Lajme Shqip Thursday, 23 February 2012 13:00

Vetëm pak muaj më parë, në muajin nëntor, këngëtarit të famshëm George Michael ju rrezikua jeta nga një pneumoni e rëndë që pati fituar.

I kthyer nga Australia posaçërisht për t’i dhënë çmimin e madh Adeles, ai është ngjitur në skenën e Brit Awards dhe ka mbajtur një fjalim të çuditshëm, me fjalë të zvarritura dhe të pakuptueshme. Dhe jo vetëm kaq, por duke ngatërruar edhe sponsorin e evenimentit që ishte MasterCard, dhe jo BarclayCard!

Pasi Adele është ngjitur në skenë, ai e ka përqafuar fort duke mos e lëshuar, aq sa dallohet edhe habia e saj teksa sheh që ai nuk shqitej prej trupi.

Kjo ngjarje ka ndezur komente të shumta, sipas të cilave gjëndja shëndetësore e George nuk duket të jetë edhe aq mirë! (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Saturday, 24 December 2011 14:00

Ylli i muzikës pop George Michael 48-vjeçar, sapo është kthyer në vendlindje pas rikuperimit të pneumonisë në spitalin Austriak. I intervistuar nga gazetarët, gjëndja e tij shëndetësore ende e dobët dallohej mjaft mirë nga mënyra se si fliste. Ende i pafuqishëm për të filluar një jetë normale, ai është shprehur:

“Nuk do të më dëgjoni të flas për një kohë të gjatë, prandaj desha vetëm t’ju uroj gëzuar Krishtlindjet të gjithëve. Ndjehem shumë mirë, pavarësisht se jam ende shumë i pafuqishëm fizikisht. Isha i sëmurë nga streptococca, një formë pneumonie, dhe doktorëve ju deshën tre javë për të më mbajtur mua gjallë. Nuk do t’ju tregoj më shumë rreth kësaj ngjarje, pasi dua që të mbroj privatësinë e familjes sime. Por jam tmerrësisht me fat që më rastisi të kurohesha në vendin më të duhur, pasi dhe spitali i Austrisë ishte absolutisht vendi më i mirë në botë për trajtimin e pneumonive.”

I pyetur nga një gazetar se kush e ka ndihmuar të kapërcejë këtë vështirësi në jetën e tij, ai është përgjigjur:

“Familja ime dhe ideja e të gjithë atyre njerëzve që më prisnin për të kënduar sërish, më kanë bërë që të jem shpirtërisht optimist si asnjëherë më parë.”

I pyetur se sa pranë vdekjes ishte, këngëtari shpërtheu në lot teksa tregonte:

“Mund të them se ishte e vështirë të përballeshe me të për disa javë rresht. Më vjen keq që nuk ju kam treguar, pasi jo vetëm që nuk kam dashur t’i shqetësoj fansat e mi, por nuk kam qenë absolutisht në gjendje për të komunikuar, në çfarë do lloj mënyre. Por unë u premtoj atyre, pa më të voglin dyshim, se plani im është që unë të jap koncert për ta, sidomos për ata që e patën blerë biletën përpara se unë të sëmuresha. Gjithashtu, dua të organizoj edhe një koncert vetëm për doktorët në spitalin e Austrisë që më shpëtuan jetën. Praktikisht i kam kaluar dhjetë ditët e fundit vetëm duke falenderuar njerëzit që më shpëtuan jetën. Dhe unë dua sinqerisht, sinqerisht, sinqerisht të falenderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe dhe personelin e Repartit të Përkujdesjes Intensive që bën të mundur që unë të jem sot këtu,” ka përfunduar ai duke mos mundur të fliste më pasi shpërthen në lot. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 19:57

Marrёdhёnia e tyre ka qenё mё e keqpёrfolura nё median e showbizit prej kaq vitesh.

George Michael dhe Elton John kanё qenё shokё pёr kokё qё prej vitit 1980, deri sa shoqёria e tyre mori njё rrjedhё tjetёr, atёhere kur George u bё plotёsisht i varur ndaj mahrjuanёs.

Elton John shpesh i kishte ofruar ndihmёn e tij, por lidhja e tyre arriti deri nё atё pikё sa Michael me gjithё urrejtje i tha nё publik: “Ti qepe gojёn dhe shiko mё mirё jetёn tёnde!”. Gjatё viteve tё dekadencёs sё tij, ku George sa herё shfaqej nё publik, dukej sikur nuk jetonte nё kёtё botё, ai ka nxjerr vrer nga goja sa herё qё i pёrmendnin Sir Elton John-in.

Por, sot qё Michael ka hequr dorё nga vartёsit narkotik, ёshtё pajtuar sёrish me mikun e tij tё vjetёr. Ata janё bёrё shumё social me njёri-tjetrin dhe po rimarrin tempon e shoqёrisё sё tyre tё hershme.

George Michael, i cili tё djelёn festoi 48-vjetorin e tij, deklaroi se do tё mbaj njё koncert nё nёntor nё Londёr, ku gjithё tё ardhurat do tё shkojnё si kontribut pёr fondacionin e Elton John-it nё ndihmё tё tё sёmurёve me AIDS.

Kёtё rilidhje tё shoqёrisё sё tyre e ka konfirmuar edhe vetё Jonh, 64-vjeçar, i cili e quajti Michael njё mik tё mirё.

John ndёr tё tjera ka thёnё: “George ka qёnё njё mbёshtetёs themelor qё nё fillimet e Fondacionit. Pёr vite tё tёra e kam vlerёsuar shumё mbёshtetjen qё i ka dhёnё kёtij fondacioni, dhe jo vetёm atё… Ai ka qёnё dhe ёshtё njё mik i mirё. Gjesti qё ai po bёn ёshtё shumё bujar dhe unё e falenderoj nga zemra. Ai ёshtё njё talent mahnitёs dhe kjo ёshtё njё dhuratё fantastike qё po u bёnë njerёzve tё prekur nga HIV-i”. (LajmeShqip.com)