Lajme Shqip Tuesday, 02 July 2013 09:51

Prishtinë – Deputeti i LDK-së, Haki Demolli ka rrëfyer në Interaktiv incidentin me ambasadoren amerikane, Tracey Ann Jacobson. Ai ka thënë se nuk ka parë fërkim fizik ndërmjet protestuesve të Vetëvendosjes dhe ambasadores, dhe se për kalimin e tij dhe të tjerëve sigurt, ka ndihmuar Policia e Kosovës.

“Unë nuk kam pa aty në atë vend aty, sepse ajo ka pas edhe një tentim paraprak, kur ka dalë nga vetura, por unë nuk kam parë në atë vend, ndonjë fërkim që ka pasur me pjesëtarët protestuesit, apo me simpatizantët dhe ithtarët e Vetëvendosjes. E kam parë fotografinë e saj, por unë nuk kam parë ndonjë fërkim, edhe pse disa kanë pështy, edhe pallton time. Nuk është korrekte kjo. por, as unë nuk kam pasur ndonjë kontakt fizik, falë Policisë së Kosovës”, ka thënë ai për Interaktiv.