Lajme Shqip Friday, 01 March 2013 19:10

Administrata Obama po i bën thirrje Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara për të lejuar martesën e homoseksualëve në Kaliforni dhe të deklarojë se ligji shtetëror që i ndalon ato, “Proposition 8”, është jokushtetues.

Administrata paraqiti dje sugjerimin e saj në Gjykatën e Lartë. Në të, Përfaqësuesi i Përgjithshëm i qeverisë federale para Gjykatës së Lartë, Donald Verrilli, argumentoi se është antikushtetuese nga ana e shtetit të Kalifornisë t’u japë çifteve të të njëjtit seks të gjitha përfitimet e martesës, duke u mohuar atyre të drejtën për t’u martuar.

Ligji “Proposition 8”, i miratuar me shumicë nga votuesit e Kalifornisë, ndalon martesat midis homoseksualëve brenda shtetit.

Gjykata e Lartë ka në plan të shqyrtojë çështjen në muajin mars.

Presidenti Barack Obama kishte shprehur më parë mbështetjen e tij ndaj së drejtës për t’u martuar të çifteve të së njëjtës gjini.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 18 November 2012 13:00

FRANCË- Projekti i qeverisë për të legalizuar maresat midis çifteve homoseksualë dhe lezbikë dhe  lejmimin e për të birësuar fëmijë, është pësuar me kundërshtime të forta nga ana e polupllit francezë.

Dhjetra mijëra francezë kanë dalë në rrugët e Parisit për të protestuar këto vendime, ndërsa organizime të tjera paqësore u realizuan edhe në Tuluzë, Marsejë dhe Lion.

Midis maniftuesve përfshiheshin disa grupime të kishës katolike dhe mbështetës të tjerë të së drejtave të familjes tradicionale.

Më parë, Presidenti Francois Hollande kishte premtuar ndryshimin e ligjit francez, në mënyrë që çiftet me të njëjtin seks të mund të martoheshin.

Ky projectligj pritet të miratohet në muajin janar, pavarsisht kundërshtimit nga 1 mijë kryebashkiakë dhe kishës katolike.

Franca njeh bashkëjetesën ligjore midis çifteve të të njëjtit seks, por zgjerimi i të drejtave të këtij komuniteti ishte një prej premtimeve që realizoi Hollande përpara se të fitonte zgjedhjet e muajit maj.

Përsa i përket birësimeve, aktualisht në Francë mund të adoptojnë fëmijë vetëm çiftet e martuara, çka përjashton automatikisht komuntetin LBGT.(Sh.O)

 
Lajme Shqip Sunday, 11 November 2012 11:54

VATIKAN- “Kisha mbron martesën monogame dhe debati nuk sjell diskriminimin ndaj homoseksualëve”, u shpreh sot at Federico Lombardi, drejtor i Radio Vatikanit, njëherësh zëdhënës i Selisë së Shenjtë.

Zëdhënësi i Selisë së Shejtë sqaron se në vendet perëndimore, ekziston një prirje e përhapur për të modifikuar vizionin klasik të martesës mes një burri dhe një gruaje, por fëmijët që lindin janë në dijeni se kanë jnë nënë dhe një baba.

Për këtë arsye at Federico Lombardi bën apel që të mbrohet marrëdhënia njerëzore mes një burri dhe një gruaje teksa bën thirrje qe te shuhet debati që Kisha diskriminon komunitetin gay. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 03 October 2012 18:36

Beograd – Ministri i Brendshëm i Serbisë tha sot se parada e homoseksualëve, e planifikuar të mbahet të shtunën në Beograd, është ndaluar bashkë me të gjitha aktivitetet e tjera publike.

Në deklaratën e Ministrisë, të lëshuar gjatë ditës së sotme, thuhet se këto aktivitete janë ndaluar për të parandaluar çrregullime të mundshme, si dhe për të mbajtur sigurinë për të gjithë qytetarët dhe të huajt në Beograd.

Një nga organizatorët e paradës, Goran Milletiq, e ka dënuar këtë ndalesë dhe i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kjo gjë dëshmon “ unitetin e qeverisë dhe huliganëve”.
Më herët gjatë ditës, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej u bëri thirrje autoriteteve që ta ndalojnë paradën, duke thënë se është kundër traditave serbe.

Në vitin 2010, disa persona ishin lënduar dhe arrestuar nga nacionalistët e krahut të djathtë dhe huliganët, pasi ishin sulmuar në paradën e homoseksualëve në Beograd.
Autoritetet kishin ndaluar ngjarjen e vitit të kaluar për të parandaluar trazirat e mundshme. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 17 May 2012 15:11

Tiranë – Flamuj të shumtë të ylbertë, si shenja dalluese e komunitetit seksual Lesbike, Homoseksualë, Biseksualë dhe Transeksualë (LGBT) u valvitën të lirë në sheshin e “Vëllezërve Frashëri” sot në Tiranë në kuadër të 17 majit, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë.

Aktiviteti, në formën e një Festivali të Diversitetit, më tenda “të mbushura” përplot me broshura informuese, i cili do të vijojë përgjatë gjithë ditës së sotme me shfaqje filmash dhe ekspozita fotografie dhe video-instilacionesh, u organizua nga Lëvizja LGBT dhe “Ambasada Pink”, me mbështetjen e Ambasadës Holandeze në Tiranë, Ambasadës Amerikane, Avokatit të Popullit, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta si dhe organizatave jo-qeveritare që veprojnë në Shqipëri.Ndryshe nga sa pritej prej muajsh ky aktivitet i 17 majit, ku një pjesë e atyre që i qëndrojnë stoik “traditave shqiptare” apo “kulturës shekullore”, apo ata që e përmendin marrëdhëniet seksuale me të njëjtin seks si “sëmundje”, por edhe komenteve apo posterave të shumtë kërcënuese dhe diskriminuese në rrjetet sociale, “Festivali i Diversitetit” siç u titullua, nuk pati asnjë incident për ata qindra të pranishëm, “të blinduar” nga forca të shumta policie.

Ndërsa në sheshin para “Vëllezërve Frashëri” organizohej ky Festival i Diversitetit, pranë Galerisë Kombëtare të Arteve, me dhjetëra besimtarë myslimanë të mbështetur nga Forumi Mysliman Shqiptar ishin mbledhur në një protestë paqësore.

“Sot Shqipëria e Re po nënshkruan një kapitull të ri në historinë e saj, së bashku me komunitetin LGBT…është historia e një vendi ku respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ajo është Shqipëria Evropiane që pranon dhe respekton komunitetin LGBT në të drejtat e tij për të jetuar i barabartë, si çdo individ i lirë dhe që lufton kundër çdo lloj forme diskriminimi, homofobie dhe paragjykimi shoqëror”, tha në fjalën e hapjes Ambasadori i Ambasadës Pink (Rozë) në Tiranë, Altin Hazizaj.

Ambasadori i Vendeve të Ulta në vendin tonë, Henk Van den Dool, deklaroi se është ndjerë i befasuar nga deklaratat e kreut të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, në adresë të tij, për faktin se ai nuk është një njeri i thjeshtë, duke vijuar se “ngjarjet e fundit diskriminuese ndaj komunitetit LGBT tregojnë se ka ende injorancë për homoseksualizmin”.

Ndërsa ambasadori i SHBA në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, tha se “dua të përgëzoj Kryeministrin Berisha, që ishte tejet i qartë në pozitën e Shqipërisë për të drejtat e LGBT-së. Mbrojtja e të drejtave të tyre është prioritet kyç për politikën e SHBA-së”.

Parada që parashikohej të organizohej po sot, me njerëz të veshur me “të bardha”, për shkak të shiut të dendur dhe pjesëmarrëse të pakët në këtë aktivitet, do të vijojë me aktivitete të tjera përgjatë gjithë ditës së sotme, në përkujtim të heqjes së homoseksualitetit prej Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve, bërë nga OBSH, më 17 maj 1990.

LGBT
LGBT u njoh për herë të parë si terminologji, që në vitet ’90-të, nga gjithë vendet anglisht-folëse. Por homoseksualizmi, apo marrëdhënia seksuale me seks të njëjtë, biseksuale apo transeksuale (meshkuj të veshur si femra) njihet që nga kohët e lashta në dosjet e historisë. Që nga perandorët romakë, helenët e lashtë, Aleksandri i Madh, e deri tek diktatorët më të mëdhenj të historisë “së sotme”; Hitler i cili shkonte në shtrat me kushërirën e tij, Stalin që kishte lindur në Gjeorgji, në një vend ku fiset kozake e kishin për traditë që baballarët të shkonin me fëmijët e tyre meshkuj, e shumë të tjerë, patën devijime seksuale apo rëndom marrëdhënie seksuale me të njëjtin seks.

Në kohët tona, para Revolucionit “Hippie” të viteve ’60, nuk ekzistonte një term i përbashkët për personat që nuk ishin heteroseksualë, por së shumti përdorej “gjen i tretë”, i përhapur së shumti në 1860. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 22 March 2012 17:30

“Gay Paradë” do të zhvillohet edhe në Tiranë, ashtu siç ndodh në vende të tjera në çdo 17 maj, në ditën ndërkombëtare të homoseksualëve dhe lesbikeve. Kreu i “Ambasadës Pink”, Altin Hazizaj kërkoi që në Tirane të ngrihet flamuri i komunitetit “LGBT” (Lesbians, Gay, Bisexual and Transexuals), të cilin do t’ia dorëzojë kryeministrit Sali Berisha pikërisht në këtë ditë.

“17 maji është një ditë speciale për ne. Është dita ndërkombëtare kundër homofobisë. Një nga sheshet kryesore të Tiranës do të ketë pa dyshim evente, që do të ketë të bëjnë me promovimin, garantim dhe pa dyshim, respektimin e të drejtave të këtij komuniteti. Pa diskutim, ne do t’i kërkojmë autoriteteve shqiptare që në 17 maj të ngrënë flamurin LGBT, përkrah flamurit shqiptar, në këtë 100-vjetor të themelimit të shtetit tonë. Mendojmë që të kemi aktivitete, duke nisur nga ajo që duhet parada e flamurit, ku duam t’i dorëzojmë flamurin tonë vetë kryeministrit Sali Berisha”, u shpreh zoti Hazizaj.

Përfaqësues të Ambasadës Pink dhe “LGBT” kanë kërkuar mbështetjen e Avokatit të Popullit, Igli Totozani, pasi sipas tyre ata ndihen të diskriminuar në vendin tonë, ndonëse sipas tyre përbëjnë 10 % të popullsisë.

“Ne do të nisim një bashkëpunim me ambasadën, me një fokus të caktuar që është promovimi, respektimi, garantimi dhe përmirësimi i të drejtave të këtij komuniteti në Shqipëri. Ne kemi informacion se ka shkelje të natyrave të ndryshme, si keqtrajtime nga policia dhe deri tek ato që mund të duken si më të thjeshta, por që peshojnë rëndë, nga një fjalor i papërshtatshëm, qoftë nga organe dhe institucione shtetërore, që për mendimin tonë janë të papranueshme”, deklaroi Avokati i Popullit.

Totozani tha se së shpejti do të përgatitet një raport në lidhje me respektimin e të drejtave të këtij komuniteti sëbashku me rekomandime, i cili do të paraqitet në parlament.

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 21 September 2011 10:15

Prishtinë – Stadiumi i Prishtinës tashmë nuk është vendtakim vetëm i futbollistëve dhe i adhuruesve të futbollit.

Prej të premtes së 17 shtatorit, stadiumi i kryeqytetit kosovar është edhe vendi i përbashkët e komunitet gay dhe lesbike. Nën të gjenden shumë kafene, të cilat janë hapur vitin e kaluar. Por, në njërin nga ta, i quajtur “Pure Pure Lounge Bar”, është kafiteria e komunitetit gay dhe lesbike.

Portali LajmeShqip.com ka marrë ekskluzivisht faktet për hapjen e këtij bari. Në ueb-sajtin Gayromeo, që është një prej faqeve më të mëdha të internetit për këtë komunitet, është bërë lajmërimi për hapjen e lokalit.

“…përshëndetje. Për herë të parë në Kosovë është hapur kafiteria, që është e shoqëruar për komunitetin LGBT”, shkruhet në këtë njoftim, të cilin portali e sjellë në fotografi.

“Kafiteria quhet “Pure pure lounge bar”. Në këtë vend do të zhvillohen takimet gay, gay-party etj., nga dita e hënë deri në të shtunën është e hapur për ju, nga ora 08:00 pm deri në 23:00 pm”, thuhet tutje në këtë njoftim zyrtar, teksa shtohet se “njerëzit që duan të rrinë dhe të ndihen të rehatuar, mund ta gjejnë qetësinë në këtë vend”.

Në këtë njoftin thuhet se gay kafiteria “Pure Pure Lounge Bar” është edhe restaurant.
Të premten mbrëma në këtë kafiteri është mbajtur edhe ndeja e parë, me gay dhe lesbike.
Në këtë njoftim, janë caktuar edhe rregullat. Ndeja ka filluar në orën 20:00. Vetëm një orë ka qenë afati kur gay-t dhe lesbiket kanë pasur kohë të hyjnë brenda.

“Dera hapet në orën 20:00 deri në 21:00, pas kësaj ore dera nuk hapet”, shkruhet në njoftim. Por, ndeja aty ka vazhduar deri në orën 3 të mëngjesit.

“Rregullat: Ju lutem të vini pa fustane dhe të pagrimuar. Arsyeja: sepse jemi në qendër të qytetit dhe nuk duam që të lëndohet njeriu i komunitetit LGBT”, shkruhet në njoftimin e nënshkruar nga menaxheri i quajtur LALI.

Paparacët e Portalit LajmeShqip.com, të premten, mbrëma kanë shkuar afër gay kafiterisë “Pure Pure Lounge Bar”, për të parë si ecën rrjedha e hapjes. Aty nuk janë parë shumë njerëz duke pritur, ani pse ka pasur lëvizje. Në një moment kur paparacët kanë tentuar të fotografojnë, njëri nga personat që ka qëndruar aty, e ka lutur që të mos e bëjë një gjë të tillë. Madje, njëri nga ta, që është prezantuar si organizator, u ka thënë paparacëve që “nuk do të ishte mirë që të fotografohet lokali”, pasi që, sipas tyre, “ata ndihen në rrezik nga shoqëria e cila mund të mos e pranojë këtë kafiteri”.

Portali LajmeShqip.com e ka respektuar kërkesën e organizatorit dhe nuk do të publikojë fotografi të personave që kanë frekuentuar Gay-barin e sapohapur.

“Ne jemi të rrezikuar, duhet ta dini këtë. Dikush mund të na gjuajë këtu me bombë ose t’ia fusë komplet flakën”, ka thënë një person që është paraqitur si organizator. Hyrja në këtë ndejë ka qenë vetëm me ftesa. (LajmeShqip.com)