Lajme Shqip Thursday, 14 July 2011 12:33

Mund tё themi se, pavarёsisht buzёqeshjes qё e shoqёron Parisin, kjo ‘betejё’ ka pёrfunduar 1 me 0 pёr Oqeanin.

Trashёgimtarja mё e pёrndjekur nё botё nga paparacёt, ёshtё zgjuar nga njё surprizё e hidhur.

Pas njё mbrёmjeje festive me miqtё e saj nё plazhin e Malibusё, Paris ka harruar tё ‘pastrojё’ bregun!

Divane, dyshekё dhe jastёkё me ngjyrё tё bardhё, i ka harruar nё plazh, tё cilat gjatё natёs kanё lundruar mirё e mirё nё ujё. Është mëse e kuptueshme se gjatё mbrёmjes, dallgёt kanё shkatёrruar gjithçka. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 21:23

Pёr çudinё e tё gjithёve, Paris Hilton dhe Todd Phillips, janё parё bashkё tri herё.

Çuditёrisht, tё dy bashkё kanё filluar tё shfaqen menjёherё pasi Hilton konfirmoi ndarjen e saj nga i dashuri i saj prej shumё kohёsh Cy Waits.

Ajo u kap duke u puthur me producentin/drejtorin e ‘Hangover-it’ nё njё klab nate tё premten, dhe tё djelёn ata janё parё sёrish bashkё tё drekonin bashkё nё Malibu.

Producenti Phillips ёshtё duke u marrё me disa filma ndёrkohё, pёrfshirё kёtu edhe ‘Hangover 3’.

Nuk do tё ishte çudi sikur Paris tё shfaqej nё ndonjёrin prej tyre. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 04 June 2011 11:28

Bjondina Paris Hilton ka qёnё e ftuar nё programin e ‘Pierce Morgan Tonight’ ku ka shkuar e shoqёruar me nёnёn e saj.

Ajo ёshtё prekur kur ka filluar tё flasё pёr videon e saj famёkeqe XXX-rated qё u shfaq nё vitin 2004.

“Jam ndjerё thellёsisht e tradhёtuar. Ai nuk ishte njё person aventurash pёr mua, ai ishte dikush me tё cilin unё kam kaluar shumё vite bashkё.” – kёshtu u shpreh ajo pёr ish tё dashurin e saj Rick Soloman, i cili shiti kasetёn e filmimeve tё tyre intime.

“Tani kur njerёzit mё shikojnё, mё mendojnё pёr njё njeri qё nuk jam, vetёm pёr incidentin e njё nate me dikё qё unё isha e dashuruar.” – tha ajo.

“Mё duhet tё jetoj me kёtё pёr tё gjithё jetёn dhe t’ua shpjegoj edhe fёmijёve tё mi. Kjo ёshtё diçka qё ma ka ndёrruar jetёn pёrgjithnjё.”

Paris Hilton pёr momentin ёshtё e angazhuar nё reality show-in “Bota sipas Paris”.