Lajme Shqip Wednesday, 05 June 2013 20:07

Prishtinë – Gjatë ditës ishte plasuar lajmi se katër grevistët të cilët po qëndrojnë prej të shtunës përballë burgut në Prishtinë kundër burgosjeve të fundit nga ana e EULEX-it, po hanë dhe po pinë përkundër asaj që janë në grevë.

Kjo ka shtyrë grevistët që të reagojnë ndaj këtij lajmi, duke e demantuar atë, duke ftuar mediat që dyshojnë, “të sjellin ekipin mjekësor për të bërë konstatimin nëse kanë ngrënë apo jo”.

”Kundër kësaj shpifje do bëjmë denoncim, me shpresë së salustrot shqipfolës nuk do ta bllokojnë procedimin. Ndërsa, medieve që kanë raportuar se në po hamë, i ofrojmë mundësi të sjellin ekip mjekësor për të bërë konstatimin se a kemi ngrënë ose jo”, thuhet në reagimin e këtyre grevistëve, që e transmeton Express.

Ata thonë se nuk janë nga ata që e mashtrojnë opinionin me grevë të improvizuar.

“Ndërsa mediat që shpifën kështu kanë synuar denigrimin e angazhimit dhe kësaj sakrifice që po bëjmë, si mjet legjitim për të mbrojtur vlerat e Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Ata sqarojnë se rëndom, në grevë urie lejohet vetëm uji, çaji dhe kafja pa sheqer. Dhe këto thonë se janë duke i përdorur.