Lajme Shqip Sunday, 20 October 2013 18:02

Një oficer i SHISH është vënë në pranga duke transportuar 200 kg hashash. Punonjësi i SHISH, Eugen Muçaj, u arrestua pranë fshatit Papër në Elbasan, ndërsa udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë.Mësohet se agjenti i SHISH mbahej nën vëzhgim dhe forcat e Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, ishin informuar për lëvizjen e fundit që do të bënte ai.Policia e Elbasanit është treguar e rezervuar në informacionet për mediat dhe për shkak të funksionit të Eugen Muçajt dhe nuk dihet se cili ishte denstinacioni i lëndës narkotike.Po hetohet edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku. Ndërkohë po sot në portin e Durrësit u arrestua një person, ndërsa po tentonte të trafikonte drejt Italisë një sasi prej 10 kg hashash.

 
Lajme Shqip Monday, 07 October 2013 23:24

Dy shqiptarë u dënuan me 4 vjet burg nga një gjykatë e Uellsit, pasi ishin pronarë të një punishteje që përpunonte hashash. Mësohet se gjatë një operacioni, policia zbuloi një punishte me 1,000 rrënjë bime kanabis sativa, e cila ka një vlerë në treg prej 250 mijë paundësh. Kjo punishte, si për ironi, ndodhej vetëm pak metra larg godinës së gjykatës, e cila dënoi dy shqiptarët. 

Ata janë Valdet Malluta, 20 vjeç dhe Ajet Gjuzi, 23 vjeç. Mësohet se punishtja ishte regjistruar në organet kompetente si një klub nate, por që nuk ka shërbyer asnjëherë si i tillë, pasi brenda saj përpunoheshin sasi të mëdha kanabisi, të destinuara për tregun uellsian. Shqiptarët u arrestuan më 5 shtator gjatë një operacioni të policisë dhe u dënuan me nga 2 vjet burg.

/Shekulli/