Lajme Shqip Wednesday, 29 May 2013 18:21

 

 

Bojkotimi i samitit të Ohrit erdhi pas vendimit të presidentëve të Shqipërisë e Kroacisë për të mos qenë pjesëmarrës për shkak të mos dërgimit të ftesës edhe presidentës së Kosovës.

Presidenti maqedonas George Ivanov konfirmoi para mediave se samiti nuk do të mbahet pasi që dy vende të rajonit tashmë kishin vendosur të mos merrnin pjesë shkaku i mospjesëmarrjës së Kosovës.

Por, ai deklaroi se vendimi për bojkot nuk është i mirëseardhur për vendin mikëpritës Maqedoninë.

“Sfidat duhet të zgjidhen me dialog jo me bojkot”, deklaroi presidenti Ivanov, transmeton REL.

Samiti i shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të përfshira në procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ishte planifikuar të mbahet të shtunën, më 1 qershor në Ohër.

Kosova, nuk kishte qenë e ftuar të marrë pjesë në këtë Samit, me arsyetimin se ajo nuk është anëtare formale e kësaj nisme.