12
 
Lajme Shqip Friday, 23 December 2011 12:15

Lidhja Demokratike e Kosovës  sot shënon 22-vjetorin e themelimit të saj.

Një delegacion i këtij subjekti të prirë nga kryetari, Isa Mustafa kanë zgjedhur që shënimin e ditëlindjes së partisë, ta nisin me homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova.

Me këtë rast, lideri i partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa tha se LDK-ja si partia e parë demokratike në rajon më vonë me punën e saj i ka dhënë shpirt edhe lirisë e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ai ka folur edhe për rëndësinë që pati Ibrahim Rugova në themelimin e LDK-së dhe kontributin e tij të dhënë për afirmimin e Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë LDK në këto qaste me anëtarët dhe simpatizantët e saj në Prishtinë po mbanë një manifestim kushtuar këtij përvjetori.

 
Lajme Shqip Friday, 02 December 2011 14:17

Prishtinë-Presidenti Ibrahim Rugova ka dhënë një kontribut të veçantë, duke afirmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ne gjithmonë kultivojmë respekt të lartë për atë se çfarë ka bërë për Kosovën dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës, tha kryetari Isa Mustafa gjatë homazheve tek varri i presidentit të ndjerë të Kosovës, me rastin e ditëlindjes së tij të 67-të.

Lidhja Demokratike e Kosovës e kujton presidentin e ndjerë  Ibrahim Rugova, si një njeri i cili ka dhënë shumë  për ndërtimin e një shteti të fortë dhe të qëndrueshëm. Kështu u shpreh kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, derisa bëri homazhe të varri i ish-presidentit të ndjerë,  me rastin e ditëlindjes së tij të 67-të.

“ Këto mbesin motot tona të përhershme që ne të punojmë, e ta forcojmë këtë shtet, lirinë e vërtetë të qytetarëve, dhe po ashtu të forcojmë pavarësinë e Kosovës në mënyrë që Kosova të  bëhet një shtet konkurrent, jo vetëm në regjion por edhe në Evropë, një shtet që do të respektohet edhe nga vendet e tjera. Presidenti Rugova ka dhënë një kontribut të vecantë, mënyra e tij e komunikimit ka qenë e respektuar nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë”-deklaroi Mustafa.

Mustafa shoqërohej edhe nga anëtarët e kryesisë së LDK-së. Sabri Hamiti tha se  ideja dhe vizioni Rugova, është i gjallë dhe shumë produktiv për Kosovën i cili ka të bëjë me insistimin për të krijuar një koncensues të forcave diturore dhe politike të Kosovës dhe për ta bërë atë shtet me institucioneve demokratike. 

Kryetari Mustafa së bashku me kryesinë e LDK-së më pas kanë vizituar edhe familjen e ish presidentit Rugova.

 
Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 18:30

Kosovë – Komandanti i ri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Gjeneral Major Kadri Kastrati, në nderim të së kaluarës së lavdishme të popullit të Kosovës dhe sakrificës për liri të bijve të tij, filloi aktivitetet e ditës së parë të punës, me vizitat në Prekaz, në Gllogjan, te busti i Zahir Pajazitit dhe te varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Komandanti i FSK-së, së pari, vizitoi Kompleksin Memorial të Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Prekaz, ku bëri homazhe dhe vendosi një buqetë me lule.

Më pas, komandanti i FSK-së, së bashku me bashkëpunëtorët, vizitoi

Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan si dhe përmendoren e heroit Zahir Pajaziti, në Qendër të Prishtinës, ku i nderoi me homazhe dhe me vendosjen e buqetave me lule.

Gjeneral Major Kadri Kastrati, gjithashtu sot vizitoi edhe varrin e ish- Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ku vendosi lule dhe bëri homazhe.

 
Lajme Shqip Friday, 01 July 2011 17:55

Prishtinë – Delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët e shpallën Deklaratën e Pavarësisë më 2 Korrik 1990, do të priten nesër në ambientet e qeverisë nga zv/kryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, ndërsa organizohen edhe veprimtari të tjera tradicionale në përkujtim të ngjarjes madhore të para 21 viteve.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 u shpall në gjendje të jashtëzakonshme të shtetrrethimit ushtarako-policor, që kishte vendosur Beogradi, dhe si kundërpërgjigje e rrënimit kundërkushtetues e me forcë, me kushtetutën e tankeve serbe, të autonomisë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv me të drejtë vetoje i federatës së atëhershme.

“Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës (konfederatës).” e shpallën në Prishtinë delegatët shqiptarë, po edhe të komuniteteve të tjera të Kuvendit të Kosovës, para dyerve të Kuvendit, të cilat ua kishin mbyllur me urdhër serb nga Beogradi.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, bashkë me aktet e tjera madhore që e pasuan, si Kushtetuta e Kaçanikut e 7 shtatorit 1990, Referendumi për pavarësi i shtatorit 1991 dhe zgjedhjet e para parlamentare e prsidenciale të 24 majit 1992 të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, shenojnë kthesën historike në lëvizjen demokratike gjithëpopullore kosovare për liri e pavarësi, të viteve ’80-’90 të shekullit të kaluar.

Delegatët e Kuvendit të Kosovës, që shpallën Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës më 2 Korrik dhe që miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës më 7 shtator të vitit 1990, janë dekoruar me “Medaljen e Artë të Pavarësisë” nga Presidenti historik Ibrahim Rugova më 2 korrik 2004.

Në 21 – vjetorin e Deklaratës Kushtetuese, Kosova e lirë nga 12 qershori 1999, pas luftës së UÇK-s dhe ndërhyrjes së NATO-s, dhe shtet sovran nga 17 shkurti 2008, kur Kuvendi e shpalli pavarësinë, është e njohur nga 76 shtete anëtare të OKB-së. Është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e Bankës Botërore.

 

 
Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 12:50

Prishtinë – Kryeministri Hashim Thaçi tha se autostrada Morinë-Merdar do të vazhdojë pa asnjë ditë ndërprerje, pavarësisht kundërshtimeve.

Ai theksoi se ky është projekti më i madh dhe më modern, që do të ketë efekte të mëdha në zhvillimin e Kosovës, ndërkaq qeveria për këtë projekt sivjet ka ndarë 250 milionë euro.

Visar Ymeri nga Lëvizja “Vetëvendosje”, duke arsyetuar kërkesën për këtë interpelancë, kritikoi shtyrjen e saj deri në ditën e sotme.

Ndërkohë, theksoi se qeveria ka hyrë në këtë projekt pa plan dhe pa e ditur koston. Ai tha se Vetëvendosja nuk është kundër kësaj rruge, por kundër keqpërdorimeve

Kryeministri Hashim Thaçi tha se ky është projekti më i madh dhe më modern, dhe dinamika e deritanishme është rekorde.

“Të gjithë i gëzohemi këtij fakti se projekti do të përfundojë me sukses të plotë”, tha kryeministri. Ai shtoi se në këtë vit, deputetët do t’i përdorin të mirat që i sjell kjo autostradë.

Kryeministri tha se është i vetëdijshëm për kufizimin buxhetor, prandaj, sipas tij, qeveria është duke u treguar e kujdesshme në shpenzimin e parasë publike, pa i rrezikuatr projektet kapitale, që kanë qenë të studiuara mirë.

“Qeveria respekton kontratën me konsorcinumin “Bechtel&Enka”, duke përfshirë edhe nenin që ruan konfidencialitetin e kontratës”, përfundoi kryeministri. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 14:22

Prishtinë – Kryeministri Hashim Thaçi tha se  kontrata për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova” e publikuar ditë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është versioni final i saj.

Kryeministri Hashim Thaçi tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se kontrata me konsorciumin Bektel Enka e publikuar ditë më parë nga lëvizja Vetëvendosje nuk është versioni final. Thaçi siguroi ligjvënësit se transparenca financiare e projektit është e plotë dhe se gjitha shpenzimet deri në detaje janë të përfshira në ligjet përkatëse për buxhetin.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje përmes Visar Ymerit kërkoi që kontrata origjinale e qeverisë me kompaninë “Bektel&Enka” të bëhet publike.

Në përgjigje kryeministri Hashim Thaçi ka shkuar më tej me akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se kundërshtimet për autostradën bëhen nga ata që kanë kundërshtuar edhe dokumentet që sollën lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme përveç tjerash do të shqyrtojë edhe raportin financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010 si dhe do të mbajë debat për masakrën e Burgut të Dubravës.

12