Lajme Shqip Tuesday, 23 July 2013 13:21

Prishtinë – Përmes një komunikate për media, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, njofton se është duke mbledhur informacione për vendndodhjen, trajtimin si dhe aspektet tjera që lidhen me akomodimin e përkohshëm të personave, të cilët gjendën në Hungari. Autoritetet hungareze ndërkaq, kanë siguruar se qytetarët e Kosovës janë duke u trajtuar në përputhje me standardet evropiane që lidhen me trajtimin e azilkërkuesve.

Sipas informacioneve të fundit të ofruara nga autoritetet hungareze, numri i shtetasve kosovarë që janë kapur duke tentuar të futen ilegalisht në Hungari, ditëve të fundit ka pësuar rënie dhe se numri aktual i atyre që presin kthimin në Kosovë, është rreth 500, thuhet në komunikatë. Ministria njofton se pas konsultimeve me autoritetet hungareze dhe shtetasit kosovarë që janë të vendosur në qendra të ndalimit, shërbimet dhe ushqimi i tyre është në nivel, iu ofrohet mundësi e komunikimit me telefon dhe internet, dhe se nuk ka evidencë të keqtrajtimit fizik apo ofendimit. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet hungareze lidhur me procedurat e kthimit, sa më të shpejtë të tyre në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes Ambasadës në Hungari, dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet hungareze do të angazhohet fuqishëm për të ofruar çdo lloj asistence rreth trajtimit dhe procedurave të tjera deri në kthimin e qytetarëve të Kosovës në vendlindje. Për këtë çështje, personalisht po angazhohet fuqishëm ministri Enver Hoxhaj, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë dhe përmbylljes së suksesshme të kësaj situate, përfundon komunikata. Rreth 500 shtetas të Kosovës janë duke pritur për t’u kthyer në Kosovë nga Hungaria. Ministria e jashtme tha se përmes ambasadës në Hungari, po i përcjell me vëmendje zhvillimet që kanë të bëjnë me qytetarët e Kosovës, të cilët në përpjekje për të migruar në shtetet e Evropës, aktualisht ndodhen në Hungari.

 
Lajme Shqip Monday, 15 July 2013 12:30

Prishtinë – Kosovarët që duan të shkojnëilegalisht në Evropë duhet të paguajnë 1200 deri në 1500 euro për person. Organizimi nis nga Prishtina, përmes Beogradit e Suboticës, drejtkufirit hungarez.
Po pinin kafenë e mëngjesit në bufenë e Stacionit të Autobusëve në Suboticë(Serbi), derisa po prisnin dy autobusë me qytetarë nga Kosova që ia kishin mësyrë ilegalishtEvropës.
Të gjendur vetëm dymbëdhjetë kilometra larg kufirit me Hungarinë, së paku dhjetë burra, serbë e romë, me padurim pritnin arritjen e kosovarëve. Nga kosovarët që ia kishin mësyrë ilegalisht Evropës, për disa qytetarë serbë në Suboticë, tashmë është bërë përfitim i mirë. Hiç më keq nuk po mbesin as disa serbë të tjerë në Beograd bashkë me disa shqiptarë që organizojnë udhëtimin e kosovarëve nga Prishtina.
Rasip e Ragip Azizi, dy vëllëzër romë nga Fushë Kosova, trafikimin e shqiptarëve drejt Evropës e kanë bërë biznes ditor, shkruan Zëri.
Me këtë punë ata merren për gati një vit. Por, puna u është shtuar dukshëm që nga janari i këtij viti. 
Të dy flisnin rrjedhshëm gjuhën shqipe, duke ua bërë më të lehtë që të afrohen kosovarëve për t’i dërguar përmes Serbisë e më pas nëpërmjet Hungarisë drejt Evropës.
I presin autobusët me kosovarë
Dy romët që janë lindur në Fushë Kosovë, por që aktualisht jetojnë në Suboticë, janë në mesin e grupit të organizuar që transporton shqiptarëilegalisht për në Hungari. Ata biznesin e zhvillojnë kryesisht në kafenenë e stacionit të autobusëve. Në këtë të fundit e njohin thuajse të gjithë klientelën. Ndonjë person i paparë në atë zonë më herët, potencialisht mund të jetë mundësi për biznes për ta. Dy vëllezërit nuk hezitojnë të paraqesin ofertat e tyre.
“A di shqip? A je nis për të shkuar andej (Hungari)?”, thotë Rasim Azizi teksa i afrohet tavolinës. Porosit një kafe e ulet në tavolinë, duke menduar se bashkëbiseduesja kishte qëllim kalimin ilegal të kufirit.