qenë edhe në të kaluarën kur ajo ka eënë në ditët më të mira edhe sot që ajo nuk është në ditët më të mira sepse jam i bindur se e mira do të vijë edhe për Holandën në futboll.”

Kryetari i Kuvendit lidhur me të ardhmen e Shqipërisë në BE u shpreh se, shqiptarët janë të integruar në Evropë e do integrohen në mënyrë të pakthyeshme. Duke folur për refuzimin nga Këshilli i BE-së, Meta tha se Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë argumentuar mjaft mirë dhënien e statusit kandidat, shkruan shekulli.

“Nuk është Shqipëria ajo që përcakton procedurat e marrjes së vendimeve në Bashkimin Evropian. Kjo është një çështje që Evropa e bashkuar duhet ta zgjidhë në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë në rrugën e integrimit sepse ne reformat i bëjmë në radhë të parë për qytetarët tanë. Do të vazhdojmë të përqendrohemi në forcimin e ligjit dhe të reformat ekonomike”, tha ai.

 
Lajme Shqip Thursday, 12 December 2013 12:37

Tiranë- Derisa demokratët do të festojnë sonte 23 vjetorin e themelimit të PD-së në Pallatin e Kongreseve, ata kanë ftuar edhe krerë të partive tjera, përfshirë edhe partitë e majta.

Burimet pranë PD-së, kanë thënë për mediat shqiptare se ftesa i është dërguar edhe kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuventit, Ilir Meta.

Megjithëkëtë, raportohet se Rama nuk do të jetë i pranishëm për shkak të axhendës së tij jashtë vendit.

Ndërkaq Meta, i kontaktuar nga GSH, ka konfirmuar se ai do të marrë pjesë në festën e PD-së.

“Patjetër do të shkoj. Gjithnjë kam marrë pjesë në aktivitete të tilla që përkujtojnë ngjarjet e Dhjetorit 90, aq më tepër që prezencën time në aktivitete të tilla ma imponon edhe detyra si kryetar i Kuventit”, ka thënë Meta. 

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 November 2013 11:59

Tiranë- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shprehet se shqetësimi i qytetarëve për armët kimike nuk është i pabazë. Duke folur për A1Report kreu i Kuvendit tha se ai nuk ka qenë pjesë e bisedimeve për armët kimike.

 

“Së pari, qytetarët nuk do t’i quaja turmë. Së dyti, nukmendoj se ky është rasti në fjalë, sepse shqetësimi i qytetarëve ka pasur një bazë reale, i cili nuk ka të bëjë thjesht me mungesën e informacionit (në rast se do të zhvillohej një operacion i tillë: çfarë elementesh do të përfshinte ai? Cilat ishin kapacitetet e Shqipërisë për të ofruar një siguri të plotë?), por ishin disa shqetësime, që kishin ardhur, së pari, për shkak të një propagande mbarëbotërore të një arsenali të frikshëm të armëve kimike të Asadit, gjë që edhe u provua, sepse një përdorim i tyre solli vdekjen e qindra qytetarëve sirianë. Kjo ishte edhe arsyeja pse u kthye ky aksion, i cili ishte një aksion mjaft i rëndësishëm ndërkombëtar. Së dyti, mendoj se ky shqetësim erdhi edhe për shkak se në të kaluarën ne kemi pasur disa shqetësime, disa probleme, siç ishte rasti më flagrant ai i Gërdecit apo edhe raste të tjera të përmasave më të vogla, ku është vënë re që operacione të tilla kërkojnë kapacitete shumë të fuqishme për të pasur një siguri të plotë. Pra, nuk mund të themi se ka qenë një shqetësim pa baza. Kështu që, në këto dy drejtime,mendoj se qeveria kurrsesi nuk mund t’i injoronte këto shqetësime, për më tepër që edhe vetë, me sa duket, ka ekzistuar një bindje e përgjithshme, që kapacitetet tona nuk kanë qenë plotësisht të mjaftueshme apo të sigurta, për të garantuar një siguri absolute të një operacioni kaq delikat. Nuk mund të flas, sepse unë nuk kam qenë pjesë e diskutimeve konkrete, por e di shumë mirë që edhe Kryeministri Rama ka qenë i qartë dhe i bindur se ky proces nuk i takonte Shqipërisë” u shpreh Meta.