Lajme Shqip Friday, 13 December 2013 15:00

Edhe Adolf Hitleri kishte planifikuar një sulm terrorist mbi Kullat Binjake në SHBA. Lajmi bëhet i ditur nga “Daily Mail dhe në artikull janë publikuar prova historike, të cilat vërtetojnë sulmin e planifikuar nga Hitleri. Por, 60 vjet më vonë ndodhi plani i Hitleirt, sulmi terrorist u krye nga Al-Kaeda, e cila më 11 shtator të vitit 2001, nëpërmjet një sulmi me avionë rrëzoi  Kullat Binjake në Nju Jork. 

Sipas artikullit  “Fyhreri” dhe Bin Ladeni, në thelb nuk kanë ndonjë ndryshim të madh midis njëri-tjetrit, të paktën në logjiken e përdorur kundër “armikut të përbashkët”.  I impenjuar me planin e tij për pushtimin e botës, Hitleri i kërkoi specialistëve të tij që të nisnin një program, i cili synonte të terrorizonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Programi ishte i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë ishte ajo e përzgjedhjes dhe stërvitjes së njerëzve të përshtatshëm, të gatshëm për të realizuar sulmin vetëvrasës mbi Manhatan, ndërsa etapa e dytë, do të fokusohej në gjetjen e mënyrës se si mund të përforcohej forca goditëse.  Për këtë arsye, Hitleri i kishte kërkuar qëllimisht ekspertëve të tij, pak muaj përpara nisjes së Luftës së Dytë Botërore në vitin 1939 që të ndërtonin eksplozivin më të fuqishëm të njohur prej tyre dhe të gjenin mënyrat se si ai mund të vendosej në avionë, raporton shekulli.

Vite pasi Fyhreri planifikoi të shkatërronte Manhatanin me avionë të mbushur me eksplozivë për të amplifikuar forcën shpërthyese, taktika e tij e çmendur u përvetësua prej japonezëve, që drejt fundit të Luftës së Dytë Botërore nisën një program të gjerë të sulmeve kamikaze, gjatë të cilëve pilotët drejtonin avionët e tyre të ngarkuar me karburant dhe bomba drejt luftanijeve amerikane, taktikë kjo që ngjalli terror, por që nuk pati ndonjë rezultat të efektshëm afatgjatë dhe aq më pak ndikoi në ndryshimin e fatit të luftës.