Lajme Shqip Sunday, 19 January 2014 16:16

Tiranë- Seksioni Kundër Krimit Kompjuterik ka vënë në pranga 18-vjeçarin Florjan Hoxhaj, i cili akuzohet për veprat penale “Hyrje e pa autorizuar kompjuterike” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, në kuadër të veprimtarisë së grupit të hakerave “Albania Hacker Group”. 

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ndaj 18-vjeçarit nga Vlora, i njohur me preudonimin Neteorm gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg në mungesë”. 

“Gjatë ecurisë së hetimit, dyshohet se anëtaret e grupit “Albania Hacker Group” kanë kryer “sulmin” kibernetik të një numri të konsiderueshëm të faqeve të ministrive, shkollave, portaleve apo web të tjera të shtetit Serb dhe Grek. Dyshohet se, pas sigurimit të kartave të kreditit, dhe marrjes së të dhënave, përvetësonin duke ndërhyrë në serverat e subjekteve tregtare që kryejnë shërbimin e blerjes nëpërmjet internetit.”- bëri të ditur Policia. 
Aktualisht, strukturat për Krimet Kimbernetike të Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të anëtareve të tjerë të këtij grupi kriminal. /BW/