Lajme Shqip Wednesday, 14 August 2013 16:27

Selanik – Në Selanik të Greqisë, të martën është përkujtuar Hasan Prishtina, ish kryeministër i Shqipërisë dhe një ndër figurat më të çmuara të kombit shqiptar. Organizimi përkujtimor në Selanik, u bë me rastin e tetëdhjetë vjetorit të Hasan Prishtinës, ku më 13 gusht 1993, Ibrahim Celo, i paguar nga Ahmet Zogu, kishte shtënë ndaj Hasan Prishtinës. Më 14 gusht 1933, një ditë pas vrasjes së Hasan Prishtinës, gazeta greke “Maqedonia e Re”, kishte shkruar një artikull në të cilin, ishte publikuar edhe fotografia e vrasjes së Hasan Prishtinës, por edhe e vrasësit të tij Ibrahim Celo. Rektori i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi dhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Blerim Reka, ishin ndër pjesëmarrësit e këtij përkujtimi, me ç’rast vlerësuan lart veprën e Hasan Prishtinës për shqiptarët. 

Ceremonia e shënimit të 80 vjetorit të kësaj ngjarjeje në Selanik, u organizua nga pasardhësi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin personalitete të larta nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia./Lajmeshqip/