Lajme Shqip Tuesday, 28 January 2014 11:57

Hillary Clinton ka pranuar se ajo nuk ka ngarë veturë qysh nga viti 1996.

“Hera e fundit që unë kam drejtuar makinën ka qenë viti 1996”, ka thënë Clinton në takimin me Shoqatën Automobilistike Dealers në New Orleans.
Clinton ka vazhduar duke qeshur: “Po, më kujtohet shumë mirë, dhe fatëkeqësisht kjo varet nga  Shërbimi Sekret, prandaj edhe kjo është njëra ndër arsyet pse unë nuk kam ngarë makinën qysh nga ai vit”.

Mungesa e përvojës në ngasje të makinës së Ish-Sekretares amerikane, dihet qartë që është për shkak të angazhimit të saj si perosn publik, kur para se të largohej nga detyra e sekretares amerikane, ajo ka shërbyer si zonjë e parë e më pas edhe senatore, me ç’rast ishte e angazhuar gjatë në postet publike.

” Më duhet ta pranoj, një nga arsyet se pse mund të jem e penduar në lidhje me jetën publike është se unë nuk mund të ngas veturën më”, ka thënë Clinton.
“Burri im thotë që është bekim, megjithatë ai është i vetmi që ka të drejt të flas për këtë gjë”, ka vazhduar ajo, shkruan Washngton Post.

Ish presidentet dhe zonjat e para kanë mbrojtjen e Shërbimit Sekret edhe pas largimit nga detyrat zyrtare, çka do të thotë që levizjet e tyre vazhdojnë të jenë të kufizuara sa i përket ngasjes së veturave,
Bill Clinton pati pranuar në vitin 2012 se njëra ndër gjërat që më së shumti kishte ndjerë keqardhje që nuk mund ta bënte, ishte lëvizja me makinë.

Ai ka thënë që shpesh ka ngarë golfin e tij sa për të përmbushur dëshiren e tij për vozitjen.
Ndërsa, George ë. Bush ka treguar se ai e kishte ngarë kamionin e tij, por vetëm brenda ambienteve të fermës së tij në Craëford, Texas, dhe kur kampioni i tij u shit në vitin 2009, ai pati deklaruar: ” Unë ka kohë që nuk kam ngarë makinë për shumë vite, por akoma do të isha në gjendje që atë kamion t’a ngisja të paktën në fermën time.