Lajme Shqip Wednesday, 11 June 2014 15:25

Hajredin Kuçi, nënkryetar i PDK-së ka thënë të mërkurën se do ta denoncojnë në Kushtetuese veprimin e mundshëm të presidentes Atifete Jahjaga për ta mandatuar jashtë PDK-së ndonjë kandidat për kryeministër. Ai ka dhënë zotimin se ky subjekt politik do ta respektonte çfarëdo vendimi të Kushteteuses.

Po kështu, ai ka thënë se PDK-ja është e gatshme të shkohet në zgjedhje të reja të parakohshme, nëse dy herë radhazi dështon ta kalojë në Kuvend Qeverinë, transmeton koha.net.

Interpretimi që ai ka dhënë është se presidentja nuk ka të drejtë ta mandatojë kandidatin e mundshëm për kryeministër, të tri subjekteve në opozitë.

 
Lajme Shqip Sunday, 02 June 2013 22:48

 

Një person i dënuar me 25 vite burg para një viti qëndroi në të njejtin restaurant ku po pinte kafe Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi.

Gazeta elektronike Express në Prishtinë raporton se takimi kishte ndodhur në restaurant “Gorenje”, në Veterrnik .

Burime të Gazetës Express thonë se i burgosuri me inicialet O.Z kishte kërkuar që Ministri t’ia paguante drekën dhe aty Kuçi kishte kuptuar se përballë vetës ka një të burgosur.

I burgosuri gjatë asaj kohe zyrtarisht ishte duke qëndruar për mjekim në spital.

Kuçi mohoi t’I ketë paguar drekën të burgosurit dhe deklaroi se kishte marrë masa ndaj policëve që ishin angazhuar për ta ruajtur të burgosurin gjatë kohës sa mjekohej.

 “Ai i burgosur ka qenë jashtë spitalit dhe unë kam kërkuar që kjo punë të shikohet dhe për këtë rast janë suspenduar dy policë, për këtë mund të pyesni Resmi Hoxhën”, tha Kuçi për Express.

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 28 May 2013 16:34

 

Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së parë Ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe planit të zbatimit për këtë marrëveshje u miratua sot pa ndonjë debat nga Qeveria e Kosovës.

Në mbledhjen e ekzekutivit të vendit të mbajtur të martën është miratuar me shumicë votash ky projektligj. Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se pas nënshkrimit të planit të zbatimit nga të dyja palët, është paraparë që marrëveshja të ratifikohet nga të dyja shtetet.

 “Ne jemi pajtuar që ditën e enjte kur e kemi nënshkruar planin e zbatimit të marrëveshjes, por që diçka të ratifikohet duhet të jetë e pajtueshme për të dyja palët dhe tani Serbia e ka dhënë pajtimin. Ne sot kemi menduar që ta kalojmë edhe në Qeveri këtë çështje dhe ta procedojmë menjëherë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Ndërsa zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka dhënë më shumë detaje rreth këtij projektligji.

Ai ka thënë se ky projektligj ratifikon marrëveshjen e parë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kjo marrëveshje është miratuar nga Kuvendi më 22 prill 2013 përmes rezolutës dhe plani i zbatimit që është përafruar nga dy kryeministrat dhe ky plan i zbatimit është miratuar nga Qeveria.

“Theksoj se edhe marrëveshja e parë janë pajtuar dhe miratuar nga pala tjetër. Marrëveshja e parë ndërkombëtare do ta keni në shtojcën e parë dhe planin e zbatimit që është në marrëveshje. Këto të dyja do të jenë pjesë përbërëse të këtij ligji. Ky ligj i obligon dy republikat ta zbatojnë. Jam i bindur që me miratimin e këtij dhe ratifikimin e tij hapet mënyra e qartë e zbatimit të marrëveshjes të nënshkruar më parë”, ka theksuar Kuçi.

Ndërkohë në rend të ditës ka qenë edhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kufijtë administrativ të komunave, ku edhe ky projektligj me shumicë votash është miratuar.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq ka thënë se MAPL në bazë të mandatit propozon ndryshimin e projektligjit për kufijtë administrativë, për dy komunat e reja që do të formohen

Formimi i dy komunave të Hasit, normalisht që parasheh edhe implikime buxhetore.

 

 
Lajme Shqip Monday, 20 May 2013 10:59

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi përmendi tre emra të zyrtarëve të partisë së tij të cilët mund ta zëvendësojnë atë në postin e kryeministrit.

Kryeministra të ardhshem sipas tij mund të jenë figura politike si Kadri Veseli, Fatmir Limaj e Hajredin Kuçi.

” Nëse unë nuk do të rikandidoj atëherë njëri nga kandidatët e mundshëm për kryeministër janë: z.Kadri Veseli,  z.Fatmir Limaj dhe z.Hajredin Kuqi”, ka deklaruar Thaçi.

Kryeministri ka folur edhe për rastin Limaj ku është si dëshmitar.

Ai ka thënë se i ka raportet e mira me ish-ministrin e Transportit.

“Limaj padrejtësisht po akuzohet nga misioni për sundimin e rendit dhe ligjit EULEX. Limaj shpejt do të jetë i lirë pranë familjes së tij dhe do të rikthehet fuqishëm në skenën politike”, ka thënë Thaçi.