12
 
Lajme Shqip Wednesday, 23 May 2012 14:26

Tiranë – Papa Benedikti XVI i ka dërguar Administratorit Apostolik të Shqipërisë së Jugut Sh.T. Imzot Hil Kabashit  telegram ngushëllimi që t’ia përcjellë “familjarëve të viktimave në aksidentin e Himarës.

Telegrami
Fort të Nderuarit Shkëlqesisë së Tij Mons. Hil Kabashi
Administrator Apostolik i Shqipërisë së Jugut
I informuar për aksidentin e rëndë rrugor që ndodhi në zonën e Himarës, ku humbën jetën trembëdhjetë studente, Ati i Shenjtë ngarkon Shkëlqesinë Tuaj që t’u paraqisni familjarëve të viktimave ndjenjat e pikëllimit të thellë dhe, ndërsa siguron për lutjen e tij nga zemra për të vdekurit dhe për të plagosurit, i lyp Zotit ngushëllimin për ata që vuajnë për humbjen tragjike të të dashurve të tyre dhe bekimet qiellore mbi gjithë Kombin e goditur nga kjo ngjarje kaq tragjike.

Kardinali Tarcisio Bertone, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së Tij.  Vatikan, 23 Maj 2012. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 23 May 2012 11:51

Tiranë (PLOTESUAR 18:25)- Dy rastet e paraqitura më rëndë, ndër 14 vajzat e plagosura në aksidentin që ndodhi pasditen e së hënës në Qafën e Vishës dhe që po marrin trajtimin në Spitalin Ushtarak, do të nisen ditën e nesërme drejt Austrisë për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore. 

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha në një konferencë për mediat se “preokupacioni ynë më madhor ka qenë dhe mbeten dy vajzat që kanë paraqitur problematikë shëndetësore të komplikuar. Me një komunikim të zgjatur dhe pa orar, duke bashkëpunuar me ambasadorin austriak dhe me përfaqësuesit e Raiffeisen Bank dhe aktorë të tjerë kemi arritur me një zgjidhje të përbashkët positive, me arritjen e trajtimit të këtyre vazjave në klinika të specializuara në Austri”. 

Ambasadori austriak në Tiranë tha se “jam i lumtur që kemi rritur të sigurojmë transportin e dy vajzave në Austri nesër në mëngjes, nëse vlerësohet statusi mjekësor i dy vajzave”. Referuar rasteve të tjera, Vasili tha se gjendja shëndetësore e të vajzave të tjera në Spitalin Ushtarak paraqitet e qëndrueshme. “Sipas tij, “vazhdon të jetë nën kontroll situata e vajzave në spitalin ushtarak, gjendja e tyre është e qëndrushme”. (LajmeShqip.com)

******************************************

Vlorë (PLOTESUAR 13:30) -Pesë nga studentet që mbetën të plagosura në aksidentin e ndodhur dy ditë më parë, në afërsi të qytetit të Himarës, të cilat po trajtoheshin në spitalin e Vlorës, dolën sot në mesditë nga ky spital, pas përmirësimit  të dukshëm të parametrave të tyre shëndetësorë.

Drejtori i këtij institucioni, Shkëlqim Selami, tha për LajmeShqip.com se “Ergita Opingari, Ticiana Hysaj, Anisa Hysa, Enkela Daja, Adisa Çela, dolën sot nga ky spital, ku trajtoheshin prej mbrëmjes së ditës së hënë, kur ato mbërritën pak orë pas aksidentit”. Sipas Selamit, gjendja shëndetësore e tyre ishte normale dhe mjekët vlerësuan se ato mund të qëndrojnë në kushtet e shtëpisë.

Pesë vajzat u shoqëruan nga autoambulancat e Spitalit Rajonal të Vlorës për në shtëpitë e tyre, në Berat dhe Elbasan. Aktualisht, në spitalin e qytetit të  Vlorës po mbahen nën kujdesin e mjekëve studentet e plagosura Elidona Gjinaj, Adiola Mustaku, Juliana Kuqi, Besjana Xheneti, Liri Hasaj, parametrat shëndetësorë të të cilave janë ende të pastabilizuar plotësisht. (LajmeShqip.com)

***************************************

Tiranë – Dy nga studentet, e aksidentit tragjik të Himarës të cilat ndodhen në koma pritet të transportohen për një kurim më të specializuar në Austri. Drejtori i Spitalit Ushtarak Bedri Mihja deklaroi se Florie Peci dhe Eriselda Gubere janë në koma, me frymëmarrje artificiale dhe dëmtimet e tyre janë serioze, por shpresat për përmirësim janë të mëdha.

Transporti i Florie Peçit dhe Briselda Guberit pritet të bëhet sot në orën 13:00, dhe për këtë pritet që ambasadori i BE-së Sequi të shkojë në spital nga momenti në moment për të diskutuar në lidhje me transportimin e mundëshmë të vajzave jashtë. Pak kohë më parë mjekët u mblodhën në një konslutë për të parë mundësinë e ndonjë transportimi të mundshëm jashtë.

Ambasadori Ettore Sequi vizitoi të mërkurën ambientet e Spitalit Ushtarak, ku ka parë nga afër gjendjen e studentevë të plagosura. Ambasadori vlerësoi trajtimin nga ekipi mjekësor që po u bëhet vajzave të reja, ndërsa vlerësoi të lënduarat, për forcën dhe kurajon për ta përballuar mirë situatën e krijuar. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 22 May 2012 21:27

Azerbajxhan – Këngëtarja kosovare Rona Nishliu që prezantoi Shqipërinë sonte në Eurovizion, tha në një intervistë për RTK para festivalit se këngën ia dedikonte tragjedisë së Himarës. 

“Në rradhë të parë dua të shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave. Një tragjedi që na ka goditur të gjithëve, madje jashtëzakonisht shumë edhe mua sonte më vështirëson këtë përgjegjësi që kam”. “Jemi të ndikuar dhe të prekur nga ajo që ka ndodhur – tha Rona në linjë telefonike nga Azerbajxhani – Bashkarisht këtë performancë do ja dedikojmë situatës”.

Ndërsa pas performancës së saj, Rona ka shpërthyer në lot dhe e emocionuar ka dalë me nxitim nga skena e Eurovizionit. Performanca e saj duket se është pëlqyer shumë nga spektatorët që e kanë shoqëruar dy tre herë atë me duartrokitje. Këto të fundit kanë qenë shumë më të forma në përfundim të këngës. Më poshtë mund të ndiqni videon. Suus (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 22 May 2012 18:42

Preshevë (PLOTESUAR 21:00) – Në oborrin e objektit të komunës së Preshevës u bënë sot homazhe për studentet qe humbën jetën në Shqipëri. Në hyrje të godinës u ndezën qirinjtë nga shumë qytetarë të Preshevës dhe Bujanocit, u vendosën trëndafila të bardhë për studentët e vdekur dhe u bënë lutje për të plagosurit.

Në shenjë solidariteti “Në nderim të Viktimave të Tragjedisë së Himarës, Lugina është me Ju” ishte vendosur slogani nga aktivistët e Këshillit për të Drejtat e Njeriut. “Në këto momente mendja dhe zemrat tona janë tek familjet e viktimave, të cilave iu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, si dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve, tha Enkel Rexhepi aktivistë i KDNJ-së në Preshevë.  (LajmeShqip.com)

************************************

Prishtinë (PLOTESUAR 19:20)- Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës janë grumbulluar të martën pasdite para Teatrit Kombëtar për të bërë homazhe në shenjë solidarizimi me dhembjen e familjeve shqiptare për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Himarë. Studentët ndezën qiri dhe mbajtën një minutë heshtje.

Me këtë rast, Tahir Bungu, kryetar i Këshillit të Studentëve në Fakultetin Filozofik, tha se nëpërmjet këtij aksioni kanë dashur të solidarizohen me familjarët e viktimave të cilët humben jetën pasditen e djeshme në aksidentin tragjik të Himarës. “Ne si Këshill i Fakultetit Filozofik, në bashkëpunim me organizatën “Lista Studentore”, kemi organizuar në mënyrë simbolike ndezjen 13 qirinjve për 13 viktimat të cilat humbën jetën dje në Shqipëri. Nëpërmjet këtij aksioni ne shprehim dhembjen me gjithë familjet e viktimave dhe me gjithë popullin shqiptar në këtë ditë zie e cila është shpallur në Shqipëri”.

Barroso: “Solidaritet me familjet e viktimave”

Tiranë – Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Durão Barroso, i drejtoi sot një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për tragjedinë e Qafës së Vishës, në afërsi të Himarës, ku humbën jetën 13 persona dhe u plagosën 26 të tjerë. “Mësova me trishtim për aksidentin rrugor tragjik, i cili ndodhi dje pranë Himarës, ku humbën jetën 13 veta dhe shumë të tjerë u plagosën. Në emër të Komisionit Evropian dhe në emrin tim personal, më lejoni t’ju përcjell ngushëllimet tona të sinqerta dhe shprehjen e simpatisë sonë më të madhe si dhe solidaritetin me familjet e të gjithë viktimave”, shkruan Barroso në mesazhin e tij dërguar Presidentit Topi.

Veljanoski, telegram ngushëllimi kryetares së parlamentit Shqiptar

Shkup – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Trajko Veljanoski i dërgoi telegram ngushëllimi koleges shqiptare Jozefina Topalli me rastin e aksidentit tragjik në të cilin e humbën jetën studentë shqiptarë.

“Asgjë nuk mund ta zbusë dhimbjen për humbjen e më të afërmve. Shpreh ngushëllime me Ju në këto momente pikëllimi dhe thellë shpreh keqardhje për jetat e humbura në këtë tragjedi të madhe. Dëshirojë që shpejtë ta tejkaloni dhimbjen, edhe pse pikëllimi për jetat e humbura do të jetë i përjetshëm. Me rastin e ngjarjes tragjike do të doja nga emri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal të dërgojë shprehje të ngushëllimeve të thella deri te Ju dhe familjet e personave të pësuar, dhe të lënduarve u dëshirojë rikuperim më të shpejtë”, thuhet në telegramë.

Ivanov, letër ngushëllimi Presidentit Topi

Shkup – Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, dërgoi letër me ngushëllime deri te kolegu i tij shqiptar Bamir Topi me rastin e tragjedisë së madhe në Himarë të Shqipërisë, ku humbën jetën 14 studentë dhe shumë të tjerë u lënduan. “Me pikëllim të thellë e mora lajmin për tragjedinë e madhe që ndodhi në afërsi të Himarës, dhe sinqerisht shpreh keqardhje për viktimat në këtë fatkeqësi të madhe të komunikacionit. Në këto momente pikëllimi për Ju, për qytetarët e vendit të Juaj dhe për familjet e të pësuarve, me lejoni, në emrin e qytetrëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj ngushëllime të thella. Në këto momente të pikëllimit, lutjet tona janë me Ju dhe familjet e të pësuarve”, thotë në letër ngushëllimin presidenti Ivanov. (LajmeShqip.com)

*******************************************

Elbasan – Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli,  Kryetari i LSI, Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të të gjitha forcave politike, pushtetarë qendrorë dhe lokalë, ambasadorë dhe intelektualë të fushave të ndryshme, bënë sot homazhe në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, ku ishin vendosur fotot e 11 studenteve të këtij universiteti që humbën jetën aksidentalisht një ditë më parë, në Himarë, teksa kishin shkuar për ekspeditë.

Homazhe dhe vizita u zhvilluan edhe në familjet e viktimave studentore, duke u shprehur familjarëve ngushëllimet e përzemërta për humbjen e njerëzve më të dashur të tyre.
Në emër të deputetëve të Parlamentit shqiptar, kryeparlamentarja Jozefina Topalli shprehu dhimbjen dhe ngushëllimin më të madh nënave dhe prindërve të studenteve që humbën jetën në aksidentin tragjik të mesditës së djeshme në Himarë.

“Ato ishin ëngjëj, që sot ato do shikojnë nga lart, por në familjet e tyre ato kanë lënë një dhimbje jashtëzakonisht të madhe. Foto e tyre, sytë e tyre kishin shpresë, kishin projekte, por ëndrra e tyre mbaroi dje. Ishte një ditë e tmershme për të gjithë popullin shqiptar”, u shpreh Topalli. Homazhe dhe vizita ngushëllimi në familjet e studenteve të aksidentit të djeshëm tragjik zhvilloi edhe nënkryetari i Parlamentit, Ardian Turku, i cili e ka nisur këtë homazh në familjet e viktimave së pari në fshatin Katund i Ri të Elbasanit, në familjen e studentes Eranda Baloshi.

Të njëjtin ngushëllim ka shprehur edhe Valentina Leskaj, deputete e PS, e cila ka bërë homazhe në familjen e Eraldës, për të vijuar më pas në familjet e studenteve Elsa Daka në fshatin Kuqan të Elbasanit, Eriola Xhoi në Elbasan, Ermira Mana, në Shelcan, Lindita Kabashi në Shtërmen dhe Juliana Tola në Librazhd. “Ne nuk do t’i harrojmë asnjëherë studentët tanë”, shprehet gjatë vizitës së tij në banesën e prindërve të studentes Lindita Kabashi, pedagogu i saj Ilir Yzeiri, ndërsa edhe deputeti Luçiano Boci, njëherazi edhe pedagog në këtë universitet, ka shprehur ngushëllimet e tij për të gjithë familjet e studentëve që humbën jetën në këtë aksident tragjik. Vizita janë zhvilluar edhe në banesën e shoferit Pëllumb Çela, ku edhe të afërmit e këtij të fundit nuk kanë fjalë të përshkruajnë zinë që i ndodhi në familje e tyre.     

Telegram ngushëllimi e rektorit të USHT-së

Tetovë – Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof.dr. Agron Reka, i dërgoi telegram ngushëllimi rektorit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, prof.dr. Liman Varoshi. “I nderuari Rektor Varoshi, në këto çaste të rënda për universitetin tuaj, për familjet e viktimave, por edhe për mbarë popullin shqiptar gjithandej, na lejoni që ta ndajmë dhimbjen tonë të thellë bashkë me Ju, stafi drejtues, mësimdhënësit, studentët dhe gjithë të punësuarit e Universitetit Shtetëror të Tetovës.  Më lejoni që në këtë ditë tepër të dhimbshme për Ju, të Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e studenteve Tuaj, të cilët u ndanë nga jeta në mënyrë tragjike e të parakohshme, ndërsa për studentët e lënduar  urojmë shërim sa më të shpejtë! Ju lutemi, transmetoni ngushëllimet tona më të sinqerta vëllazërore edhe familjeve të studentëve të ndjerë!”.

Kryeministri Berisha, shpreh ngushëllimet i përlotur

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha u shprehu sot ngushëllimet familjarëve, të gjithë qytetarëve të Elbasanit, për ndarjen nga jeta të studenteve në aksidentin e djeshëm tragjik në Himarë. “I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, studentëve, të gjithë qytetarëve të Elbasanit”, u shpreh Kryeministri i përlotur. “Ishte një tragjedi e rëndë shumë, zi e madhe, e cila, kur je jashtë të vjen dy herë më e rëndë. Ndaj dhe u shpreh edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta, solidaritetin tim më njerëzor të gjithë prindërve, familjarëve të studenteve, që u ndanë dje nga jeta në njërin nga aksidentet më tragjike që Shqipëria ka njohur në shumë e shumë vite”, theksoi Kryeministri Berisha.

Ministri Poposki telegram ngushëllimi kolegt shqiptar, Haxhinasto

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Nikolla Poposki sot dërgoi letër me ngushëllime ministrit të  Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Edmond Haxhinasto me rastin e tragjedisë së madhe në Himarë, ku e humbën jetën 14 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Në letër, ministri Poposki shprehu keqardhje për ngjarjen tragjike, duke dërguar mesazh ngushëllimi edhe deri te populli i Shqipërisë mike.

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi letër ngushëllimi Shtetit Shqiptar

Shkup – Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë i obliguar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, dërgoi letër ngushëllimi presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryetares së  Kuvendit Jozefina Topalli, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto dhe familjarët e viktimave.

“Më lejoni në emrin tim dhe në emër të Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, t’Ju shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të viktimave dhe atyre që po luftojnë me jetën pas aksidentit tragjik në Himarë. Në këtë ditë të tragjedisë kombëtare, në emrin tim dhe të bashkëkombësve të mi ngushëlloj të gjithë popullin shqiptar dhe solidarizohemi me dhimbjen e tyre.

Të nderuar bashkëkombas, na lejoni që këtë dhimbje të madhe ta ndajmë së bashku, se kështu do të jemi më të fortë në kalimin e kësaj tragjedie. Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e studentëve nuk ishte humbje vetëm për familjarët e tyre, por, edhe për mbarë rininë dhe popullin shqiptarë. Si zëvendëskryeministër i Republikës së Maqedonisë, edhe njëherë shpreh ngushëllimet për këtë fatkeqësi dhe qëndroj pranë jush në këto momente të vështira”, qëndron në letër ngushëllimin e zëvendëskryeministrit Xhaferi. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 22 May 2012 10:39

Tiranë (PLOTESUAR 22:00)- Mjeku Rasim Madani tha se nga tre të plagosurat, dy prej tyre kanë dalë nga gjendja e komës, ndërkohë që njëra, e cila iu nënshtrua operacionit pasditen e sotme, mbetet akoma e pavetëdijshme. (LajmeShqip.com)

*******************************

Tiranë (PLOTESUAR 18:00)- Kryeministri Sali Berisha vizitoi sot pasdite studentet e plagosura në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe bëri me dije se Ministri i Shëndetsisë, Petrit Vasili, ka vendosur lidhje me klinika të huaja dhe në momentin e parë që ato do të japin dritën jeshile, studentet do të nisen drejt tyre. “Urojmë që këto vajza që po trajtohen ta kapërcejnë me sukses të plotë situatën e krijuar, sikundër dy rastet që përballen me shumë vështirësira uroj që klinika të specializuara të vlerësojnë se mund të japin një ndihmë më tepër në mbështjetje të jetës së tyre”, tha Berisha. Kryeministri Berisha garantoi familjarët e studenteve të plagosura se qeveria do të bëjë gjithçka që mund të bëjë mjekësia për t’u dhënë atyre ndihmën më të specializuar.

Olldashi: Përfundon operacioni i Florije Peçit, ende në gjëndje kome
Në Spitalin Ushtarak ka përfunduar operacioni i një të plagosure nga aksidenti, e paraqitur me dëmtime të shtyllës kurrizore, me emrin Florije Peci. Kirurgu Fatos Olldashi tha pas operacionit se “operacioni konsiston në përpunimin e një plage të marrë gjatë aksidentit në shtyllën kurrizore. Gjatë dëmtimit kishin ndodhur dhe dëmtime të kockave dhe të një pjesë të nervave, shpresojmë të mos jenë të rrezikshme. Në të vërtetë dëmtimi do të konstatohet kur pacientja të zgjohet dhe të dalë nga gjendja e komës”.

Olldashi tha se pacientja ndodhet në gjendje kome, pasi është një politraumë, ka dhe dëmtime të tjera në kokë dhe kryesisht në gjoks. Kirurgu Olldashi u shpreh se dy paciente janë duke u mbajtur me frymëmarrje artificiale. “E përgjithshmja është mirë, të gjitha vajzat janë më mirë sesa kur u pranuan në spital, por nuk mund të themi që janë jashtë rrezikut për jetën”. 

Ministri Imami vizitoi të plagosurit në spitalin ushtarak
Tiranë – Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjen/major Xhemal Gjunkshi, të sapo kthyer nga SHBA, ku morën pjesë në Samitin e Çikagos, vizituan sot pasdite në Spitalin Ushtarak Qendror Universitar në Tiranë studentet e plagosura në aksidentin që ndodhi pasditen e djeshme në afërsi të Himarës dhe që po trajtohen në këtë spital. Me këtë rast ai falenderoi personelin mjeksor të këtij spitali për angazhimin dhe përkushtimin maksimal që kanë treguar për shpëtimin e jetës së studenteve të dëmtuara, si dhe dha porosi që të ky angazhim të vazhdojë edhe në orët dhe ditët në vijim, deri në shërimin e plotë të tyre. (LajmeShqip.com)

***************************************

Vlorë (PLOTESUAR 13:45)- Dhjetra banorë të qytetit bregdetar, të rinj e të reja, studentë, po dhurojnë gjak në Bankën e Gjakut në spitalin rajonal të Vlorës, për t’u ardhur në ndihmë të aksidentuarve në ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e djeshme në Himarë.

Të paktën 40 studentë të Universitetit “Ismail Qemali”, 50 të Universitetit jopublik “Pavarësia”, si dhe dhjetra persona të tjerë banorë të qytetit ose punonjës të institucioneve të Vlorës, janë drejtuar vullnetarisht pranë bankës së gjakut. Punonjës të Bankës së Gjakut dhe drejtori i Spitalit, Shkëlqim Selami shprehen se, “solidariteti qytetar në Vlorë është në nivel të admirueshëm, gjë që reflektohet edhe në këtë humanizëm, ku janë përfshirë një numër i madh personash”.

Një pjesë e gjakut të dhuruar do të mbahet për të aksidentuarit, që po trajtohen aktualisht në këtë institucion shëndetësor dhe pjesa tjetër do dërgohet në Tiranë, ku po trajtohen të aksidentuarit e tjerë, që janë në gjendje më të rëndë.(LajmeShqip.com)

***********************************

Tiranë (PLOTESUAR 11:30)- Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha se 2 vajza të plagosura në aksidentin e pasdites së djeshmes janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërkohë që, sipas tij, aktualisht transportimi i tyre jashtë vendit për ndihmë të specializuar është e pamundur. 

“Ka ecuri pozitive, por vazhdon të mbetet serioze gjendja e 2 vajzave, traumat e të cilave kanë qenë të gjera, edhe në këtë rast parametrat e tyre janë mbajtur në mënyrë të qëndrueshme nga stafi që është për t’u përgëzuar sepse ka bërë një punë profesionale dhe përgjithësisht duke bërë vlerësimin 2 janë në gjendje të vështirë”, tha ministri Vasili. Sipas tij, në kushtet aktuale është i pamundur transportimi i të plagosurave në gjendje më të rënduar, për shkak se mbahen në jetë përmes aparaturave. “Transporti i tyre është i pamundur se mbahen në jetë me aparatura, ato do të vlerësohen hap pas hapi nga stafi mjekësor. Nuk do të bëhet asnjë hap i nxituar që do të rëndonte situatën”, tha Vasili.

Ministri Vasili tha lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurave të tjera se “rezultatet postoperatore janë pozitive, konsiderohen jashtë rrezikut për jetën, por sërish vazhdon të jetë përkujdesja mjekësore”. Në Spitalin Ushtarak marrin aktualisht trajtimin mjekësor 14 të plagosura, ndërsa një e plagosur ndodhet në Spitalin Amerikan. (LajmeShqip.com)

***************************************

Spitali ushtarak, Tiranë: Gjëndja e të plagosurave, e stabilizuar
Tiranë – Gjendja shëndetësore e të plagosurave nga aksidenti qe ndodhi pasditen e djeshme në Himare paraqitet e stabilizuar, ndërsa ekipet e mjekëve do të vazhdojnë me ekzaminimet e mëtejshme të nevojshme.

Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj, tha se “në rastet që janë më problematike është një vajzë me dëmtimet të mëlçisë dhe që kishte hemoragji të madhe, po kështu një vajzë tjetër me dëmtime të shpretkës dhe fraktuara të ekstremit, si dhe një rast tjetër që kishte dëmtime të aparatit urinar”. Rastet, sipas tij, konsiderohen si raste të zgjidhura nga ana teknike dhe do te vazhdojne te ndiqen me te gjitha ekzaminimet e nevojshme. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero “të plagosurat janë paraqitur me politrauma, kanë fraktura, çarje të organeve të brendshme, dëmtime të kokës dhe shtyllës kurrizore, etj”. Mjeket vleresojne si më të rrezikshme dëmtimet në kokë dhe në organet e brendshme.

Policia: Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit në Himarë
Tiranë – Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik, ndodhur pasditen e se hënës në afërsi të Himarës, një zonë në jug të vendit kur, një autobuz me studentë të Universitetit “Aleksander Xhuvani” të Elbasanit, doli nga rruga, duke rënë në greminë. Policia e Shtetit sot me anë të një komunikate shtypi deklaroi se, nga grupi i posaçëm hetimor vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë që ndodhi në aksin Vlorë -Himarë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa janë plagosur 26 të tjerë. 
    
Sipas Policisë së Shtetit, në këtë aksident kanë humbur jetën:   
Denisa Guzi nga Gramshi
Ermira Mana nga Elbasani
Aurora Molla nga Pogradeci
Lindita Kabashi nga Elbasani
Joana Debinja nga Lushnja
Elsa Daka nga Elbasani
Juliana Tola nga Elbasani
Armand Halilaga nga Kavaja
Pëllumb Çela, drejtuesi i mjetit, nga Elbasani
Fabiola Shehi nga Bërxulla Tiranë
Eriola Xhoi nga Elbasani vazhdojnë procedurat e verifikimit me familjarët
Eranda Baloshi nga Elbasani
Dorina Stafa nga Kruja
Po kurohen në Spitalin Ushtarak Tiranë:
Kaltra Pollozhani
Alma Deda
Eranda Bato
Antoneta Taçe
Doriana Kumria
Anisa Çobaj
Shegushe Haka
Elsa Shtylla
Ifsjana Karriqi
Mirsie Biba
Besjana Dani
Briselda Gubere
Florije Peci
Blerina Çereni
Griselda Zeneli
Po kurohen në Spitalin e Vlorës:
Elidona Gjinaj
Enkela Daja
Ticiana Hysa
Juliana Kuqi
Ergita Opingari
Adjola Musaka
Liri Hasa
Besjana Xheneti
Adisa Çela
Anisa Hysa
Në gjendje të mirë në Spitalin e Himarës
Arta Ballabani. 

Studentët korçar  solidarizohen duke dhuruar gjak

Korçë – Qytetare te Korces, pedagoge dhe studente te Universitetit “Fan Noli” te ketij qyteti, shkuan sot ne oret e para te mengjesit ne spitalin civil te qytetit ku dhuruan gjak ne shenje solidarizimi  per humbjen e jeteve te bashkemoshatareve te tyre nga Universiteti i Elbasanit, si dhe per te shpetuar jeten e te plagosurve dhe njerezve te tjere ne nevoje. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 22 May 2012 09:56

Redaksia LajmeShqip.com (PLOTESUAR 14:10)- Stafi i LajmeShqip.com bashkohet me dhimbjen e familjarëve të viktimave në tragjedinë e Himarës. Lusim Zotin që tua lehtësojë sado pak dhimbjen, nën flakën e qirinjve përcjellim lutjet tona për shpirtrat e të ndjerëve….. U prehshin në paqe !

Presidenti Topi: “jam shumë i pikëlluar për ngjarjen tragjike”.

Elbasan- Presidenti Bamir Topi zhvilloi mesditën e sotme homazhe në ambientet e Universitetit ” Aleksandër Xhuvani”, ku edhe janë vendosur 11 fotot e studenteve, viktima të aksidentit tragjik ndodhur një ditë më parë në një fshat në Himarë. Pasi ka lënë edhe përshtypjet e tij në formë ngushëllimi në librin e përshtypjeve, presidenti Bamir Topi tha se, ” jam shumë i pikëlluar për ngjarjen tragjike dhe për fatin tragjik të vajzave që humbën jetën”.
Gjatë homazheve, Presidenti Topi shoqërohej nga kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini, rektori i universitetit Liman Varoshi dhe stafi pedagogjik.

Imzot Rrok Mirdita i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe lutet bashkë me ta.
Tiranë – Imzot Rrok Mirdita Arqipeshkv i Metropolit Tiranë – Durrës mesazh ngushëllimi për familjet dhe të afërmit e viktimave të tragjedisë së Himarës. 

“Të dashur prindër dhe të afërm të viktimave të aksidentit të Himarës. Nëpërmjet mediave u njoftuam për tragjedinë e rëndë Himarës ku humbën jetën 13 studente dhe u plagosën 20 të tjerë. Kemi provuar një tronditje të thellë në shpirt dhe lutjet tona u bashkohen atyre të prindërve dhe të afërmve të viktimave. I lutemi Zotit për një shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Më lejoni të shpreh afërsinë shpirtërore timen dhe të Dioqezës, ju, të plagosurve, punonjësve të shëndetësisë dhe forcave të rendit që të gjithë së bashku ta kalojmë këtë provë të jashtëzakonshme duke ju lutur Zotit që të na forcojë. Le t’ia besojmë Zotit kujdesin për shpirtrat e viktimave dhe të mbështesim me lutjet tona një shërim sa më të shpejtë të plagosurve”, thuhet në mesazh.

Universiteti “Luigj Gurakuqi”: “zija ka përfshirë universitetet dhe mbarë vendin”
Shkodër – Studentë, pedagogë dhe drejtues të Universitetit “Luigj Gurakuqit”, përcollën paraditen e sotme mbështetjen e tyre solidarizuese për familjet e prekura nga tragjedia e Himarës. Krahas mbajtjes një minutë heshtje në auditoret e këtij universiteti, në hyrje të Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në ballë të cilit qëndronin flamujt në gjysëm shtizë, u ndezen qirinjë dhe u vendosen lule të freskëta. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin mbi vdekjen tragjike, si dhe plagosjen e studenteve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, në aksidentin tragjik që ndodhi në Himarë. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i bashkohet dhembjes së madhe, pikëllimit të papërshkrueshëm me fjalë, që pushton sot zemrat e familjarëve, por edhe të mbarë shqiptarëve.”, theksoi në një prononcim për mediat rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Artan Haxhi.

Haxhi shtoi më pas se “në këtë ditë zie që ka përfshirë universitetet dhe mbarë vendin, studentët dhe pedagogët tanë, në këtë ditë dhimbjeje, zie mbarë kombëtare, bashkohemi me të gjithë qytetarët e Elbasanit, me qytetarët e rretheve të tjera të cilët humbën njerëzit e tyre të dashur, bashkohemi me familjet e tyre, me kolegët tanë të Elbasanit, duke i shprehur dhimbjen tonë”. “Shqipëria humbi intelektualët e ardhshëm dhe familjet humbën njerëzit e tyre të dashur. Ndaj edhe një herë në emër të të gjithë stafit pedagogjik, në emër të të gjithë studentëve të Universitetit të Shkodrës dhe në emër të të gjithë të qytetarëve shkodranë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, më të thella për familjet dhe të afërmit e viktimave të tragjedisë së Himarës”, përfundoi rektori Haxhi. (LajmeShqip.com)

***********************************

Tiranë (PLOTESUAR 13:30)- Jakab: “OBSH është me popullin shqiptar”. Drejtoresha rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Zsuzsanna Jakab, ka shprehur keqardhjen për aksidentin në Himarë, si dhe ngushëllimet për 13 viktimat, studente të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Jakab shprehet përmes një letre dërguar ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, duke shprehur ngushëllimet në emër të saj dhe stafit të OBSH “për popullin shqiptar dhe familjet e viktimave”. “Unë dëshiroj t’ju siguroj se mendimet e Zyrës rajonale të OBSH për Evropën janë me popullin shqiptar”, shprehet Jakab.   
    
Kukës: Homazhe, Lot dhe dhjetra qirinj për viktimat e aksidentit.
Kukës – Rreth 700 studentë të filialit të Universitetit të Tiranës në qytetin e Kukësit  organizuan sot homazhe në nderim të 13 viktimave të aksidentit të rëndë automobilistik të ndodhur mbasditen e djeshme në afërsi të Himarës. Në ceremoni merrnin pjesë edhe trupa pedagogjike si dhe të afërm të studentëve. Lot dhe dhjetra qirinj u ndezën nga studentët në nderim të bashkëmoshatarëve të tyre, që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë të ndodhur një ditë më parë. Ndërsa flamujt pranë gjithë institucioneve shtetërore janë ulur në gjysmë shtizë. Dhimbja për jetët e humbura është e pranishme kudo.

HaxhiNasto ngushëllon familjarët e viktimave.

Tiranë – Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, me hidhërim të thellë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të studentëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur ditën e djeshme në Himarë. “Në këto momente të vështira, ai merr pjesë në dhimbjen e tyre dhe solidarizohet me familjet dhe të afërmit e tyre. Njëkohësisht, ai u uron shërim sa më të shpejtë personave të lënduar”, thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë së Jashtme.

Pedagogët dhe studentët e Gjirokastrës qirinj dhe lule.
Gjirokastër – Pedagogët dhe studentët e Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës kryen sot një homazh në përkujtim të studentëve, që humbën jetën një ditë më parë në Qafën e Vishës, rreth 2 km larg Himarës. Në heshtje të plotë, stafi akademik dhe studentët e këtij universiteti ndezën qiri dhe vendosën lule në qendër të qytetit.

Prof. Asoc. Gëzim Sala, rektori i universitetit të Gjirokastrës, tha për LajmeShqip.com, se ngjarja e ditës së djeshme na ka shokuar të gjithëve për përmasat e aksidentit. “Kjo ngjarje duhet të na shërbejë si një apel për strukturat përkatëse, për të rritur në maksimum masat për sigurimin e jetës në lëvizjen me transportin publik”, tha Sala, duke përcjellë ngushëllimet e sinqerta në emër të stafit akademik dhe studentëve të Gjirokastrës, familjarë të viktimave, pedagogëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, si dhe uron shërim të shpejtë të të lëndurave të këtij aksidentit tragjik.

Roland Zisi, dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, njëherazi pedagog në departamentin e letërsisë, u shpreh se “është koha për solidaritet kombëtar për të përballuar këto fatkeqësi të paparashikueshme”. Prof. Dr. Lavdi Hasani, dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, i pikëlluar nga tragjedia e Himarës, u shpreh se, “në këto momente të vështira ne jemi pranë familjeve të viktimave, pranë të lënduarave, pranë kolegëve dhe studentëve të Universitetit të Elbasanit”.

Prof. Asoc. Thoma Dhima, pedagog i departamentit të gjuhës shqipe, tha se, “kjo ngjarje na ka befasuar për mënyrë tragjike dhe në këto momente të vështira jemi pranë familjeve të viktimave”. (LajmeShqip.com)

********************************************

Elbasan (PLOTESUAR 12:00)- Qindra studente ne Elbasan po zhvillojne sot homazhe ne kujtim te  studenteve qe humben jeten nje dite me pare si pasoje e nje aksidenti tragjik ndodhur ne Himare. Nderkaq, ceremonia zyrtare pritet te nise ne oren 15.30 e me pas trupat e pajete do te percillen per ne banesen e fundit. Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Liman Varoshi, edhe nje here ka ngushelluar familjaret e te afermit e studenteve qe humben jeten ne kete aksident tragjik.

Gjithashtu, ne kujtim te studenteve, At Nikolla Marku, prifti i Kishes Ortodokse, ka mbajtur nje meshe duke thene se ” Dhimbja eshte e madhe dhe e pa ngushellueshme, por kisha e Elbasanit do te beje nje pershpirtje per engjejt e vegjel te kombit tone. Zoti qetsofte familjet, prinderit, motrat, vellezerit e tyre ne kete dite te zeze”.

Prishtinë –Lëvizja Vetëvendosje bën me dije se ndërpret të gjithë aktivitetin publik në respekt të zisë kombëtare që po mban sot Shqipëria pas aksidentit tragjik në Himarë. “Duke u bashkuar në dhimbjen e të gjithë shqiptarëve për humbjen e jetës së 11 studenteve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, plot 13 viktima, Vetëvendosje ngushëllon të afërmit dhe familjarët e viktimave, studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Elbasanit, si dhe të gjithë shqiptarët, ndërkohë që uron shërim sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, thuhet në njoftimin e lëvizjes.

Ndërkohë ngushëllime të thella për familjet e 13 viktimave shprehu sot edhe Këshilli Kombëtar Studentor. “Kjo është një ditë e errët dhe e dhimbshme për të gjithë komunitetin studentor dhe mbarë kombin shqiptar”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Më tej lexoni mesazhin e plotë:
“E dashur shoqe! Mikeshë! Motër!
Shpirti Yt u prehtë në paqe! Studentët e gjithë Shqipërisë, janë sot me JU me dhimbje të thellë për ëndrrën Tuaj të këputur në mes !
E dashur nënë, familjar dhe i afërm!
Sot studentët e kudondodhur në Shqipëri ndajnë më ju pikëllimin e madh për ndarjen nga jeta të të dashurve tuaj! Këshilli Kombëtar Studentor ju shpreh ngushëllimet më të thella, duke dashur të lehtësojë sadopak dhimbjen tuaj!
KKS ju uron shërim të shpejtë të gjithë të mbijetuarve të kësaj tragjedie të madhe! (LajmeShqip.com)

***********************************

Prishtinë (PLOTESUAR 11:00)– Një ditë e dhembjes gjithëkombëtare është sot në Kosovë pas tragjedisë së djeshme të humbjes së jetës së studentëve në aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur në Himarë. Drejtuesit e institucioneve shtetërore e të partive politike të Kosovës kanë ngushëlluar familjet, që humbën më të dashurit e tyre, si dhe krerët e institucioneve të Shqipërisë. Atmosfera e Ditës së Zisë Kombëtare në Shqipëri sot ndihet edhe në Kosovë, përfshirë programet e radiotelevizoneve, si dhe gazetat e ditës, të cilat pasqyrojnë gjerësisht tragjedinë e Himarës.

Sonte, duke filluar nga ora 20:30 tek shkallët e Biblotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Prishtinë, do të ndizen qirinj në nderim të viktimave të tragjedisë së studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Duke dhënë këtë njoftim, Vizioni Studentor i Universitetit të Prishtinës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të tragjedisë në Himarë.

Ambasadari Sequi ngushëllon familjarët e viktimave.     
Tiranë – Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi shprehu ngushëllimet për familjet e të gjithë atyre që humbën jetën ose u plagosën në aksidentin tragjik të së hënës në Himarë.
“Mendja e të gjithë kolegëve tanë të cilët punojnë me Shqipërinë, si në Delegacionin në Tiranë, ashtu edhe atyre në zyrat qëndrore në Bruksel, janë me ju në këtë moment kaq të trishtuar. Zoti u dhëntë paqe shpirtit të tyre, dhe familjeve të tyre forcën për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme. U urojmë nga zemra të plagosurve një shërim të shpejtë dhe të plotë”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Ambasadorit Sequi.

Ambasada turke: `prane popullit shqiptar ne kete dite te veshtire`
Tiranë -Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave të aksidentit tragjik në Himarë. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Ambasada turke shprehet se “mesuam me hidherim te thelle per aksidentin tragjik te autobuzit te ndodhur sot, gjate te cilit humben jeten 12 studente”. “Ambasada Turke gjendet prane popullit shqiptar ne kete dite te veshtire duke e ndare bashke me te dhimbjen e thelle.Me kete rast lutemi qe viktimat te prehen ne paqe dhe i percjellim ngushellimet tona familjeve, te afermve dhe mbare popullit shqiptar. Urojme gjithashtu qe studentet e plagosura te sherohen ne nje kohe sa me shpejte.E ndajme me gjithe zemer kete dhimbje te popullit  shqiptar”                                                               

Ambasadori Arvizu: “Lutjet tona janë për ju”

Tiranë -Ambasadori Aleksandër Arvizu dhe i gjithë personeli i Ambasadës së SHBA në Tiranë dëshirojnë të shprehin hidhërimin e tyre të thellë dhe ngushëllime të sinqerta për ata që humbën njerëzit e tyre të dashur në aksidentin tragjik që ndodhi dje afër Himarës. Nëpërmjet një deklarata për mediat, zyra e shtypit e SHBA-së shprehet se “për të gjithë ata që i mbijetuan aksidentit, mendimet dhe lutjet tona janë për shërimin tuaj të shpejtë”. (LajmeShqip.com)

*********************************

Tiranë – Sot është ditë zie kombëtare në nderim të kujtimit të 13 viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e së hënës në aksin rrugor në afërsi të Himarës.

Vetëm pak orë pas këtij aksidenti Këshilli i Ministrave vendosi “shpalljen ditë zie kombëtare të ditës së martë, në nderim të viktimave , që, në lulen e rinisë së tyre, humbën jetën, për shkak të aksidentit  tragjik”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë. Në bazë të këtij vendimi, në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, është ulur flamuri kombëtar në gjysmështizë, ndërsa në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje. Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës do transmetojë muzikë funebre, ndërsa ngarkohet Ministria e Brendshme të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave.

Elbasan- Tragjedia e aksidentit në Himarë pasditen e djeshme, ku kanë humbur jetën 13 të reja të moshës 20-22 vjec, ka tronditur të gjithë qytetin e Elbasanit. Ata pak pedagogë të mbetur në Elbasan, pasi pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar drejt Himarës, janë drejtuar drejt kampusit qëndror dhe i janë bashkuar homazheve bashkë me studentët për këtë tragjedi. Shoferi 55 vjecar, Pellumb Cela, babai i dy fëmijëve, kishte më shumë se 10 vjet që drejtonte autobuzin fatkeq dhe madje ashtu sic shprehen vetë studentët, ai ishte bërë mik me ta. “Ishte njeri i mirë, babaxhan, kishim kënaqësi kur udhëtonim me të, pasi e drejtonte qetë mjetin e tij dhe gjithnjë ishte i gatshëm kur ne kërkonim të ndalonin, teksa udhëtonim në ekspedita me të”, thotë Albani, një student i degës së Histori – Gjeografi.     Madje, studentët thonë se ai nuk ishte konsumues i pijeve alkoolike, dhe për më tepër ishte shumë i kujdesshëm në timon.

Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, ka bere te ditur se ditën e martë do të organizojë homazhe ngushëllimi për të rinjtë që humbën jetën aksidentalisht, ku do te marrin pjese edhe prefekti si edhe kryetari i Këshillit të Qarkut.

Tiranë – Në nderim të viktimave të aksidentit tragjik, në respekt të ditës së zisë të shpallur nga Qeveria shqiptare dhe në zbatim të ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Radio Televizioni Shqiptar bën të ditur se nuk do të transmetojë direkt natën e parë të Festivalit Evropian që zhvillohet sot në orën 21.00 në Baku të Azerbaixhanit. RTSH njofton teleshikuesit shqiptarë se Nata e Parë e Festivalit Evropian ku konkuron përfaqësuesja e Shqipërise Rona Nishliu, do të transmetohet e regjistruar në orën 00.05 të datës 23 Maj.

Duke patur mirëkuptimin e  të gjithë shqiptarëve për këtë eveniment mbarë evropian në të cilin perfaqësohet Shqipëria, Radio Televizioni Shqiptar njofton gjithë teleshikuesit jashtë territorit të Republikës së Shqipërise, të ndjekin në kohën reale Festivalin Evropian të Kengës në stacionet publike të vendeve përkatëse ku jetojnë dhe të votojnë për këngën shqiptare, sipas kodit të vendit përkatës ku Shqipëria është me nr. 05. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 21 May 2012 16:58

Tiranë (PLOTESUAR 22:45)- Nga Spitali Ushtarak vjen lajmi i keq për vdekjen e një tjetër studenteje, që e con bilancin e viktimave në 13. Policia e Shteti ka bërë publike një listë zyrtare me emrat e të plagosurve të aksidentit në Himarë dhe spitalet respektive ku po trajtohen. Në spitalin Ushtarak gjenden 3 shtetase ende të paidentifikuara, njëra prej të cilave është edhe viktima e fundit, Eranda Baloshi.

Në Spitalin Ushtarak po kurohen:
1. Kaltra Pollozhani
2. Alma Deda
3. Eranda Bato
4. Antoneta Taçe
5. Doriana Kumria
6. Anisa Çobaj
7. Shegushe Haka
8. Elsa Shtylla
9. Ifsjana Karriqi
10. Mirsie Biba
11. Besjana Dani

Në Spitalin e Vlorës po kurohen:
1. Dorina Stafa
2. Enkela Daja
3. Ticiana Hysa
4. Juliana Kuqi
5. Ergita Opingari
6. Adjola Musaka
7. Liri Hasa
8. Besjana Xheneti
9. Adisa Çela
10. Anisa Hysa

Nga ky spital jane nisur drejt Spitalit Usharak Tirane shtetaset Griselda Zeneli dhe Blerina Çereni janë nisur për mjekim më të specializuar drejt Spitalit Ushtarak. Në Himarë në gjendje të mirë gjendet Arta Ballabani. (LajmeShqip.com)

***************************************

Himarë (PLOTESUAR 21:00)- “Është një ngjarje tragjike për të cilën duhet të solidarizohemi”, tha sot nga Himara, Bujar Nishani, ministër i Brendshëm.  Ai theksoi se policia e shtetit i ka marrë të gjitha masat që trupat e të ndjerëve të nderohen. Në këtë moment, sipas korrespondentit të LajmeShqip.com në vendngjarje, 4 makinat e ushtrisë po nisin transportimin e trupave të viktimave.

Tiranë – Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë angazhuar përkrah strukturave të tjera shtetërore për të përballuar situatën e rëndë të krijuar nga aksidenti tragjik që ndodhi në afërsi të Himarës

Forcat e Armatosura vendosën në dispozicion të gjitha strukturat dhe mjetet e saj, duke dhënë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes dhe duke kryer transportin e të plagosurve nga spitali i Himarës drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, i cili është angazhuar me kapacitete të plota për dhënien e ndihmës mjekësore për të plagosurit në këtë aksident.

Tiranë – Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sulejman Selimi, pasi vizitoi të plagosurit në Spitalin Ushtarak në Tiranë, shprehu ngushëllimet dhe ofroi mbështetjen dhe solidaritetin e qeverisë së Kosovës.

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i dërgoi një telegram ngushëllimi kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe familjarëve të të aksidentuarve në tragjedinë e Himarës. (LajmeShqip.com)

********************************

Tiranë (PLOTESUAR 20:00)- Qindra të rinj i janë drejtuar të hënën pasdite Spitalit Ushtarak dhe Qendrës Spitalore Universitare për të dhuruar gjak, për të plagosurit e aksidentit të rëndë të ndodhur rreth orës 16.15 në aksin rrugor Vlorë-Himarë. Siç raporton gazetarja e LajmeShqip.com, e cila ndodhet pranë Spitalit Ushtarak, persona të shumtë po presin për të dhuruar gjak. Gazetarja e LajmeShqip.com konfirmoi se gjak po dhurojnë edhe autoritete të shumta të vendit si dhe qytetarë.

Prishtinë -Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj i dërgoi një telegrami ngushëllimi ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, duke i shprehur solidaritetin e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, pas ngjarjes tragjike të Himarës. “Në këto çaste të rënda, ne i bashkohemi pikëllimit dhe dhimbjes së familjeve që kanë humbur fëmijët e tyre në këtë tragjedi. Populli i Kosovës po ashtu i bashkohet lutjeve për shërim sa më të shpejt të të lënduarve në këtë tragjedi”, thuhet në telegram. Ministri Hoxhaj ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të ndihmuar me çdo mjet dhe në çdo formë autoritetet shqiptare dhe familjet e të aksidentuarve për tejkalimin sa më shpejtë të kësaj situate tragjike.

Tiranë – Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi bëri të ditur sot pasdite se, presim të dhënat që do të dalin nga hetimet që po kryhen nga ekspertë të policisë për shkaqet e aksidentit, por nga të dhënat paraprake mësohet se nuk kanë qenë kushtet e rrugës shkak i aksidentitOlldashi: Presim hetimet, por nga të dhënat paraprake, kushtet e rrugës nuk janë shkak i aksidentit.  

Tiranë – Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, shprehu solidaritet me familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Himarë. “Ndajmë dhimbjen me të afërmit e viktimave. Përgëzoj forcat e policisë, zjarrfikësit dhe mjekët për gatishmërinë e plotë.”- deklaroi Meta.

Shkup – Telegram ngushëllimi i liderit të BDI-së Ali Ahmeti me rastin e tragjedisë së madhe në Himarë. “Në këto çaste të rënda për familjet e viktimave dhe të të plagosurve, ju lutem më lejoni të shpreh  ngushëllimet e mija më të sinqerta për viktimat e këtij aksidenti tragjik, si dhe të uroj shërim sa më të shpejtë të të plagosurve. Njëkohësisht, në emër të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, më lejoni të ngushëlloj drejtuesit e institucioneve të Shqipërisë dhe t’i siguroj që qëndrojnë pranë tyre në këto momente të vështira dhe po qe nevoja, jemi në dispozicionin tuaj. Familjet e viktimave dhe të plagosurit janë në mendjen tonë dhe në lutjet tona. Ndarja tragjike nga jeta e studentëve na hidhëron shumë dhe ju siguroj që të gjithë bashkëndjejmë me dhimbjen e familjareve”. (LajmeShqip.com)

************************************

Tiranë (PLOTESUAR 19:00) –Këshilli i ministrave të Republikës së Shqipërisë shpall 22 Majin ditë zie kombëtare

Me kërkesë të kryeministrit Sali Berisha, Këshilli i Ministrave, për të nderuar kujtimin e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës, në të cilin humbën jetën 12 studente në lulen e rinisë së tyre, vendosi të shpallë datën 22 maj, ditën e martë, ditë zie kombëtare.

Jahjaga ngushëlloi Topin:  “Me dhimbje të thellë morëm lajmin mbi vdekjen tragjike, si dhe plagosjen e studenteve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani’ të Elbasanit, në aksidentin e trafikut që ndodhi në aksin rrugor Sarandë – Himarë. Pranoni ngushëllimet e sinqerta të qytetarëve, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të miat personalisht, për humbjen tragjike të jetëve të studenteve”.

“Në këto çaste të rënda për familjarët e viktimave dhe për tërë Republikën e Shqipërisë jemi pranë jush për të ndarë dhimbjen e madhe për këtë tragjedi. Zotëri president, ju shpreh solidaritetin e qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ju ofrojmë përkrahjen e plotë”. 

Presidenti Bamir Topi vizitoi Spitalin Ushtarak:  Topi shprehu ngushellimet per familjaret e viktimave, nderkohe qe u uroi sherim te shpejte te lenduarve. “I gjithe shteti eshte ne kembe, te gjithe strukturat po perpiqen ne maksimum per t’u ardhur ne ndihme te plagosurve”, tha Topi.

Kryetari socialist Edi Rama dhuron gjak: Me vone ne Spital ishte edhe kryetari socialist Edi Rama, i cili dhuroi gjak ne ndihme te te plagosurve dhe beri thirrje qe te gjithe te shkojne te bejne te njejten gje, pasi ndihma e tyre sot eshte jetike. 

*************************************

Himarë ( PLOTESUAR 18:20)-Mbërrijnë në spitalin ushtarak 4 të plagosur rëndë: Një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë mbërriti në Spitalin Ushtarak, për të sjellë 4 studente të plagosura rëndë, në aksidentin tragjik të ndodhur sot.  Në Spitalin Ushtarak, raportohet se ndodhen edhe ministrat e Shëndetësisë e Arsimit, përkatësisht Petrit Vasili e Myqerem Tafaj. Ndërkohë që po transportohen edhe 5 të dëmtuar të tjerë.

Kryqi i Kuq apel për të dhuruar gjak

Kryqi i Kuq Shqiptar per shkak te aksidentit ne Himare, njofton se ka nevoja urgjente per gjak. KKSH ben thirrje per dhurim gjaku nga cdo kush qe ka mundesi prane qendres se transfuizonit te gjakut te QSUT.

Bashkia Himarë në gadishmëri

Kryebashkiaku Goro shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe i siguroi ata se “do të kenë ndihmën e institucioneve lokale deri në momentin e fundit, për çdo nevojë që do të kenë.” “Ishte një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur vitet e fundit në Himarë. Është bërë ç’është e mundur që tu jepej ndihmë sa më parë të lënduarve.”- u shpreh Goro.

Topi: Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve
Edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të studentëve të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, që humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik. Zoti Topi shpreh trishtimin e tij për këtë aksident fatkeq, i cili mori përmasa fatale duke shkaktuar këtë tragjedi të madhe.

PDIU: “humbja e të studentëve, tragjedi mbarëkombëtare, që ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve”

PDIU shprehet se “në këto momente të vështira për çdo qytetar shqiptar, jemi të gjithë të bashkuar me dhimbjen e familjarëve të fëmijëve që humbën jetën dhe të atyre që po luftojnë për të shpëtuar”. (LajmeShqipcom)

***************************************

Himarë (PLOTESUAR 17:30)- Nga burimet e para mësohet se shoferi i autobusit, që sipas dëshmitarëve nga vendngjarja ka humbur jetën në aksident, është identifikuar si Pëllumb Çela.

Vajzat që udhëtonin në autobuzin e rrëzuar, grupi A: Aida Gjika, Alma Deda, Anisa Rusi, Anita Hysa, Antoneta Zaçe, Arta Ballabani, Aurora Molla, Besjana Dani, Besjana Xheneti, Blerina Qerimi, Drenica Guzi, Desilda Bytyçi,  Dorjana Kumria, Dorina Spaho, Elsa Daka, Elsa Shtylla,  Eralda Bajrami, Eranda Baloshi, Eranda Bardhi, Erjola Xhoi, Klejda Kena, Mirsije Biba, Ornela Nushi, Denisa Tare, Erdita Opingari

Grupi B: Eriselda Gubere, Eriselda Çoku, Erjana Gështenja, Ermira Mana, Fabjola Shehi, Florie Pepi, Gerta Ahmetaj, Griselda Zeneli, Griselda Gjilani, Isjana Dalipi,  Ilma Klosi, Joana Debinja, Juliana Kuqi, Juliana Tola,  Klajda Pollozhani, Laureta Cani, Lindita Kabashi, Liri Hasa, Oliverta Dhëmbi, Oltjana Beqiri, Ticiana Hysa, Anisa Çobaj, Enkelejda Berberi, Adjola Musaku, Hanife Xhepexhiu, Anila Curri, Shegushe Haka, Oltjana Yzo,
Anita Hysa, Drenica Guzi

Rama: Tragjedi e tmerrshme, orë solidariteti
“Në Himarë një tragjedi e tmerrshme ka mbajtur pezull frymën e mbarë kombit. Janë orë solidariteti kombëtar e përpjekjesh të gjithanshme për të shpëtuar çdo jetë njerëzore të përfshirë në këtë aksident tragjik. Jam i bindur se personeli i Spitalit Ushtarak i sprovuar në fatkeqësi me përmasa të pazakonshme dhe gjithë njerëzit e shërbimeve të tjera spitalore, policore, ushtarake, do të bëjnë çdo gjë që është në fuqinë e tyre për të shpëtuar jetët që ende mund të shpëtohen. Bashkitë socialiste të Himarës, Orikumit, Vlorës, duhet të bëjnë të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha strukturat shtetërore për çdo gjë që mund të ndihmojnë. Eshtë me shumë rëndësi t’u qëndrojmë pranë në këto orë të zymta familjeve të viktimave për t’u lehtësuar sadopak dhimbjen e patregueshme”.

Berisha : Po bëjmë çdio gjë për të shpëtuar jetë
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u informua për aksidentin e rëndë, me pasoja tragjike, që ndodhi në Himarë, në të cilin kanë humbur jetën një numër studentësh, si dhe u plagosën shumë të tjerë.

Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në Samitin e NATO-s në Çikago, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në Tiranë, për operacionin e ndihmës emergjente ndaj të aksidentuarve, për të cilët po kërkon të bëhet çdo gjë, për të shpëtuar jetën e tyre.

Kryeministri shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e tij më të thellë, për viktimat dhe ndan zinë dhe u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave. (LajmeShqip.com)

*********************************

Himarë – Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme pranë urës së Vishës, në Himarë, ku një autobus me studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, dega letërsi, që dyshohet se ishin të gjitha vajza, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, autobusi me studentë po udhëtonte nga Elbasani drejt Sarandës. Mësohet se autobusi është me targa të Elbasanit (El 2274 B) ndërsa autoambulancat, zjarrfikësit dhe forcat e shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje disa minuta pas aksidentit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se paraprakisht mendohet për 11 viktima dhe rreth 25 studente të plagosur, të cilët janë nxjerrë nga autobusi të ndihmuar nga udhëtarë të rastit. Mësohet se ka qenë një autobus me turistë grekë ai që i ka dhënë ndihmën e parë, studenteve të përfshirë në aksident. Në vendngjarje ka mbërritur tashmë një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa një tjetër është nisur drejt Himarës. 

Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Himarës, 11 trupa të pajetë ndodhen në morgun e qytetit, 25 studente të tjera u transportuan në spital me  plagë të rënda.

Në raportet e para  thuhet se autobusi me të cilin udhëtonin studentet është rrëzuar në aksin Sarandë-Himarë, mes fshatit Vuno e Himarës. Ai sqaron se studentet shkonin në Sarandë për pushime tre ditore, ndërsa dëshmon se terreni ku ka rënë autobusi është i vështirë dhe rruga tepër e ngushtë.

Ndërsa Shefi i Zjarrfikësve, Dilaver Laci ka deklaruar për median se, “terreni ku ka rënë autobusi është shumë i vështirë dhe distanca është e madhe”. (LajmeShqip.com)

12