Lajme Shqip Tuesday, 21 January 2014 11:35

Sot do të shënohet 8-vjetori i vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.Në organizim të LDK-së në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë në orën 12.00, do të mbahet një akademi përkujtimore kushtuar Ibrahim Rugovës, ku do të flasë kryetari i LDK-së Isa Mustafa, bën të ditur QIK-u.

Në orët e paradites kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe anëtarët e Kryesisë qendrore do të bëjnë homazhe te varri i Presidentit Rugova, si dhe do të vizitojnë familjen Rugova në Velani. Homazhe do të bëjnë edhe anëtarët e Kryesisë së degës së tretë të LDK-së.

 
Lajme Shqip Tuesday, 17 December 2013 13:05

Prishtinë- Njëri nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit, Ibrahim  Rugova, Adnan Merovci ka thënë se Adem Demaçit i lejohet të bëjë çfarëdo lloj deklarate, edhe pse ato janë politike. Mbrëmë, duke folur në Interaktiv të KTV-së, Merovci hodhi poshtë deklaratat  e Demaçit, duke thënë se Rugova nuk ishte frikacak, se me MIloseviqin u takua dhunshëm dhe në Romë shkoi me aeroplan të Italisë.

Merovci tha se në vitin 1999 Rugova hoqi dorë nga shkuarja për homazhe në familjen Jashari në minutat e fundit, dhe këtë me sugjerim të dikujt. I pyetur për rezervat që kishte Rugova për luftën çlirimtare, Merovci ka thënë se njerëz që i rrinin Rugovës afër i kanë thënë se “po shkrepen plumbat për të marrë pushtetin”.  

Merovci tha se janë të pamoralshme pohimet se Rugova e kishte tepruar me përdorimin e alkoolit, dhe pse ai në fakt ishte njeri i pijes dhe i njihte mirë brendet e pijeve botërore.

 
Lajme Shqip Saturday, 09 November 2013 12:22

Prishtinë- Presidentja Atifete Jahjaga e kishte hequr nga dokumentet zyrtare vulën e ish-pararendësit të saj tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova. Dëshmi për këtë, ka ofruar deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ditën kur është atakuar nga Zyra e Presidentit, për gjoja shpifjet që i ka bërë në gazetën Tribuna, me qëllim të përfitimeve politike.

“Deklarata e Vjosa Osmanit se Presidentja Jahjaga ka hequr vulën e Presidentit nga përdorimi zyrtar, është shpifje, sepse vula e Presidentit nuk është hequr nga dokumentet e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe në manifestimet ‘Darka e Lamës’, të organizuar nga presidentja Jahjaga, ka qenë e vendosur në banerat e këtij manifestimi.

Kjo mund të dëshmohet shumë lehtë përmes fotografive të publikuara në faqen zyrtare të presidentes www.president-ksgov.net”, është thënë në reagimin e Zyrës së presidentes Jahjaga.

Por Osmani e ka argumentuar atë që ka thënë duke u befasuar nga një reagim i tillë i Presidencës. Ajo ka ofruar së paku dy lëndë të protokolluara nga Presidenca e Kuvendi, në të cilat nuk është vendosur “vula e Rugovës”. /Tribuna/

 
Lajme Shqip Friday, 27 September 2013 21:32

Raportet e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova me ish kreun e ekzekutivit shqiptarë Sali Berisha nuk kanë qenë aq të mira, ka thënë historiani dhe një nga themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovi.

Ai tha se ‘Shqipëria është shtirur në atë kohë se gjoja po e njeh shtetin e Kosovës, por këtë kurrë nuk e ka bërë’.

Berisha, tha ai, i ka kërkuar shpesh Rugovës që të dalë në zgjedhjet e Serbisë. “Por Rugova nuk ka pranuar’, tha ai në një intervistë në Klan Kosova.

Ai ka thënë se ka dokumente që dëshmojnë për tensionet që kanë qenë mes Berishës dhe Rugovës.

Sipas tij ai ka pasur raporte të mira me ish udhëheqësin komunist Ramiz Alia. Sipas tij, me të ka pasur një marrëveshje të fshehtë për përgatitje të njerëzve për situata të ndryshme, qoftë edhe për luftë.