Lajme Shqip Tuesday, 19 November 2013 15:53

Prishtinë – Partia Demokratike e Kosovës është gati për zgjedhjetkombëtare.

Nënkryetari i partisë në pushtet, Hajredin Kuçi ka shprehur optimizmin e tij se edhe në këto zgjedhje, PDK-ja do të jetë e para.

“Natyrisht se në zgjedhjetkombëtare presim të rrisim distancën e fuqisë sonë politikenë raport me partitë e tjerapolitike”,-tha ai, duke shtuar se të gjithë ata që flasin përzgjedhjet nacionale mendjen e kanë tek rezultati i zgjedhjeve lokale. 

 
Lajme Shqip Wednesday, 13 November 2013 18:24

Zëvendës kryeministrit të Kosovës duket se ka filluar t’i pëlqej karriera e re prej këngëtarit.

Pas komenteve të shumta që morri në “hitin” e tij të parë në synetin e Devollëve, Kuçi ka lansuar edhe videoklipin e radhës me një këngë kushtuar “Ali Pash Tepelenës”.

Ai nën shoqërimin e vëllezërve Qeta, kësaj radhe qetë më shumë në pah aftësitë e tij prej këngëtari.

Një gjë është e sigurt, që nëse vazhdon kështu, Kuqi, shumë shpejtë do të krijoj edhe Albumin e tij të parë. /Zëri/

 

VIDEO: http://www.youtube.com/watch?v=GK1yjLf8WMA