Lajme Shqip Thursday, 30 January 2014 12:55

Një minoren shqiptar ka djegur flamurin grek në gjimnazin e një shkolle në Kavala. Mësohet se ndaj djalit 13-vjeçar ka nisur ndjekja penale në gjendje të lirë, pasi ai nuk mund të arrestohet për shkak të moshës.

Sipas policisë greke, 13-vjeçari e ka djegur dy herë flamurin grek, njëherë mëngjesin e 28 tetorit të vitit 2013. Adoleshenti shqiptar pasi hyri në oborrin e gjimnazit të Kavala-s, shkolla ku edhe ai vetë ai studion, mori një nga flamurët dhe ia vuri zjarrin. 

Ndërsa rasti i dytë u shënua në mbrëmjen e 16 janarit të këtij viti, ku 13-vjeçari pas hyri në oborrin e gjimnazit mori një nga flamurët e varur dhe ia vuri zjarrin jashtë ambienteve shkollës, transmeton shekulli.

Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj 13-vjeçarit shqiptar, i cili akuzohet për xheste ekstremiste dhe për dhunim të simboleve greke. 

 
Lajme Shqip Tuesday, 07 January 2014 21:15

Emigrantët shqiptarë në Greqi janë duke u përballur sërish me pengesa nga shteti fqinj për dokumentet e qëndrimit. Problem sërish janë toponimet. 

Ndërsa pak muaj më parë për shkak të tyre, fëmijëve shqiptarë që kanë lindur në shtetin fqinj nuk iu lejohet kalimi në kufi, këtë herë atyre nuk po iu rinovohen lejet e qëndrimit.

Mijëra familjeve shqiptare iu është dërguar nga shteti grek një letër ku njoftohen se iu lihet në dispozicion vetëm një muaj afat për të bërë rregullimin e vendlindjes së tyre në pasaportat shqiptare, në të kundërt atyre i është komunikuar largimi nga Greqia. 

Vendlindja e fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi është e shkruajtur në shqip, ndërsa shteti fqinj kërkon që ato të shkruhen në gjuhën angleze, duke e vënë këtë kusht për rinovimin e lejeve të qëndrimit në Greqi. 

Iris Hajdinaj është një nënë që të dy fëmijët e saj janë lindur në Greqi, të cilëve i rrezikohet qëndrimi atje. 

“Fëmijëve të mi nuk u është dhënë leja e qëndrimit vetëm për arsyen sepse pasaportat e tyre quhen të pavlera sepse në vend to shkruhet Selanik në vend të Thesaloniki. Ky është një problem shumë serioz. Fëmijëve të mi i skadojnë dokumentet në korrik, por lejen e mëpasshme nuk e dhanë vetëm për këtë arsye, thotë Iris Hajdinaj. 

Si ky rast janë mijëra emigrantë shqiptarë që këto ditë, që ka nisur edhe periudha e rinovimit të lejeve të qëndrimit në Greqi, po përballen me kërkesën e shtetit fqinj për ndryshimin e emërtimit të vendlindjes në dokumentet  e tyre të identitetit. 

Për shkak të afatit të ngushtë, vetëm një muaj që iu është lënë në dispozicion, emigrantët kanë parë si mundësi të vetme të kërkojnë ndihmën pranë zyrave të PS në Greqi, raporton “Top Channel”. 

Kryetari i degës së Selanikut Tomor Demiraj thotë se, pranë zyrës së tij ka dyndje të qindra  bashkëkombasve që po përballen me këtë kërkesë të re të shtetit fqinj. 

“Ne kërkojmë një vendim të shpejtë të mundshëm brenda këtyre ditëve sepse është muaji që shqiptarët ripërtërijnë dokumentet dhe ata po i prishin dokumentet”, thotë Demiraj. 

Për këtë shkak ai dhe drejtues të tjerë të zyrës së PS në Selanik kanë ardhur në Shqipëri për të kërkuar ndihmën e shtetit shqiptar. Ata kanë vënë në dijeni Kryeministrin dhe kanë marrë kontakte me Ministrinë tonë të Jashtme. 

Ndërkohë qindra shqiptarë, që prej vitesh kanë ndërtuar jetën në shtetin fqinj, në kushtet e kërkesës për largim nëse nuk bëhet rregullimi i shkrimit, kanë hapur proces gjyqësor në Greqi. 

Por për ta as kjo nuk është zgjidhje, pasi procesi në gjykata është i tejzgjatur dhe kapërcen afatin njëmujor të lënë nga shteti fqinj. Në këto kushte duket se më të përfituarit janë avokatët grekë, që duke shfrytëzuar  kushtet e emergjencës  janë duke iu vënë tarifa të larta emigrantëve shqiptarë. Pavarësisht kësaj ata thonë se janë gati të paguajnë për shtyrë lejet e qëndrimeve në Greqi. 

Ndërsa nga kontaktet zyrtare në Tiranë iu është thënë se me palën greke po punohet për zgjidhje përfundimtare të çështjes së toponimeve, afati që shteti grek iu ka lënë kërkon, thonë ata, një zgjidhje të shpejtë./shekulli online/ 

 

 
Lajme Shqip Monday, 30 December 2014 12:33

Athinë- Shqiptarët në Greqi përjashtohen nga asistenca familjare. Sipas “Plus, gazeta e Athinës”, përmes procedurave të reja shqiptarët janë përjashtuar nga asistenca në vendin fqinj. Më në fund zbulojmë vendimin ku bazohen nëpunësit e OGA (Entit të Siguracioneve Bujqësore), për të përjashtuar lehtë e bukur shqiptarët emigrantë, nga asistenca familjare A21. Kaluan muaj të tërë, madje disa prej jush e keni marrë edhe këstin e parë, për të zbuluar se çfarë fshihet në të vërtet, pas refuzimit këmbëngulës të nëpunësve. Në njësinë qendrore të OGA, në rrugën “Averof” 7, ku detyrimisht drejtohen të gjithë banorët e Atikës e zonave të afërta, radha është pafund.

Çdo ditë aparatura në hyrje lejon deri në 250 numra, për t’ju shërbyer të interesuarve për procedurën. Pa ekzagjerim, numrat mbarojnë e shumta deri në orën 10.00 (në 08.30 hapet zyra). E megjithatë, deri në orën 14.30 salla është e mbushur me njerëz. Nuk janë vetëm të huaj, mes tyre ka mjaft grekë. Sepse procedura e re e sivjetshme ka shumë pikëpyetje nga të gjithë, ndërkohë që dhe shlyerja nga shteti grek vonon pa masë. Por kjo nuk ka rëndësi, nëse e përfiton, një moment, akoma dhe muajt e parë të vitit 2014, shuma do të depozitohet në llogarinë bankare. Çfarë duhet të zbulonim ka lidhje me vendimin, sipas të cilit, shtetasit e vendeve të treta nuk përfshihen në vendimin e ri të asistencave. Në sallën pritëse shqiptarët reagojnë të indinjuar, madje disa prej tyre guxojnë të flasin me ton të lartë. Unë paguaj gjithë taksat! –thotë një prej tyre. Tjetri i kërkon nëpunësit ku e ka vendimin. Nëpunësi, nga ana e tij gjithashtu mjaft i indinjuar (ç’e gjeti me këta emigrantët nëpër këmbë, pse s’venë andej nga erdhën!!!) i tregon vërtetimin. Por është i njëjti me atë që kemi vendosur në gazetë, fjalë për fjalë, si në greqisht dhe në shqip. Në asnjë kënd, cep, pikëpresje, nuk përjashtohet askush. Përkundrazi, thotë se kusht bazë është qëndrimi ligjor 10-vjeçar në Greqi, që vërtetohet nga deklaratat tatimore të fundit. Përveç kësaj, ka familje shqiptare, me dokumente si emigrantë (jo minoritarë) që e kanë marrë një shumë. Një ngatërresë e tërë.

Të cilës i jep fund përgjegjësja e zyrës, E.P. në një bisedë pa kasetofon, pa leje zyrtare, por më tepër se sqarues. Menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare të Vendimit Ministror për Asistencën Familjare të OGA 27 publikohet një reformë e vendimit ministror me nr 27/.15239/645/16.5.2013, në fletoren zyrtare e gjeni me kodin (??? ?’3180), me titull “Përcaktim i procedurës për asistencën e përgjithshme familjare etj.” e ministrive të Ekonomisë dhe Punës, Sigurimit Shoqëror dhe Ndihmës Sociale. Konkretisht, në paragrafët e nenit 2, ky vendim i ri ministror përcakton dhe përfituesit si më poshtë: 2. Përveç sa më sipër, sipas kategorisë së përfituesit kërkohen fotokopje të sigluara të: -Dokument i qëndrimit të ligjshëm për shtetas të vendeve të BE-së -Letërnjoftim i posaçëm për homogjenët, omogjenët e huaj (minoritarët). -Leje qëndrimi për shtetasit e vendeve të treta nga zona europiane e shteteve si Zvicra, si dhe shtetas të vendeve të tjera jashtë BE-së, europiane, që qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në Greqi dhe janë prindër të fëmijëve me shtetësi greke. -Letërnjoftim i posaçëm për shtetas të huaj azilantë politik, refugjatë, të cilët kanë përfituar këtë status.

-Letërnjoftim i posaçëm për qëndrimin e shtetasit të huaj i njohur me statusin e refugjatit, ose për sa nuk kanë statusin e refugjatit por janë pajisur me leje qëndrimi për arsye humanitare. Siç e vini re më sipër dhe në foto, vendimi i ri përcaktues kufizon gamën e përfituesve, duke lejuar shtetasit e vendeve të treta të marrin asistencën vetëm në rast se fëmijët e tyre janë pajisur me pasaportën greke./shekulli/ 

 
Lajme Shqip Monday, 23 December 2013 15:07

Identifkohen anëtarët e një grupi kriminal shqiptar, ndërsa në pranga ka rënë Ilir Gjini, i cili mendohet të jetë edhe kreu i këtij rrjeti.

Policia greke ka shpërndarë fotografitë e 7 shqiptarëve sipas të cilëve kishin krijuar një grup kriminal që vepronte në Atikë dhe Argos dhe njëri prej tyre është arrestuar.

Ata akuzohen se, kanë kryer një mori grabitjesh në këto zona, kanë pasur përplasje të armatosur me policinë, kanë bërë vjedhje të banesave dhe të makinave.
 
Pas hetimeve dhe zbardhjeve të disa ngjarjeve, Prokurori i Atikës ka vendosur që të bëjë publike emrat dhe fotot e të akuzuave.

Ata janë:
Ilir Gjini, 50 vjeç, nga Shqipëria
Hektor Qirjazi, 30 vjeç, nga Shqipëri
Lulëzim Elmazaj, 22 vjeç, nga Shqipëria
Agron Shakaj, 34 vjeç, nga Shqipëria
Arsen Selimaj 29 vjeç, nga Shqipëria
Ervis Arapaj, 29 vjeç, nga Shqipëria
Erion Peçi, 27 vjeç, nga Shqipëria

Në hetimin e bërë nga policia, të shtatë të pandehurit, së bashku me bashkëpunëtorët të tyre ende të paidentifikuar kishin ngritur në fillim të vitit 2012, një organizate kriminale me qëllimin e vetëm të plaçkitjeve të armatosura në dyqanet e bizhuterive, degët e bankëve, dyqaneve dhe madje edhe në furrat e bukës në rajone të ndryshme të Atikës./shqiptarja/ 

 
Lajme Shqip Tuesday, 26 November 2013 17:14

Athine- Policia greke ka plagosur dy skafistë shqiptarë, të cilët po lëviznin me një gomone në kanalin e Korfuzit. Identiteti i shqiptarëve ende nuk është bërë i ditur. Mësohet se policia greke pasi ka pikasur një gomone në kanalin e Korfuzit është vënë në ndjekje të saj.

 Policia greke ka qëlluar në drejtim të gomones, me qëllim për të dëmtuar motorët e saj, por plumbat kanë kapur edhe dy skafistët shqiptarë. Pasi disa minutash ndjekje, skafi i policisë greke dhe gomonia janë përplasur me njëri-tjetrin, shkruan shekulli.

Nga kontrolli i ushtruar në gomone nuk është gjetur drogë. Policia dyshon se edhe nëse ka patur lëndë narkotike, ajo mund të jetë hedhur në det nga dy skafistët, në momentin që kanë vënë re se po ndiqeshin nga polica. Policia greke po bën krehjen e zonës.

 
Lajme Shqip Tuesday, 08 October 2013 13:01

Familjet e viktimave shqiptarë të vrarë nga policia greke dhe nga neonazistët, ende nuk kanë marrë zyrtarisht një përgjigje nga Athina zyrtare, lidhur me hetimet për këto vrasje. Ata kërkojnë që qeveria greke dhe ajo shqiptare të fillojnë hetimin për këtë çështje, pasi numri i emigrantëve të vrarë në tokën greke është mjaft i madh, raporton “Shekulli”.

Shkatërrimi i “Agimit të Artë” është një rast i mirë për të zbardhur vrasjet që janë kryer ndaj emigrantëve shqiptarë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Nga të dhënat numërohen rreth 154 emigrantë shqiptarë të pafajshëm që janë vrarë në tokën greke. Ky nuk është një problem që duhet lënë në heshtje nga autoritetet greke, por pritet një nxitje dhe një bashkëpunim i dyanshëm edhe nga ana e Shqipërisë, për të dënuar dhe parandaluar aktet e mëtejshme. Problemi është shumë i qartë! A do ta ketë vullnetin politik qeveria greke për të nxjerrë para përgjegjësisë vrasësit?

 

Në periudhën nëntor 1992- mars 1997″>1997 janë vrarë 47 emigrantë, ku nga këta 45 ishin shqiptarë dhe 2 romë. Në këtë periudhë ka pasur rreth 141 sulme kundra emigrantëve, ku mekanizmi shtetëror (policia) ka kryer 86 sulme. Deri më sot llogariten rreth 154 vrasjeve makabre, transmeton Shekulli studimin e autorit Shpëtim Zinxhiria.

Disa emra të emigrantëve të vrarë në Greqi

 

S. Grina vrarë më 1992 N. Dremaj (20 vjeç ) vrarë më 18/12/ 1992; A. Kuka (18 vjeç) 25/02/1995; I. Frroku (26 vjeç) 15/03/ 1995; A. Trocka 27/03/1995; A.Isaku 1/05/1995; Q. Bikli Nëntor 1995; T. Kodra 2/12/1995; B. Xixa (28 vjeç) 26/12.1996; J. Moka Nëntor 1996 Erion. X (14 vjeç) 8/02/1996; G. Meko (17 vjeç) 6/04/1997″>1997; I. Meksi ( 26 vjeç) 3/08/1997″>1997; A. Domaniku (16 vjeç) 30/09/1997″>1997; B. Bregkoki ( 30 vjeç) 16/12/1997″>1997; H. Sefa (19 vjeç) 28/12/1997″>1997; A. Fotiu 8/05/1998″>1998; B. Bakollari (28 vjeç) 5/06/1998″>1998; M. Gjenci 15/06/1998″>1998; S. Butka (40 vjeç) 8/11/1998″>1998; A. Hoxholli Nëntor 1998″>1998; I. Subashi 2/08/1999″>1999; S. Qilari 14/02/1999″>1999; A. Vekshi Mars 1999″>1999; A. Vejziu 13/03/1999″>1999; L. Pepa (20 vjeç) 18/03/1999″>1999; F. Neta (45 vjeç) 7/04/1999″>1999; A. Sufo 16/07/1999″>1999; A. Xhafa (48 vjeç) Prill 2000; B. Qoshku (23 vjeç) 1/11/2000; Xh. Kacani (22 vjeç) 23/11/2000; G. Çelniku (20 vjeç) 21/11/2001; A. K. (32 vjeç) 2/11/2002; A. Beso (27 vjeç) 11/05/2003; G. Fati (23 vjeç) 23/08/2003; A. Vreto (25 vjeç); 23/08/2003 V. Bytyçi (18 vjeç); 23/09/2003 A. Lufo (20 vjeç) Korrik 2003; L. Bërdëllima (36 vjeç) 11/08/2004; J. Karo (30 vjeç) 16/09/2004; I. Frroku (26 vjeç) 15/03/2005; B. Praimi (39 vjeç) 8/09/2005; F. Lika (24 vjeç) 2/11/2005; E. Jahaj (18 vjeç) 1/01/2006; L. K. (20 vjeç) 15/03/2007; G. Lajoti Nëntor 2007; L. Kalca (18 vjeç) 15/04/2007; I. Late (45 vjeç) 8/11/2007; A. Zoto (20 vjeç) 1/03/2008; F. Lala (24 vjeç) 22/09/2008; E. Bakiu (22 vjeç) 22/09/2008; A. Gashi 20/04/2009; N. Todi (20 vjeç) 4/02/2010; A. Manko 1/06/2010.

Mosha mesatare e emigrantëve të vrarë është 26 vjeç. Mosha më e madhe e të vrarëve është 48 vjeç, ndërsa mosha më e re është 13 vjeç.

 

Disa emra të policëve grekë që kanë vrarë emigrantët e pafajshëm:

 

I. Sejtaridhis * 9/11/1992; Dh. Janopoulos 27/12/1992; A. Dellas 12/09/1993; A. Mesinis 20/02/1994; N. Kunapakis 9/03/1994; L. Karajanis Nëntor 1994; I. Rigas nëntor 1994; I. Sejtaridhis * 9/11/1992; Dh. Janopoulos 27/12/1992; A. Dellas 12/09/1993; A. Mesinis 20/02/1994; N. Kunapakis 9/03/1994; L. Karajanis nëntor 1994; I. Rigas Nëntor 1994. S. Papadopulos 25/02/1995; A. Fotopulos Nëntor 1995; D. Karakajdas 20/01/1996; D. Spiropulu 11/11/1996; D. Trimis 10/11/1996; M. Andreopulos 8/02/1997″>1997; S. Tagaras 15/04/1997″>1997; D. Tsagrakos 3/08/1997″>1997; G. Spanidis 16/12/1997″>1997; G. Atmaxidis 6/03/1998″>1998; S. Demetriu 8/05/1998″>1998; P. Tcoleridis 8/11.1998″>1998; K. Zaharopulos Shkurt1999″>1999; And. Kanavas Mars 1999″>1999; Ath. Kanavas 13 mars1999″>1999; J. Rizopulos 21/11/2001. /albeu.com/

 
Lajme Shqip Thursday, 22 August 2013 14:14

Athinë – Edhe në Parlamentin grek është shtruar çështja e ngjarjeve në Përmet, pasi deputeti i partisë “Demokracia e Re”, Nikitas Kaklamanis i ka drejtuar disa pyetje ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizelos mbi veprimet që ka ndërmend të bëjë Athina zyrtare, lidhur me atë që e quajti “vandalizmin mbi Kishën e Përmetit”.

Në fjalën e tij deputeti i djathtë është shprehur ndër të tjera se “ngjarjet që ndodhën në qytetin e Përmetit në Shqipëri kanë cënuar konceptin e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane. Në të njëjtën kohë, ato kanë krijuar një ndjenjë shqetësimi për të gjithë grekët”.

Ai ka përmendur veçanërisht, “përdhosjen e relikeve të shenjta, Ungjillit, Grailit të Shenjtë, ikonat e hedhura mbi një kamion, veprime që kanë zemëruar klerin ortodoks grek dhe njerëzit”.

Duke vijuar deputeti i djathtë grek pyet: “Cfarë do të ndodhte nëse dikush do të kishte hedhur Kuranin në një kamion? Ndoshta do të digjej gjysma e planetit”, ka shtuar ai.

Më pas Kaklamanis i drejton ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizelos këto pyetje:

*Përveç përgjigjes diplomatike rutinë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, cilat janë hapat shtesë që keni ndërmend të merrni?

*A do të ndërhyjë Greqia në institucionet e BE-së, si për sa i përket financimit të një vendi aderues, ashtu edhe për procesin e pranimit, pasi qeveria shqiptare jo vetëm nuk e pengoi aktin, por e fshehu vandalizmin dhe dhunën.

Ky zhvillim ndodh paralelisht me pyetjen që eurodeputeti grek, Jorgos Kumutsakos ngriti në Komisionin Evropian, për çështjen në fjalë dhe me të njëjtën përmbajtje. /BW/

 
Lajme Shqip Sunday, 28 July 2013 15:45

Athinë – Dy shqiptarë arrestohen dhe dy të tjerë janë në kërkim nga policia greke. Të katërt shqiptarët kanë hyrë në të paktën 16 shtëpi, ku kanë marrë të holla dhe stoli me vlerë.
Sendet e grabitura arrijnë vlerën 220.000 euro, të cilat shqiptarët i kanë dërguar në Shqipëri për t’i shitur. Policiaidentifikoi në autostradën Artë-Janinë dy shqiptarë të moshës 25 dhe 29 vjet, që drejtonin dy makina të ndryshme, me të cilat po shkonin në Shqipëri, shkruan Balkanweb. Ata u ndaluan për kontroll dhe policët gjetën në motorin e makinës së drejtuar nga 25 vjeçari, bizhuteritë e fshehura, posedimin e të cilave ai nuk mundi ta justifikonte, raporton albeu. 
Dy të rinjtë u arrestuan dhe u dërguan në prokurori. Ata ara prokurorisë kanë pranuar përfshirjen e tyre në vjedhje në fshatra të ndryshm.

 
Lajme Shqip Friday, 12 July 2013 11:00

Athinë- Së paku 20 plagë plumbash në kokë dhe në gjoks kishin trupat e dy shqiptarëve, xhaxha e nip, të vrarë nga forcat speciale greke EKAM, në Koniska të Greqisë.

Ky sipas gazetës “To Vima” është përfundimi i ekzaminimit mjeko-ligjor të viktimave, përpara se ata të dërgoheshin pranë familjeve të tyre në Shqipëri. Në gazetë shkruhet se dy shqiptarët ishin bërë “shoshë” nga plumbat e policisë, gjatë përplasjes me armë.

Në mbrëmjen e datës 2 korrik, në Koniska u zhvillua një shkëmbim zjarri mes policisë dhe dy shqiptarëve, xhaxha e nip, Flamur dhe Ermir Sinani.

Shefja e departamentit të mjekësisë ligjore të Patras, Angeliki Xiola, ka thënë për gazetën se shqiptarët kishin marrë të shtëna shumë herë, nga një largësi prej rreth 30-50 metra. Por nuk është e qartë nëse të gjitha plagët janë shkaktuar nga plumbat e qëlluara në drejtim të tyre, apo disa plagë janë rezultat i fragmenteve të plumbave të tjerë që janë hedhur atë natë.

Dje Abdulla Sinani, vëllai i njërës nga viktimat denoncoi në Gazeta Shqiptare dhe News24, “masakrimin” që iu është bërë dy shqiptarëve të cilët sipas tij, “nuk mund të quhen të vrarë, por të dhunuar e të copëtuar nga plumbat”. Sipas Abdullait, “ata ishin qëlluar me snajper dhe i kishin krahët e kockat të thyera e kishin të nxira nëpër trup”.

Ndërkohë policia greke vazhdon mobilizimin në kufirin greko-shqiptar për të identifikuar dhe kapur shqiptarët e tjerë të arratisur. Oficerët e Policisë vlerësojnë se edhe pse nuk duket asnjë gjurmë e pranisë ose lëvizjes së të kërkuarve, (pasi në orët e fundit nuk ka asnjë dëshmi rreth tyre apo për vjedhje automjeti), ata nuk kanë hyrë në territorin shqiptar dhe mbeten ende në Greqi, ku ndoshta gjejnë strehim të organizuar./BW/Lajmeshqip/ 

 
Lajme Shqip Saturday, 27 April 2013 13:08

ATHINE- Greqia do te transferoje per te vazhduar vuajtjen e denimit ne Shqiperi 500 shqiptare te denuar për krime të rënda, mes tyre edhe Alket Rizai.

Sipas autoriteteve greke kjo eshte faza e pare e transferimit në burgjet e Shqipërisë te rreth 2400 të burgosurve shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet greke, me qëllim ndalimin e bashkëpunimin mes të dënuarve grekë dhe shqiptarë dhe për të dekurajuar kriminelët e huaj që veprojnë në Greqi.

Sipas “News 24″,  media greke njofton se ka pasur një reagim pozitiv nga autoritetet shqiptare të Drejtësisë ndaj propozimit të zëvendësministrit grek i Drejtësisë, Kostas Karagunis për këtë projekt.

Shumë shpejt do të fillojnë takimet e zyrtarëve të të dy vendeve, për të rregulluar aktet përfundimtare të marrëveshjes dypalëshe.

Mesohet gjithashtu se Greqia do të subvencionojë koston përkatëse të përditshme për ushqim dhe kujdes që ka për çdo të burgosur në burgjet greke, një shumë 5 euro për çdo të dënuar.(LajmeShqip.com)