Lajme Shqip Thursday, 23 January 2014 15:42

Kolegji i ankesave në Gjykatën e Hagës ka ulur dënimet e dhëna më parë për zyrtarët serbë të shpallur përgjegjës për krime në Kosovë gjatë vitit 1999.

Mediet serbe raportojnë se nga ulja e dënimit kanë përfituar ish zëvendëskryeministri i Jugosllavisë, Nikolla Shainoviq, gjenerali i APJ-së Vlladimir Llazareviq, dhe gjenerali i policisë Sreten Llukiq.

Ndërsa për gjeneralin Nebojsha Pavkoviq u rikonfirmua dënimi me 22 vjet burgim i shkallës së parë. Shainoviqit dënimi i ështëulur nga 22 në 18 vite burg, Llukiqit nga 22 në 20 vite burg, ndërsa Llazareviqit nga 15 në 14 vjet vite burg.

Në vitin 2009, të katër zyrtarët serbë janë shpallur fajtor nga Shkalla e Parë e Gjykatës së Hagës, pë akuzat e ngritura siç ishte fushata e dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës më 1999. Autoritetet e Gjykatës së Hagës kishte konstatuar se Kosovën ishin detyruar ta braktisin të paktën 700 mijë shqiptarë. /albeu/