Lajme Shqip Saturday, 31 August 2013 11:58

Hillary Clinton ka zënë sot ballinën e revistës ku thuhet se është zbuluar një video e saj seksuale ku ajo shihet në një pishinë me një femër tjetër.

Sipas kësaj reviste, video ka dalë në dritë kohët e fundit dhe ka për qëllim që të denigrojë personalitetin e Clinton pasi pritet që ajo të kandidojë presidente në zgjedhjet e 2016.

Bëhet fjalë për filmime nga një kamera sigurie në Camp David me një femër brune në fillim të viteve ’90.

Revista publikoi në versionin print pamje nga video ku thotë se shfaqet Clinton duke u puthur me një femër brune.

“Këto thashetheme për seks bëhen për t’ia mohuar asaj kandidaturën presidenciale”, tha një burim pas publikimit nga revista e cila nuk aksesohet nga Shqipëria dhe një pjesë e mirë e Europës.

Në të njëjtën kohë thuhet se Hillary po bën më të mirën që të kthehet në formën e saj sa më të mirë shëndetësore.

Ish Zonja e Parë dhe Sekretarja e Shtetit thuhet se është takuar me gurunë e dietave Dr. Mark Hyman – i cili ka merita të mëdha për shëndetin e Bill Clinton – përderisa ajo përgatitet për zgjedhjet presidenciale./reporteri/