Lajme Shqip Saturday, 28 June 2014 18:15

Kryeministri në detyrë Hashim Thaci thotë se do të respektojë çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese e cila pritet të sqarojë se kush ka të drejtë të formojë qeverinë e re. Ai madje dilemat që janë ngritur po i konsideron të panevojshme. Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi ka vlerësuar se zgjedhjet parlamentare të qershorit u zhvilluan me sukses.

“Qytetarët shprehen vullnetin e tyre lirshëm për të ardhmën e tyre, për Kosovën e zhvilluar dhe të integruar në BE dhe NATO. 

Tani procesi i certifikimit të rezultateve po afrohet. Në ndërkohe, pritet që edhe Gjykata Kushtetuese e Kosoves t’i jap përgjegje pyetjeve te parashtruara nga Presidentja e vendit.

Verdikti i Gjykatës Kushtetuese pritet të qartësoj dilemat e panevojshme qe janë ngritur. Unë si kryeminister i vendit e mirëpres dhe publikisht zotohem se do të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese paverësisht cili do jete ai. Kështu kemi vepruar edhe në të kaluaren kur kemi pranuar vendimet e kësaj gjykatë edhe atëherë kur ato kanë qenë në kundërshtim me pritjet tona.

Fundja, çështja thelbësore e gjithë këtij procesi është që Kosova te tregoj maturi institucionale dhe qytetarët tonë te fillojne ta prekin ndryshimin që do ndodhë me fillimin e zbatimit te Misionit te Ri,” ka thënë Thaçi.

 
Lajme Shqip Saturday, 14 June 2014 16:33

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë 106 mijë e 978 vota, duke qenë kështu lideri bindshëm më i votuari nga partitë politike në vend. Pas tij vjen Isa Mustafa që ka marrë 83 mijë e 738 vota ndërsa i treti vjen Albin Kurti me 42..467 vota. Ramush Haradinaj ka 35.654 vota. Kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, ka marrë 422 vota.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë 106 mijë e 978 vota, duke qenë kështu lideri bindshëm më i votuari nga partitë politike në vend.
Deri në certifikim të rezultateve, votat për liderin e PDK-së pritet të rriten, pasi ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe auditimi i vendvotimeve që nuk kanë përputhje të plotë me procesverbalet, të cilat do t’iu shtohen kandidatëve vetëm pas verifikimit, transmeton lajmi.net

10 personat më të votuar në PDK: (Ende nuk janë rezultate zyrtare)

1. Hashim Thaçi, 106,978 vota

2. Kadri Veseli, 35,375 vota

3. Enver Hoxhaj, 15,102 vota

4. Elmi Reçica, 12,821 vota

5. Hajredin Kuçi, 11,105 vota

6. Agim Aliu, 10,682 vota

7. Memli Krasniqi, 10,484 vota

8. Arsim Bajrami, 10,555 vota

9. Raif Qela, 9,932 vota

10. Sala Berisha -Shala, 9,185 vota

Ndërkohë sipas të dhënave paraprake nga shtabet zgjedhore të subjekteve të tyre, liderët e partive tjera kanë fituar:

Isa Mustafa, 83, 738 vota

Albin Kurti, 42, 467 vota

Ramush Haradinaj, 35, 654 vota

Fatmir Limaj, 19, 342 vota

Nga liderët tjerë të partive politike në Kosovë votat janë kështu:

Behgjet Pacolli, 13,313 vota

Ferid Agani, 5,849 vota

Avni Klinaku, 4,639 vota

Visar Arifaj, 422 vota

 
Lajme Shqip Thursday, 12 June 2014 13:04

Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin Ditës së Paqes, 12 qershorit. Në urimin e kryeministrit Thaçi thuhet se pesëmbëdhjetë vjet nga Dita e Lirisë, Dita e Paqes, janë të vendosur të vazhdojnë me implementimin e reformave të gjithëmbarshme në ekonomi, duke garantuar implementimin e Misionit të Ri – zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të shtetit të Kosovës. Në urimin e tij e Thaçit thuhet se Dita e Paqes, 12 Qershori, është datë historike për vendin tonë dhe shënonpërfundimin e luftës për çlirimin e Kosovës dhe hapjen e kapitullit të paqes.

“Në këtë përvjetor të rëndësishëm, me pietet dhe krenari të veçantë kujtojmë sakrificën e të gjithë dëshmorëve të lirisë, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rezistencën e të gjithë brezave të qytetarëve tanë, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Me rastin e Ditës së Paqes, në emër të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të Republikës shpreh falënderimin e thellë për fushatën e bombardimeve të NATO-s, si intervenimin më të suksesshëm ushtarak dhe humanitar në fund të shekullit njëzet. Republika e Kosovës ka hyrë në vitin e shtatë të Pavarësisë, duke konsoliduar institucionet e veta demokratike, e vendosur dhe e përkushtuar për të përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Pesëmbëdhjetë vjet nga Dita e Lirisë, Dita e Paqes, jemi të vendosur që pas përmbushjes me sukses të misionit të çlirimit dhe të pavarësisë, tani të vazhdojmë me implementimin e reformave të gjithëmbarshme në ekonomi, duke garantuar implementimin e Misionit të Ri – zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të shtetit të Kosovës”, thuhet në urimin e kryeministrit Thaçi.

 
Lajme Shqip Wednesday, 11 June 2014 13:04

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi nuk e ka komentuar marrëveshjen e partive opozitare për të themeluar Qeverinë, por ka thënë se partia e tij bashkë me koalicionin do të mandatohen për të formuar Qeverinë. Thaçi ka thënë se mandatari i Qeverisë së ardhshme do të jetë koalicioni i ndërtuar nga Partia Demokratike, e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 8 qershorit.

Lexojeni të plotë reagimin e Thaçit:

Zgjedhjet e 8 qershorit kaluan si më të mirat e pasluftës dhe tek sa po numërohen edhe votat e fundit, është e qartë sot siç ishte e qartë edhe dje se mandatar i Qeverisë së ardhshme është partia fituese e zgjedhjee dhe koalicioni parazgjedhor prej Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit për Mision të Ri.

Siguroj qytetarët dhe votuesit se ne do të fillojmë me Misionin e Ri – të zhvillimit ekonomik të vendit tone, sipas afateve ligjore dhe kushtetuese.

 
Lajme Shqip Saturday, 26 April 2014 13:26

Kryeministri Hashim Thaçi po insiston edhe më tutje të votohet themelimi i Forcave të Armatosura në Kuvendin e Kosovës para se të shkohet në zgjedhje nacionale.

Për këtë, ai në Prizren ka kërkuar votën e LDK-së dhe të Eqrem Kryeziut.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga deputeti i Parlamentit të Kosovës, njëherësh anëtar i Kryesisë së LDK-së në Prishtinë,Eqrem Kryeziu, që të ndikojë në partinë e tij, për të votuar formimin e Forcës së Armatosur të Kosovës.

“E kisha lutur edhe Eqrem Kryeziun, të votojë për Ushtrinë e Kosovës, dhe të ndikojë edhe në partinë e tij, sepse kjo nuk po bëhet për Hashim Thaçin, por për popullin e Kosovës”, ka thënë Thaçi për RTV “Besa”.

Thaçi po ashtu edhe një herë ka folur për formimin e Gjykatës Speciale.

”Kjo është padrejtësi, por ne këtë e kemi bërë për të dëshmuar pastërtinë e luftës sonë, për të vërtetuar vlerën e madhe të luftës, dhe për të vërtetuar se mbi të gjitha ky popull e do ta drejtën e pastër”, ka Thaçi.  

 
Lajme Shqip Tuesday, 15 April 2014 12:30

Universiteti Kinki ka nderuar me titullin e Doktorit të Nderit, kryeministrin e Kosovës ashim Thaçi, i cili këto ditë qëndroi për vizitë në Japoni. Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e pranimit të titullit, Thaçi theksoi rëndësinë e arsimit në zhvillimin e përgjithshëm të një populli. 

“Një shtet i ri përballet me shumë zgjedhje. Dhe zgjedhjet që bëhen në vitet e para do të formësojnë shekujt që pasojnë. Dhe, kështu ne jemi përpjekur të zgjedhim me mençuri. Kemi zgjedhur rrugën e marrë nga vendet e mëdha si vendi juaj”, tha kryeministri.

Sipas tij, Kosova do të mësojë nga gabimet e të kaluarës dhe nuk do të lejojë që të drejtat e një grupi të avancojnë mbi një tjetër. “Unë jam krenar që qëndroj para jush, si udhëheqës i një vendi që ka udhëtuar një rrugë të gjatë për këto gjashtë vite. Por, gjithashtu jemi të vetëdijshëm se ne kemi shumë më tepër për të bërë. Kur shikojmë përpara se çka ne duam të arrijmë, ne e dimë se e gjitha mbështetet në themelet e edukimit dhe mësimit”, tha Thaçi.

Ai ritheksoi mbështetjen që i ka dhënë nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet universitetit Kinki dhe Universitetit të Prishtinës. “Shpresoj se kjo do të çojë në një shkëmbim të njohurive në mes të këtyre dy institucioneve të mëdha. Unë dua të shoh studentët dhe profesorët kosovarë që vijnë këtu dhe të mësojnë nga ju, dhe ne duam të ju kthejmë këtë nder duke ju ftuar që të na bashkoheni në Prishtinë”, tha kryeministri i Kosovës.

Gjatë vizitës në Japoni, Thaçi ka zhvilluar takime me homologun Shinzo Abe dhe përfaqësues të tjerë të lartë shtetëtor të Japonisë.

 
Lajme Shqip Monday, 14 April 2014 13:12

Gjatë vizitës zyrtare në Tokio, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u prit nga homologu e tij, kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe. Të dy kryeministrat nënshkruan deklaratën e përbashkët për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

Kryeministri japonez Abe, që në fillim falënderoi kryeministri Thaçi për vizitën e dytë zyrtare, e cila tregon për rëndësinë që Japonia i kushton Kosovës, edhe pse një shtet i ri, por me rol të rëndësishëm për paqen në Ballkan.

Abe theksoi tri pika të rëndësishme të marrëdhënieve me Kosovën. Së pari forcimin e marrëdhënieve bilaterale, në fusha të ndryshme, në të cilat nuk do të mungojë kontributi i Japonisë, si deri më tani. Së dyti, aspektet e sigurisë në rajon dhe së treti, kryeministri japonez theksoi se Japonia përkrah fuqishëm përpjekjet e Kosovës për integrime evropiane.

Ndërkaq, kryeministri Thaçi foli për kushtet dhe lehtësitë që krijon Kosova për investitorët e jashtëm, sidomos në energjetikë, në miniera dhe në agrikulturë.

Kryeministri Thaçi falënderoi qeverinë japoneze për kontributin e dhënë në fushë të kulturës, e veçanërisht në pajisjen e Filarmonisë së Kosovës me instrumente mjaft moderne.

Kryeministri Thaçi e njoftoi kryeministrin japonez me rezultatet e arritura në Bruksel, në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbinë, për fazat e implementimit të marrëveshjes, e cila ka krijuar një situatë të re në rajon dhe mund të shërbejë si model edhe midis popujve që kanë kaluar dhe kalojnë nëpër konflikte aktualisht.

Thaçi uroi kryeministrin Abe dhe Japoninë si organizatore e Lojërave Olimpike 2020, dhe kërkoi që Japonia ta ushtrojë ndikimin e saj në organizatat ndërkombëtare për ta shpejtuar të drejtën e Kosovës për të marrë pjesë në të gjitha organizimet sportive ndërkombëtare.

Abe shprehu konsideratë të lartë për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës dhe të kryeministrit Thaçi për marrëveshjen e Brukselit.

Kryeministri Thaçi e njoftoi homologun e tij se së shpejti do ta themelojë Grupin parlamentar për Japoninë, që ka për qëllim promovimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve.

Në fund, Thaçi kërkoi nga qeveria japoneze për të hapur zyrën e JICA si dhe mundësinë për të hequr vizat për studentët dhe afaristët nga Kosova.

Në fund të takimit dy kryeministrat nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për bashkëpunim midis Republikës së Kosovës dhe Japonisë, që kanë të bëjnë forcimin e marrëdhënieve bilaterale, zhvillimin ekonomik bashkëpunimin kulturor, promovimin e bizneseve dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Kryeministri Thaçi mban konferencë shtypi në Klubin e Jashtëm të Korrespodentëve (The Foreign Correspeondent’s Club). Në Foreign Correspondent’ s Club interesimet e gazetarëve ishin të fokusuara te kushtet që ofron Kosova për investitorët e huaj në fusha të ndryshme, veçanërisht në fushën e turizmit.

Kryeministri Thaçi mbajti ligjëratë në Universitetin Sophia, para studentëve dhe stafit akademik. Në ligjëratën e tij ai theksoi tri misionet e tij: lirinë e vendit, pavarësinë dhe zhvillimin ekonomik, që është edhe një nga arsyet e vizitës në Japoni./rtk/

 
Lajme Shqip Saturday, 12 April 2014 13:00

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, është shprehur i bindur se fitorja e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare do të jetë “e sigurt, e thellë dhe bindëse”.

“Në listën e PDK-së për deputetë nuk do të hyjë asnjë kandidat i cili është nën hetime për korrupsion apo krim të organizuar”, ka thënë Thaçi për Epokën e re.

 
Lajme Shqip Sunday, 06 April 2014 15:24

Kryeministri Hashim Thaçi e cilësoi lajm të mrekullueshëm pranimin e Kosovës si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. “Në fund të majit, në takimin e Vilniusit, përfundojnë formalitetet dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ketë statusin zyrtar të vëzhguesit në Asamble. Ky është hap i rëndësishëm dhe thelbësor në integrimin e shtetit tonë në Aleancën më të madhe të sigurisë në botë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. 

Dje Asambleja Parlamentare e NATO-s ka vendosur që Kosovës t’i jepet statusi i vendit vëzhgues në AP të NATOs, ndërkaq qe në të njëjtën kohë është përjashtuar Rusia nga ky organ.

 
Lajme Shqip Tuesday, 25 March 2014 15:27

Takimi i ardhshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç, do të zhvillohet më 31 mars. Kështu njofton zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, njëkohësisht ndërmjetësuese e procesit. 

“Përfaqësuesja e Lartë, Catherine Ashton, do të vazhdojë bisedimet me kryeministrin Hashim Thaçi, si dhe me kryeministrin Ivica Daçiç dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiç. Në takim, dy palët do të vazhdojnë punën e tyre rreth zbatimit të Marrëveshjes së Prillit dhe do të diskutojnë po ashtu për hapat e ardhshëm në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në njoftim.