Lajme Shqip Friday, 03 August 2012 13:30

Athinë – Në një kohë kur përfaqësuesit e Treshes duket se kanë mbetur të kënaqur nga takimi i fundit me ministrin grek të Financave Stournaras dhe kanë filluar të besojnë në vullnetin e qeverisë greke për të menaxhuar krizën me masa të ashpra, revista gjermane “Focus” vazhdon të bëjë presion mbi Greqinë.

Këtë herë revista jep udhëzime dhe këshilla për turistët, rreth asaj se çfarë duhet të bëjnë nëse gjatë pushimeve të tyre në Greqi, vendi largohet nga zona euro. “Çfarë duhet të dinë turistët nëse Greqia del nga euro”, është titulli i shkrimit, ku autori beson se dështimi i Greqisë dhe kthimi i saj në dhrahmi, është gjithnjë e më i afërt.

“Turistët që vizitojnë Greqinë duhet të dinë se në një rast të tillë do të ketë pasoja dhe duhet të marrin parasysh disa këshilla”, thuhet në shkrim. “Greqia nuk ka për të gjetur qetësi. Ndërsa Athina vazhdon konsultimet me intensitet për paketën e re, Evropa tani është e hapur për një arsye të mundshme që t’i japë fund mbështetjes financiare të vendit. Ky skenar duket i frikshëm për shumë turistë, sidomos nëse futja e monedhës së re ndodh gjatë qëndrimit të tyre në vend”, thotë artikulli.

Një ekspert në ekonomi thotë se “nga konvertimi i monedhës, ndikimi i vetëm për turistët, është që nuk do të jenë në gjendje të tërheqin të holla me një kartë debiti të thjeshtë. Për këtë arsye, ata këshillohen të kenë me vete një sasi të mjaftueshme të parave më dorë”.

Sipas revistës, “dalja e Greqisë nga eurozona do të thotë zhvlerësim i monedhës kombëtare, që do të çojë në rritjen e çmimeve në vend kryesisht për produktet e importuara. Mund të kufizohet furnizimi me ushqim dhe pije në hotele si dhe me produkte vendase. Konvertimi i monedhës mund të sjellë trazira, demonstrata, greva deri një paralizë e përkohshme të jetës publike, veçanërisht në qytetet e mëdha”.

“Fokus” bën të ditur gjithashtu se Ministria e Jashtme gjermane këshillon turistët të informohen rregullisht në lidhje me situatën në Greqi. Dhe faqja “Të jetosh në Greqi”, të cilën e menaxhon një gazetar amerikan i cili jeton në këtë vend, rekomandohet nga Ministria e Jashtme si një burim informacioni”, vazhdon artikulli.

Revista iu referohet edhe operatorëve të mëdhenj turistikë, të cilët në ofertat e tyre e marrin parasysh kthimin eventual të Greqisë tek dhramia. “Neckermann Travel”, ose TUI, operatori më i madh turistik në Gjermani, këshillojnë vizitorët në Greqi të kenë më shumë para me vete”.

Megjithëse revista shënon shtatorin si momentin e kthimit të Greqisë në dhrahmi, auditorët e Treshes duken më të “qetë” dhe optimistë se kurrë. Ata shprehën publikisht besimin e tyre se pavarësisht vonesave, masat e kursimit të 11.5 miliardë euro, do të shpallen para raportit të tyre dhe sipas të dhënave, kjo mund të ndodhë ndoshta pikërisht në ditët e para të shtatorit dhe kësti i ndihmës të arrijë në Greqi në fillim të tetorit. (LajmeShqip.com) 

 
Lajme Shqip Thursday, 26 July 2012 15:18

Athinë  – Greqia vendi më i rrezikuar në eurozonë për një falimentim të mundshëm ekonomik, vështirë të jep shenja të pozitive të rimëkëmbjes. Në Athinë po qëndron sot presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuell Barroso i cili do të përcjellë te autoritetet greke  mesazhin se BE se e dëshiron këtë vend brenda Eurozonës.

Ai po ashtu do të shohë nga afër se sa po arrihet në plotësimin e objektivave të kërkuar nga BE para se vendit ti jepet edhe një këst tjetër i kredisë. Kjo është vizita e tij e parë në Greqi në këto tre vjet, ndërsa analistët janë pesimistë nëse bisedimet me dyer të mbyllura do të japin një rezultat të pritshëm. Pas disa muajsh bllokimi politik dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti, Greqia vazhdon të luftojë për të përmbushur objektivat ekonomike të kërkuara prej saj.

Në ndërkohë në Athinë po qëndrojnë edhe përfaqësuesit e huadhënësve më të mëdhenjtë ndërkombëtar të Greqisë. Inspektorët nga BE-ja dhe FMN-së po përpiqen po ashtu që të punojnë për të parë  nëse Greqia i ka plotësuar apo jo kriteret e kërkuara.

Por kriza ekonomike që ka përfshirë disa nga vendet e Eurozonës duket se po merr përmasa më të mëdha nga sa është menduar. Finlanda Franca dhe Gjermania, kontribuueset më të mëdha të buxhetit të BE-së kanë kërkuar uljen për pesë miliardë të buxhetit për vitin e ardhshëm. Reduktime akoma më të mëdha kanë kërkuar Britania e Madhe Holanda dhe Suedia. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 30 May 2012 17:14

Bruksel –  Nëse për shkak të krizës rreth euros Greqia futet në gjendje të jashtëzakonshme, BE do të mund të vendoste kontrollet kufitare, pohon e përditshmja vjeneze “Standard”, duke bërë të ditur se Këshilli në Bruksel dhe shtetet anëtare tashmë po shqyrtojnë mundësinë e skenarit më të keq.

Në BE në nivel më të lartë shqyrtohen mundësi të ndryshme respektivisht, të cilat do të ishin pasojë mbi gjendjen e sigurisë në Union pas falimentimit në Greqi. Këshilli i BE-së tani më diskuton për mundësitë për mbyllje të kufijve në rast të vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Greqi. Të gjitha shtetet në BE përgatiten për këtë mundësi”, thekson gazeta.

“Standard” thekson se në rast të kaosit në Greqi, sasi më të mëdha të parave mundet në mënyrë joligjore të dërgohen në vendet e huaja dhe mund të vihet deri në rritje të kriminalit.

Mbyllja formale e kufijve, sipas “Standardit”, nuk do të përbënte ndonjë problem të madh, për dallim nga dalja e përfolur e Greqisë nga eurozona, gjë që nuk parashihet në konventat e BE-së. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 26 May 2012 13:20

Bruksel- Në një intervistë për gazetën “The Guardian”, zonja Lagarde sugjeron se për Greqinë është koha që të shlyejë detyrimet.

“Për aq kohë sa Athina është e shqetësuar, unë mendoj gjithashtu për gjithë ata njerëz atje që përpiqen t’u shpëtojnë taksave gjatë gjithë kohës. Mendoj se ata njerëz duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin në mënyrë kolektive”, deklaroi Lagarde.

Ajo u shpreh se është më e shqetësuar për krizën e fëmijëve në Afrikën sub-Sahariane sesa

për njerëzit në vendet e eurozonës të prekura nga kriza. “Mendoj më shumë për fëmijët e vegjël në një fshat të vogël të Nigerit, që bëjnë mësim dy orë në ditë, duke ndarë një karrike për tre vetë dhe që janë më të prirur të arsimohen”, theksoi shefja e FMN-së.

“Ata janë në mendjen time gjatë gjithë kohës, sepse mendoj se më shumë nevojë për ndihmë kanë ata sesa njerëzit në Athinë”, shtoi zonja Lagarde. Greqisë i është kërkuar të ndërmarrë masa të forta anti-krizë në këmbim të ndihmës multi-miliardëshe për të përballuar situatën e rëndë ekonomike.

Por marrëveshja tani është e kërcënuar pas zgjedhjeve të majit. Teksa vendi është në pritje të zgjedhjeve të reja të qershorit, tani është shtuar edhe frika se Athina mund të detyrohet të lërë eurozonën. Kjo mund të shkaktojë një krizë për bankat jo vetëm në shtetin helen, por edhe në vende të tjera të eurozonës, paralajmërojnë ekspertët. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 15 May 2012 21:26

Greqia ndodhet ndoshta në një nga momentet më të vështira të historisë së saj për shumë dekada, teksa zërat që vendi mund të dalë nga Eurozona po shtohen me shpejtësi.

“BBC” shkruan se zhvillimet e fundit politike po e shtyjnë Athinën, drejt asaj që deri dje konsiderohej si e paimagjinueshme, daljen nga euro dhe rikthimin tek dhrahmia. E zhytur prej katër vitesh në një krizë që duket se nuk ka fund, Greqia ka mundur të mbijetojë në Eurozonë vetëm falë paketave financiare të shpëtimit nga fmn dhe Bashkimi Europian.

Në këmbim, qeveritë greke kanë pranuar kushtet e ashpra për shkurtim masiv shpenzimesh dhe rritje të fortë taksash. Por, pak ditë më parë, pakti mes BE-së dhe Greqisë mori një goditje të fortë, kur qytetarët grekë votuan në masë një grup partish ekstremiste, të cilat janë shprehur qartë se nuk e njohin atë.

Mediat e huaja shkruajnë se kriza e dyfishtë që ka mbërthyer Greqinë duket se po i jep fund edhe durimit të vetë Europës, që tashmë po lëshon sinjalet e para se dalja e Greqisë nga Eurozona nuk është më tabu. Deklarata më e fortë erdhi një ditë më parë nga Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso. Gjatë, një interviste për mediat italiane zoti Barroso tha se nëse një anëtar i klubit nuk i respekton rregullat, atëherë është më mirë që ai të largohet.

Pak orë më vonë, Komisioneri Europian për ekonominë dhe çështjet monetare, Oli Rehn parlajmëroi se paktetat financiare që Europa i ka dhënë Athinës janë shenjë e solidaritetit, por siç tha ai solidariteti është një rrugë me dy kalime. Analistët thonë se kërcënimet që po vijnë nga zyrtarët e BE-së kanë dy qëllime. Së pari të ulin peshën e partive ekstremiste nëse Greqia shkon në zgjedhje të reja.

Dhe së dyti të përgatisin tregjet për një dalje të mundshme të saj nga Eurozona. Sikurse thotë dhe Zoti Rehn, në dy vjet krizë borxhesh, Europa tashmë është më e përgatitur se kurrë për daljen e Greqisë nga Eurozona, pasi kjo kohë i ka mjaftuar asaj të marrë një sërë masash mbrojtëse dhe të kapitalizojë bankat e eskpozuar ndaj rrezikut grek. (T.Ch)

 
Lajme Shqip Wednesday, 09 May 2012 18:57

Athinë -Paralajmerimi behet nga nje prej zyrtareve me te larte te saj, Asmusen qe dikur ka qene krahu i djathte i ministrit te Financave te Gjermanise Shcauble, i cili ka  lene te nenkuptohet se Greqia mund te mos marre as parate e kestit te rradhes per muajin maj.

Boshlleku politik ne Greqi vazhon te krijoje nje klime negative per euron ne tregjet financiare. Udhekryqi ku kane arritur pas zgjedhjeve te 6 Majit forcat politike cilesohet si teper i rrezikshem per te ardhmen e vendit dhe me pas per zonen e Euros. Sipas ‘New York Times’ ne se vazhdon ky destabilitet politik ne Greqi,pritet falimentimi i saj i sigurt ne muajin gusht dhe nje finale kaotike ne Eurozone,ndersa Gjermania dhe Franca do te demtohen me shume si arkitekte te marreveshjes se shpetimit.

Nderkohe konservatoret dhe socialistet greke kane shprehur kundershtimet e tyre te hapura ndaj perpjekjes te liderit radikal Aleksis Tsipras per nje front partish te majta, duke mos i dhene nje vote tolerance ketij grupimi.Ne fillim Andonis Samaras ka deklaruar se ky plan i radikaleve e çon Greqine drejt dhrahmise dhe shkaterrimit.

Me pas kryesocialisti Venizellos ka kembengulur se zgjidhja me e mire eshte nje qeveri e shpetimit kombetar qe do te vazhdoje reformat.Tsipras me ane te nje letre drejtuar FMN, BQE dhe BE shpreh vleresimin se politiken e reformave qe duan te zbatojne PASOK dhe Demokracia e Re ne Greqi, e votuan vetem 33% e qytetareve.

Por shpernadrja e forcave te spektrit te majte nuk favorizon aspak liderin e ri ,te krijoje qeveri keshtu qe pritet ne mbremjen e se merkures,ai te dorezoje mandatin tek presidenti dhe ne kete menyre, perpjekja u kalon socialisteve si force e trete, me shanse pothuajse zero, per t’ja arritur qellimit.Ne kete pazëll politik ku mungojne shume pjese per te krijuar nje teresi solide dhe kuptimplote per vendin qe kercenohet direkt me falimentim dhe dalje nga eurozona, shihen si nje mundesi e vogel por e vetme, zgjedhjet e reja  ne muajin qershor te cilat mund te sjellin nje vote me te qarte, se si duhet te qeveriset vendi.(T.Ch)

 
Lajme Shqip Wednesday, 18 April 2012 16:23

Greqi -Raporti gjashtëmujor i FMN, që u publikua në pasditen e së martës, përmban parashikime shokuese për ecurinë e ekonomisë greke. Ai  parashikon për Greqinë një ritëm zhvillimi në nivelin zero në vitin 2013 dhe kthim të saj në ritme pozitive prej viti 2014.

Në kontrast me vendet e tjera të BE që po rimarrin veten dy vendet anëtare që kanë marrë paketa huaje, Greqia dhe Portugalia, po zhyten gjithnjë e më shumë ne recension. Sipas FMN në vitin 2011 ekonomia greke u tkurr me 6.9 përqind, sivjet recensioni do të kapë shifrën prej 4,7 përqind, ndërsa do të shkojë në nivelin zero në vitin 2013.

Papunësia nga 17.3 përqind në vitin e kaluar, ka shkuar deri tani në 19.4 përqind dhe do të qendrojë në këto nivele edhe në vitin e ardhshëm. Përsa i përket defiçitit shtetëror ai është reduktuar nga 9.2 përqind në 2011, në 7.2 përqind sivjet, pritet të ulet në 4.6 përqind në 2013 dhe në 1.5 përqind të PBB në vitin 2015.

Greqia sipas raportit, do të ketë tepricë ose sufiçit primar vetëm në vitin 2013 në shkallën 1.8 përqind, për t’u rritur në nivelin 4.4 përqind në dy vitet e ardhshme. Ndërkohë borxhi i saj kolosal, nga 160,8 përqind që shkoi në vitin e kaluar, do të reduktohet në 150,9 përqind të PBB vetëm në vitin 2015. (TCH)

 
Lajme Shqip Tuesday, 27 March 2012 13:01

Athinë- Ekziston rrezik që Greqia të largohet nga Zona e Shengenit nëse nuk ndërmerren masa konkrete lidhur me luftën kundër emigrantëve ilegal, publikoi televizioni grek “Skaj”, duke theksuar se afati përfundimtar për miratimin e këtyre masave është qershori.

Në suaza të masave të reja dhe hapjen e 30 qendrave për emigrantë ilegal, të cilat dje i paralajmëroi  ministri grek për Mbrojtjen e qytetarëve, Mihalis Hrisohodis. Ai theksoi se pret propozim-ligji për ndërtimin e qendrave të miratohet para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Për ndërtimin e qendrave, në të cilat do të strehoheshin rreth 30.000 emigrantë, janë siguruar mjete nga fondet evropiane në vlerë prej 250 milionë eurove për periudhën e viteve 2011-2013. Qendra e parë duhet të hapet muajin e ardhshëm në pjesën veriore të vendit.

Por, nëse  plani nuk miratohet, ekziston rreziku që Greqia të humbë 250 milionë eurot e siguruara.

Gazeta “Ta Nea” përmend se autoritetet lokale reagojnë ashpër  ndaj paralajmërimeve të Hrisohodis, i cili komunave u dha afat prej një jave të përcaktojnë lokacione për qendrat e reja, pas çka, sipas tij, nëse Qeveria  nuk merr përgjigje, do të sjellë vendim e nivelit qendror.

Sipas të dhënave statistikore, çdo vit në Greqi arrijnë rreth 130.000 emigrantë ilegal, të cilët më shpesh mbeten të izoluar në shoqërinë greke dhe Athina përpiqet t’i kthejë ata në vendet e tyre të lindjes.

Greqia është rajoni më i madh transit për emigrantët ilegal në BE. Autoritet greke konfirmojnë se në vend ilegalisht qëndrojnë më shumë se një milion të huaj.

 
Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 09:03

Bruksel – Greqia sot do të marrë këstin e parë prej 5,9 miliardë euro (7,7 miliardë dollarë) nga pakoja  e re për shpëtim prej 130 miliardë eurove, e cila duhet ta mbajë vendin likuide, përderisa zgjat reforma e ekonomisë së saj, paralajmëruan përfaqësuesit e BE-së.

Greqia deri në vitin 2016 duhet të marrë gjithsej 172,7 miliardë euro nga partnerët e saj në eurozonë dhe FMN. Kjo shumë përfshin paratë të cilat mbetën nga pakoja e parë për shpëtim prej 110 miliardë eurove prej vitit 2010 dhe pakos së re prej 130 miliardë eurove.

Deri tani mjetet e siguruara, nuk do të jenë të mjaftueshme për t’i lehtësuar vështirësitë financiare të Greqisë.

Në raportin e të premtes, BE-ja vërejti se Greqia duhet të vazhdojë me përpjekjet për tërheqje të investitorëve të huaj dhe mbështetje në rritje, të orientuar në eksportin, për ta tejkaluar recesionin në të cilin gjendet tani më pesë vite me radhë.

Nën supozimin se qëllimet e vendosura do të realizohen, marrëdhënia e debisë greke ndaj BPV-së do të bjerë nën 117 përqind në vitin 2020 dhe nën 90 përqind në vitin 2030, është theksuar në raport.

Para marrëveshjes me investitorët privatë për uljen e debisë kjo vlerë arriti madje 160 përqind.

 
Lajme Shqip Thursday, 15 March 2012 19:45

Uashington – Këshilli drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) akordoi 28 miliardë euro për Greqinë, si pjesë e planit të dytë ndërkombëtar shpëtues për vendin, që është në vlerë prej 130 miliardë eurove.

FMN-ja theksoi se Greqisë menjëherë do t’i ndajë 1,65 miliardë euro, si pjesë e marrëveshjes që duhet t’i sigurojë financim deri në vitin 2014.

Mjetet e akorduara për Greqinë i japin fund muajve të pasigurisë për vendin.