Lajme Shqip Wednesday, 02 April 2014 14:10

Pep Guardiola e quajti Manchester United si një nga skuadrat më të mira në botë, pasi pa Bayernin e tij të derdhte djersë përballë kampionëve në fuqi të Ligës Premiere në ”Old Trafford”.

 Bavarezët në takimin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve shkonin si favoritë të padiskutueshëm, megjithatë tekniku spanjoll i gëzohet edhe barazimit 1-1 me ‘Djajtë e Kuq’.

“Jam shumë i kënaqur, shënuam një gol në udhëtim dhe kjo është e rëndësishme. Manchester United është një nga skuadrat më të mira, e cila mbrohet mjaft mirë dhe është vështirë të luash kundër tyre. Tani do të mendojmë të gjejmë një zgjidhje për ndeshjen e kthimit në Mynih, edhe pse është e rrezikshme kur luan pas një barazimi 1-1. Do të përpiqemi me çdo kusht të fitojmë në takimin tjetër, jam i sigurt se mund t’ia dalim”, ka theksuar Guardiola.

 
Lajme Shqip Monday, 02 December 2013 15:10

Kampionët e Europës dhe Gjermanisë, Bayern Munchen, nuk kanë qënë kurrë në një situatë kaq të vështirë përsa u përket dëmtimeve. Nga ana tjetër, bavarezët i kanë dhënë Pep Guardiolës edhe skuadrën me kapacitetet dhe kualitetet më të lartë në Gjermani dhe Europë. Trajneri katalanas është ankuar nga dëmtimet. Deri tani atij i mungojnë: Badstuber, Schweinsteiger, Pizarro, Lahm, Shaqiri dhe Ribery. Teksa kaloi me sukses edhe modestët e Eintracht Braunschweig, në prag tëndeshjes së Kupës së Gjermanisë ndaj Augsburg ditën e mërkurë, Drejtori Sportiv i Bayernit, Matthias Sammer, ka dhënë lajme të mira, duke pohuar rikthimin e dy lojtarëve kyç për Guardiolën.

“Dita-ditës po marrim frymë. Lajmi i mirë për ne është se për të mërkurën presim të jenë gati edhe dy lojtarë të tjerë, të cilët do ia lehtësonin më shumë punën trajnerit tonë”, komunikoi Sammer, duke shtuar: “Çdo lojtar është i rëndësishëm për ne. Ata i japin forcë ekipit duke qenë edhe në stol. Në Augsburg duhet të paraqitemi në formë të mirë. Shpresoj që dy lojtarët të marrin dritën jeshile nga trajneri për të qenë pjesë aktive e ndeshjes”.

Edhe pse Drejtori Sportiv i bavarezëve nuk bëri të ditur emrat, mediat gjermane, duke iu referuar burimeve të tyre, kanë zbuluar se ndaj Augsburgut në Kupë do rikthehen Franck Ribery dhe Xherdan Shaqiri.

Mesfushori francez nuk mori dot pjesë në tri ndeshjet e fundit, për shkak të dhimbjeve në brinjën e 10-të, ndërsa Xherdan Shaqiri, pas tërheqjes muskulore më 11 tetor kundër Shqipërisë, do jetë gati për Augsburg dhe Botërorin e Klubeve. /albeu/

 
Lajme Shqip Saturday, 31 August 2013 12:11

Franck Ribery ia dedikon Pep Guardiolas golin e tij në SuperKupën e Europës përballë Chelseat, ku Bayern Munich fitoi me penallti 5-4. Francezirealizoi golin e parë për bavarezët në minutën e 47’ duke barazuar shifrat. Fituesi i çmimit të “lojtarit më të mirë UEFA”, tha se gjigantët gjerman luftuan deri në fund e se fitorja përballë Londinezëve ishte mëse e merituar.

30-vjeçari francez pranoi se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin spanjoll dhe se triumfi në SuperKupë ishte i rëndësishëm për Guardiolën, shkruan albeu.

Por kjo u pa edhe gjatë festimit të golit. Si francezi ashtu edhe tekniku katalanas festuan në një mënyrë të çmendur, gjë që nuk e kishin parë më parë tek asnjë prej tyre.

video: http://www.youtube.com/watch?v=gQzWKNJziEQ

 
Lajme Shqip Saturday, 28 April 2012 08:03

Roberto Di Mateo ka vënë në dyshim nëse Pep Guardiola mund të jetë në gjendje të eksportojë kulturën e futbollit të Barcelonës drejt Çelsit nëse në një të ardhme do të provojë të marrë drejtimin e klubit londinez. Ndonëse trajneri i katalanasve ka deklaruar se do të bëjë një vit pushim, mediat evropiane kanë filluar të spekulojnë hapur për ofertën e Abramoviç në adresë të tij.

Sipas gazetave angleze, Abramoviç ka patur gjithmonë si ide të ndërtojë “Barcelonën me fanella blu” dhe për këtë arsye do të bëjë maksimumin për të marrë trajnerin në drejtimin e skuadrës së tij.

Por Di Mateo nuk mendon se kjo është e mundur. “Historia na tregon se është e vështirë të riprodhosh kulturën e një klubi në një klub tjetër. Guardiola mund të jetë i pari që e bën realitet një gjë të tillë. Por nëse sheh historinë e futbollit, e kupton që nuk ka ndodhur asnjëherë kështu”, tregoi trajneri italian.

“Ai është një trajner i shkëlqyer, një person i shkëlqyer dhe është në moshë të re, me shumë vite trajnim para në karrierën e tij”, tha Di Mateo për Guardiolën që ka fituar 13 trofe që nga viti 2009.

“Pep ka patur një sukses kaq të jashtëzakonshëm dhe vendimi që ka marrë është për të mirën e tij, karrierën e tij dhe familjen e tij. Mendoj se ai është një shembull për çdo trajner të ri por kam dyshimet e mia se ajo që ai ka arritur në një periudhë kaq të shkurtër do të përsëritet nga ndokush”.

Ndonëse Di Mateo ka udhëhequr Çelsin në finalen e Ligës së Kampioneve duke kaluar pikërisht Barcelonën, mediat angleze kanë bërë të ditur se Abramoviç është i pakënaqur me mënyrën se si ekipi i tij ka ecur para, duke hequr dorë tërësisht nga futbolli i luajtur përballë katalanasve.

“Nuk e vrasim mendjen për këtë gjë! Kemi shënuar 3 gola kundër Barcelonës dhe goli i Ramirez është më i bukuri i sfidës. Njerëzit mund të flasin sa të duan por ne kaluam pas dy ndeshjeve. Janë dy lloje të ndryshme futbolli, por ne jemi në finale”, deklaroi Di Mateo. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 27 April 2012 16:10

Shumëkush ka parë me kureshtje mungesën e Lionel Mesit në konferencën e Pep Guardiolës ku ai bëri publik vendimin për të mos vazhduar më në drejtimin e skuadrës katalanase, pasi aty gjendeshin thuajse të gjithë lojtarët e skuadrës së Barcelonës.

Por ky dyshim ka zgjatur vetëm pak minuta, aq sa i është dashur yllit katalanas të publikojë një koment në faqen e tij zyrtare në Facebook rreth kësaj çështje, duke treguar arsyen e vërtetë pse nuk ishte qenë përkrah shokëve të tij të skuadrës.

“Falënderoj me zemër Pep për atë që ka arritur t’i japë karrierës time profesionale dhe personale. Për shkak të emocioneve që ndjej, vendosa të mos isha i pranishëm në konferencën për shtyp, përkrah gazetarëve, pasi e dija që ata do të kërkonin shenjat e vuajtjes të lojtarëve, por kjo është diçka që unë kam zgjedhur të mos e shfaq”, ishin fjalët e futbollistit, i cili ka pranuar në këtë mënyrë se e ka përjetuar shuam keq këtë vendim të trajnerit të tij.

Në një tjetër rrjet social, Twitter, ka ardhur falënderimi i kapitenit Pujol. “Faleminderit për gjithçka Pep! Na ke mësuar rrugën që duhet ndjekur… Një përqafim i madh”, ishin fjalët e tij. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 27 April 2012 13:25

Pep Guardiola do të largohet nga drejtimi i skuadrës së Barcelonës në fundin e këtij sezoni. Lajmin e ka konfirmuar vetë tekniku i katalanasve në një konferencë për shtyp ku është bërë e ditur se vitin e ardhëm, klubin katalanas do ta drejtojë ai që ishte zëvendësi i tij, Tito Vijanova.

“Nuk është një situatë e thjeshtë për mua. Më vjen keq që kam krijuar pasiguri dhe më vjen keq nëse ndokush ka vënë në dyshim seriozitetin e punës time. Që në tetor kisha folur me drejtuesit e klubit duke u thënë vullnetin tim por nuk mund t’ua thoja këtë lojtarëve dhe shtypit pasi do të krijoja probleme. Të rrija këtu do të thoshte të jepja çdo ditë 100% por për momentin nuk jam më në gjendje të jap këtë 100%”, ka thënë me lot në sy trajneri i katalanasve.

“Përgjegjësi për largimin tim është vetëm koha, ajo që ka kaluar. Të drejtosh këtu është e lodhshme, katër vjet janë një pafundësi. Por jam krenar që kam qenë pjesë e këtij klubi për këto katër vite. Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm për të gjithë lojtarët, për ambientin në klub. Askush nuk e kupton se sa e bukur ishte të drejtoja këto djem dhe të fitoja kaq shumë gjëra me ta. Ka qenë një privilegj të imagjinoja gjëra që ata më pas i kanë bërë realitet në fushë”, tha ai, duke iu drejtuar futbollistëve të cilët ishin të pranishëm në sallën e konferencave dhe shumë prej tyre dukeshin të prekur nga kjo deklaratë e Guardiolës.

Në fund edhe një batutë për skuadrën. “Si reagoi skuadra? Më kanë trajtuar keq, shumë keq. Por e dinë që deri në fund të sezonit jam unë trajner ndaj nuk do të ketë fjalë dhe polemika”, ishte komenti i Guardiolës.

Ai më pas ka vlerësuar maksimalisht punën e atij që do të jetë trajner nga viti i ardhshëm, Tito Vijanova dhe ka bërë të qartë se po mendon që personalisht të qëndrojë të paktën një vit pushim pasi nuk po largohej për të pranuar një ofertë tjetër. (LajmeShqip.com)