Lajme Shqip Tuesday, 13 March 2012 20:30

Bruksel- Greqia duhet t’i ulë shpenzimet me edhe 5,5 për qind nga BPV-ja në vitin 2013 dhe 2014, për t’i arritur qëllimet e dakorduara për konsolidimin buxhetor, të lidhura me planin e dytë ndërkombëtar për shpëtim të Athinës, theksohet në raportin e Komisionit Evropian.

Raporti për angazhimet e marra, i përgatitur nga KE-ja, e vlerëson përparimin e reformave greke, i nevojshëm për ndarje të mjeteve të reja për Athinën dhe rekomandon që kësti i parë të ndahet sa më shpejtë.

Raporti thekson se pakoja e masave për kursime për 1,5 për qind nga BPV-ja i miratuar nga Greqia në fillim të viti 2012, do t’i jep mundësi Athinës që ta arrijë qëllimin për uljen e deficitin e parë buxhetor deri në një për qind këtë vit.

“Parashikimet e tanishme, mes tjerash, janë për deficit të madh buxhetor në vitin 2013 dhe 2014”, njofton Komisioni, duke shtuar se mungesa e mjeteve për dy vitet bazohet në 5,5 për qind nga BPV-ja.

Greqia po përgatitet për zgjedhjet parlamentare në muajin prill dhe tani më po i ndjen pasojat e rënda nga masat për kursim, të cilat sollën deri në papunësi të madhe. Sipas raportit, qeveria ka rishqyrtuar programe, të financuara me mjetet shtetërore, është orientuar ndaj kursimit të transfereve sociale dhe ristrukturimit të administratës qendrore dhe lokale. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 12 March 2012 10:40

Bruksel- Ministrat e financave të vendeve nga eurozona sot do të mblidhen në mënyrë që përfundimisht ta miratojnë planine  dytë shpëtues për Greqinë dhe ta shqyrtojnë përforcimin e mekanizmave për solidaritet, të vendosur me qëllim që të shmanget prësëritja e krizës debitore, transmetuan agjencitë.

Greqia i “përmbushi kushtet për ristrukturim të borxhit të vet” dhe vendimi për ndarjen e ndihmës ndërkombëtare për Athinën “do të sillet në kohë sa më të shkurtë”, theksohet në kumtesën e Eurogrupit, i cili i tuboi minisrtrat e financave të eurozonës, të liferuar pas konferencës së tyre telefonike të së premtes.

Pritet që sot të votohet për transhën e parë të pakos së dytë për financim të Greqisë, shuma e përgjithshme e të cilës paraqet 130 miliardë euro. “Athina me sukses e përmbushë programin për ristrukturim të borxhit të vet shtetëror, dukee garantuar pjesëmarrje të 83,5 përqind nga kreditorët e saj privat në planin për lëmbim të obligacionve”, kumtoi të premten kryetari i Eurogrupit, Zhan-Klod Junker.

Junker shfaqi shpresë se Fondi monetar ndërkombëtar do ta fusë “shumën e njëjtë” në programin për ndihmë Greqisë. Komisioni evropian, ndërkaq, si inkurajues e vlerësoi nivelin e pjesëmarrjes së sektorit privat në programin për ristrukturim të borxhit shtetëror grek. “Jam tejet i kënaqur nga pjesëmarrja e gjerë e sektorit privat në programin për këmbim të obligacioneve shtetërore greke”, theksoi eurokomisari për çështje ekonomike dhe monetare, Oli Ren. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 10 March 2012 16:00

Bruksel- Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristin Lagard deklaroi se Fondi dëhiron të marrë pjesë me 28 miliardë euro në kredinë prej 130 miliardë euro dedikuar për Greqinë.

Lagard theksoi se “mbështetja nga ana e Fondit është reflektim i gadishmërisë sonë të mbetemi të angazhuar pët t’i ndihmuar Greqisë”.

Në këto 28 miliardë euro me siguri janë përfshirë edhe 10 miliardë, të cilat mbeten nga pakoja e parë shpëtuese për Greqinë në vlerë prej 110 miliardë euro.

Ajo theksoi se Këshilli drejtues i FMN-së javën e ardhshme do të vendosë për pjesëmarrjen përfundimtare të Fondit. Lagard shtoi se linja e re kreditore do të jetë për një afat prej katër viteve, ndërsa afarti për kthimin e kredisë do të jetë maksimum 10 vjet. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 15 February 2012 07:00

Luksemburg- Greqia ende nuk i ka plotësuar kushtet për marrje të ndihmës nga eurozona dhe takimi i caktuar për nesër i ministrave të financave të Eurozonës anulohet dhe do të mbahet përmes lidhjes konferenciale, deklaroi kryetari i Eurogrupit, Zhan-Klod Junker.

Ministrat ende nuk janë në gjendje që t’i miratojnë masat, theksoi Junker.

Sipas Junkerit, përmes lidhjes telefonike konferenciale do të shqyrtohen çështjet tjera dhe do të përgatitet takimi i rregullt i Eurogrupit më 20 shkurt. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 07 February 2012 15:00

Uashington- Franca dhe Gjermania dakorduan plan të ri për ndihmë të Greqisë, publikoi gazeta britanike “Fajnenshëll tajms”.

Plani parasheh një pjesë të ndihmës së re të ndarë për Greqinë që të vendoset në llogari të veçantë dhe këto mjete të dedikohen për dërgesë të debisë greke.

Gazeta i referohet një përfaqësuesi francez. Plani francez-gjerman për Greqinë ka mbështetje nga Komisionit Evropian dhe nga disa vende të eurozonës.

Ata, të cilët e mbështesin planin konsiderojnë se ky është kompromis i mirë  që do të mundësojë që të shmanget insolventa e Greqisë dhe njëkohësisht t’i mundësojë vendit që ta mbajë sovranitetin në sferën buxhetore.

Greqia po zhvillon negociata të vështira për dy çështje. Nga njëra anë kryeministri Lukas Papadhimos dhe partitë, të cilat kanë hyrë në qeverinë e koalicionit të bashkimit kombëtar, bëjnë përpjekje që t’i bindin forcat tjera politike greke që të japin dritë të gjelbër për reformat të cilat i kërkojnë BE-ja dhe FMN-ja.

Nga ana tjetër Athina po vazhdon që të negociojë me kreditorët privat për kushtet për shlyerjen e një pjese të debisë shtetërore të vendit. Përderisa negociatat nuk kanë sukses, Greqisë nuk do t’i miratohet plani i ri për ndihmë ndërkombëtare të vendit. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Saturday, 04 February 2012 10:31

Bruksel- Marrëveshja për rikonstruim të debisë greke me vlerë prej 200 miliardë është në duart e kreditorëve privat, me çka do të hapet rrugë për pakon e re të ndihmës financiare ndërkombëtare, e cila është afër realizimit, kumtoi sot Komisioni Evropian.

Zëdhënësi i eurokomisarit për çështje ekonomike dhe monetare Amadeo Altafazh theksoi se negociatat “janë shumë të vështira” pasi që u konfirmua se është e nevojshme që bankat të shlyejnë 70 për qind nga kërkesa në emër të obligacioneve greke, në vend të planifikuarave 50 për qind.

Zëdhënësi i Oli Renit tha se edhe krahas problemeve, informatat e shumta nga java e kaluar tregojnë se marrëveshja është në dukje. Altafazh konfirmoi se ekziston “vullnet i qartë mes negociuesve që të arrihet marrëveshje për shlyerje vullnetare të një pjesë të debisë”.

Qëllimi është që debia e përgjithshme e Greqisë deri në vitin 2020 të zvogëlohet në 120 për qind nga Bruto prodhimi vendor, që është niveli të cilin e kërkon Fondi monetar ndërkombëtar (FMN) nga 160 përqindëshi i tanishëm.

Marrëveshja për shlyerje të debisë do të mundësojë që të vazhdojnë negociatat për pakon e dytë të ndihmës prej 130 miliardë euro për Greqinë nga Bashkimi Evropian dhe nga FMN-ja. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Sunday, 29 January 2012 14:14

Athinë- Greqia do të mbetet në eurozonë, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në një intervistë për gazetën “Bild”.

Për këtë gazetë gjermane Merkel shprehi bindje se Greqia nuk do ta braktisë valutën e përbashkët evropiane.

Kancelarja gjermane u angazhua për mbetjen e Greqisë në eurozonë, duke përsëritur se Gjermania duhet ta ruajë euron dhe shton se eurozona ka 17 anëtare dhe se pret që numri i saj të rritet. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Thursday, 05 January 2012 21:29

Bruksel- Bashkimi Evropian nuk do të lëkundet që të anulojë pagesën e këstit prej pesë miliardë euro nga huaja për Greqinë nëse inspektorët e Bashkimit Evropian konfirmojnë se vendi nuk u përmbahet masave dhe reformave ekonomike.

“Do të jemi shumë të rreptë. Por, që tani jemi të sigurt se do të mundemi ta paguajmë këstin në mars”, theksoi zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Olivie Bailly.

Treshja e inspektorëve nga BE-ja, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetare Ndërkombëtar do ta vizitojnë Greqinë gjatë muajit që ta vlerësojnë përparimin e Greqisë.

Pagesa e një prej transhave vitin e kaluar u anulua nga marsi për në qershor për shkak të progresit jo të mjaftueshëm të Athinës. “Jemi të gatshëm ta bëjmë të njejtën gjë nëse masat dhe përparimi i Greqisë janë të pakënaqshme”, theksoi Bailly.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 04 January 2012 17:30

Athinë- Komisioni Evropian kërkon nga Greqia që të arrijë marrëveshje me kreditorët privat për shlyerjen e një pjese të debisë greke, që të mund vendi të nënshkruajë marrëveshje për kredi të re, shkruan sot gazeta “Etnos”.

Gazeta thekson se negociatat midis kreditorëve privat dhe Qeverisë greke në lidhje me këtë çështje janë shumë të vështira.

Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Gjermania dhe Greqia theksuan se do të mund të arrihet deri te shlyerja e detyruar e 80 për qind të debisë. Bankierët druajnë se kjo mund të sjellë deri në jostabilitet, si në Greqi ashtu edhe në eurozonë, për shkak të kontesteve të mundshme gjyqësore nga ana e kreditorëve privat.

Zëdhënësi i KE-së Olivie Bai shtoi se negociatat midis Qeverisë së Athinës dhe treshes inspektuese nga BE-ja, BQE-ja dhe FMN-ja do të rikuperohen kah mesi i muajit, duke shfaqur shpresë se ata do të përfundojnë sa më shpejtë.

Greqia duhet të nënshkruajë marrëveshje për kredinë e dytë të shpëtimit, e premtuar nga eurozona kah fundi i muajit tetor të viti të kaluar, në vlerë prej 130 miliardë euro deri në vitin 2015.

Athina shpreson se negociatat me kreditorët privat për pjesëmarrje në mënyrë vullnetare në shlyerjen e një pjese të debisë të sjellin ulje prej 100 miliardë euro.

 
Lajme Shqip Thursday, 01 December 2011 08:05

Athinë- Greqia kërkon fillim të shpejtë të negociatave me eurozonën për marrëveshjen për ndihmë të re për shpëtim, e cila është me rëndësi kyçe për atë vend të tejdebituar, kumtoi Ministria greke e financave.

“Qëllimi ynë është të fillojmë negociata për atë program sa më shpejtë të jetë e mujndur”, theksoi Ministria, pais që ministrat e Financave të eurozonës mbrëmë arritën marrëveshje për lëshimin e transhës së re nga kredia ndërkombëtare e vitit të kaluar për shpëtim të Greqisë, e cila duhet ta mënjanojë rrezikun e pashtyer për bankrot të atij vendi.

Ministria gjithashtu kumtoi se në Bruksel zyrtarisht kanë filluar negociatat e Greqisë me kreditorët privat, qëllimi i të cilëve është që ata të pranojnë shlyerjen e 50 për qind të vlerës së borxhit grek në mënyrë që ai të bëhet i qëndrueshëm.