12
 
Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 14:25

George Clooney i është kundërpërgjigjur të gjithë aktorëve që nëpër intervista janë ankuar për punën e tyre të vështirë.

Aktori 50-vjeçar ka thënë: “Unë kam shitur cigare për të siguruar bukën e gojës; kjo është e vështirë! Unë kam shitur duke trokitur derë më derë; kjo është e vështirë! Aktrimi nuk është punë e rëndë!”

Clooney, i ftuar si kandidat oskari për rolin e tij në filmin ‘The Descendants’, ka thënë për gazetarët shumë thjeshtë përballë të gjithëve:

“Në qoftë se do të kesh fat të ulesh në një tavolinë të tillë, atëherë mund të thuash se vërtetë ke patur shumë fat në jetën tënde. Mjafton që dikush të të japë dorën. Unë kam njohur një numër të madh aktorësh shumë të talentuar, por që nuk i janë dhënë mundësitë. A është aktrimi një punë e vështirë? Është punë me orar të gjatë por askush nuk dëshiron të të dëgjojë duke u ankuar. Unë nuk mendoj se aktrimi është i vështirë, por se është sfidues shpesh herë dhe se duhet të dish të sfidosh.” (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Friday, 02 December 2011 12:03

Ajo që sot paraqitet në tapetin e kuq me aq elegancë edhe sharm, përpara shumë vitesh argëtonte publikun me lëvizjet e saj ndjellëse mbi një tavolinë, e veshur vetëm me jelek dhe tanga.

Stacy Keibler sot është e dashura e aktorit George Clooney, që pavarësisht karakterit të tij aventurier, ai është treguar gjithnjë kavalier me femrat e tij.

I njohur gjithnjë për shije të hollë në zgjedhjen e femrave të tij, tashmë të gjithë mund ta kuptojnë përse Stacey ja ka marrë mëndjen Clooney-t. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Sunday, 20 November 2011 09:30

Tashmë ka nisur gara ndërmjet aktorëve hollivudianë George Clooney dhe Noah Wyle për të interpertuar rolin e themeluesit të Apple.

Xhirimet e filmit biografik të Steve Jobs do të nisin vitin e ardhshëm dhe do të drejtohen nga Sony Pictures. Ai ndërroi jetë përpara një muaji në moshën 56 vjeçare pasi vaunte nga kanceri pankreatik. Skenari pritet të shkruhet nga Aaron Sorkin.

Gara ndërmjet dy aktorëve është e fortë dhe gjasat janë që rolin ta fitojë Noah, pasi ai e ka interpretuar edhe në vitin 1999 rolin e Jobs, në filmin “Pirates of Silicon Valley”. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Friday, 11 November 2011 11:20

George Clooney është nga ata tipat që nuk i pëlqen të komentojë në internet. Por krejt ndryshe është për të dashurën e tij të re Stacy Keibler.

Për revistën “Rolling Stone” Clooney ka thënë se pavarësisht nuk i pëlqen aspak të flasë për jetën private, nuk e ka problem faktin se e dashura e tij komenton gjithçka mbi ta në internet.

“Ajo mund të bëj çfarë të dojë,” ka thënë George duke ju referuar komenteve të saj. “Unë shumë rrallë i them ndokujt se çfarë duhet të bëj me jetën e vet.”

Por kjo nuk është asgjë në krahasim me rrëfimet e tij të mëtejshme dhe me një humor gati të pacipë…

“Virgjërinë e kam humbur në një moshë shumë të re, vetëm 16 vjeç. Kam qenë duke u ngjitur në një litar dhe fërkimi më dha atë kënaqësi sikur të isha duke përjetuar një orgazëm. Megjithëse përreth nuk kisha asgjë, çdo gjë që ndjeja përreth më bënte të ndihesha mrekullueshëm…”

Dhe përveç kësaj, ai nuk druhet aspak që të ndaj me lexuesit humorin e tij aspak të ‘shijshëm’.

“Vetëm idea e një pordhe mua më bën të qesh. Vetëm fjala ‘pordhë’ më bën që të qesh,” thotë ai. “Madje kam një melodi pordhe në telefonin tim. Për mua asgjë nuk është më argëtuese se sa zhurma e një pordhe.”

Seria e re e revistës Rolling Stone me intervistën e George Clooney del më 11 nëntor. (LajmeShqip.com)

 

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 13:00

Ndërmjet George Clooney dhe Stacey Keibler duket se dashuria po shkon për mrekulli. Atmosfera e tyre shfaqet gjithnjë e më shumë romantike dhe serioze.

Të dy janë rikthyer në Los Cabos të Meksikës gjatë fundjavës, për të kaluar një fundjavë të qetë, larg të gjithëve.

Të fotografuar duke u përkëdhelur dhe përqafuar, nuk kanë shpëtuar dot edhe nga paparacët, që tashmë po i ndjekin kudo.

33 vjeçarja Keibler ka patur një karrierë si kampione mundjesh për femra dhe me siguri që tani përkrah aktorit është duke prekur sërish suksesin. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 11 October 2011 09:51

Për Stacey Keibler 32 vjetori ka për të qenë vërtetë i veçantë.

Ish kampionia e keçit për femra më datë 14 tetor do të mbush 32 vjeç dhe për momentin ajo ndodhet me pushime në Meksikë me të dashurin e saj të famshëm, George Clooney.

Të dielën Stacey ka postuar një foto të sajën në një pishinë luksoze, të rrethuar nga palma në Cabo San Lucas, duke cituar “Duke shfrytëzuar ditët e fundit të verës në parajsën e re…”.

Por pavarësisht pushimeve, ajo rrëfen për US Weekly se në valixhen e saj ndodhen edhe veglat që ajo përdor për fizkulturë. Madje thuhet se ka qenë pikërisht fiziku mjaft seksi i Stacey-t që e ka bërë Clooney-n të bjerë kokë e këmbë.

“Ato kanë një tërheqje të fortë fizike ndërmjet tyre,” ka thënë një burim për prestigjiozen US Weekly. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 08 October 2011 11:31

Hollivud – Kujt i kishte shkuar ndër mënd që një nga meshkujt më king të planetit, të kishte patur një pamje të tillë në adoleshencën e tij?

George Clooney, aktori fitues i Academy Award, drejtori, producenti, aktivisti, filantropisti dhe dashnori i supermodeleve, ka qënë një ndër yjet më të mëdhenj të Hollivudit që prej dy dekadash.

Ndërkohë që 50 vjeçari tani reflekton një stil pa asnjë të metë, ka qënë një periudhë gjatë zhvillimit të tij që ai kishte një paraqitje të cilën babai i tij Nick e përshkroi për ABC News si “një eksperimentim pa fryte”.

Hidhini vetë një sy ndryshimeve të tij… (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Friday, 30 September 2011 10:10

George Clooney është 50 vjeç, e megjithatë ka një pamje të mrekullueshme. Por, a e di ai këtë?

“Aktualisht jam 28 vjeç, kështu që pleqëria nuk po më shkon aspak mirë,” ka thënë ai me shaka për gazetarin e US Weekly të martën, ditën e premierës së filmit të tij “Ides of March” në Beverly Hills.

“Sa më shumë që thinjesh, aq më shumë nuk dëshiron të dalësh përpara kameras. Kjo është një e vërtetë e pashmangshme!”

Këto janë shakatë e Clooney-t që pothuajse çdo dy vjet po i ndërron të dashurat, të cilat janë të gjitha të reja në moshë, femra në karrierë, shumë të bukura dhe seksi.

Çfarë do të thoshte e dashura e tij e ri Stacy Keibler për komentet e tij? (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 29 September 2011 10:59

Beverly Hills – Ata janë munduar ta mbajnë lidhjen e tyre larg syve të botës, por duket se gradualisht duan ta konfirmojnë romancën e tyre. Megjithëse nuk kanë ecur krah njëri-tjetrit, Stacy Keibler dhe George Clooney kanë qëndruar bashkë mbrëmjen e premierës së filmit të tij “The Ides Of March”, më 27 shtator.

Ndërsa 50 vjeçari bisedonte me kolegun e tij të filmit, aktorin Ryan Gosling, Stacy e priste atë e qetë prapaskenave. Ish kampionia e keçit botëror, 31 vjeçare, dukej e mahnitëshme me një fustan të artë kokteilesh të shkurtër, që i nxirrte mjaft mirë në dukje linjat e saj pothuajse perfekte. Teksa parakalonte tapetin e kuq, pak minuta përpara George-it, ajo duket rrezatuese me buzëqeshjen e dlirë të stampuar në fytyrë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Foto 1: Majtas Ryan Gosling dhe George Clooney; djathtas Stacy Keibler, 2011.)

Ndërsa George Clooney dukej mjaft i qetë nën kostumin elegant dhe tradicional smoking. Ai dhe Stacey u paraqitën bashkë publikisht për herë të parë në Festivalin e Filmit në Toronto, gjatë këtij muaji. Por edhe atëherë ata u ruajtën shumë që të mos fotografoheshin bashkë si çift.

Teksa e dashura e tij e priste prapaskenave, ai ka shkëmbyer disa shaka me kolegun e tij Ryan Gosling, i cili ishte veshur në një kostum dhe kollare ngjyrë jeshile, kombinuar me këmishë të bardhë. George nuk ka mundur dot t’i përmbahet karakterit të tij shakaxhi, kështu që ka marrë një penë dhe ka filluar të shkarravisë mbi posterin e filmit të tyre, duke i vizatuar vetes mustaqe dhe kolegut të tij grim për sytë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Foto 2: George Clooney dhe Ryan Gosling bëjnë shaka me posterin e tyre, 2011.)

Më vonë në tapetin e kuq ju bashkëngjitën edhe kolegët e tjerë të filmit “The Ides Of March”: Evan Rachel Wood, Marisa Tomei dhe Kate Mara. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Friday, 23 September 2011 11:33

Reputacioni i aktorit George Clooney me miqtë e tij për të shkëmbyer shaka pa kripë, janë me nam. Në një intervistë për revistën “Parade” ai ka rrëfyer:

“Miqtë e mi janë shumë të rrezikshëm me shakatë e tyre. Brad Pitt dhe Matt Damon janë gati brutal. Ata shpesh herë më manipulonin dhe më ndryshonin mesazhet e celularit që i kisha dërguar njerëzve; i ndryshonin ato në tekste mjaft të tmerrshme dhe gjëra vërtetë të pathëna. I ndryshonin në një mënyrë të tillë sa më vinin në siklet … E megjithatë ishin shakara fantastike!”

Si një njeri mjaft shakaxhi, ai thotë se njeriu duhet të tregohet i duruar për t’ia arritur qëllimit që shakaja e tij të ketë efekt.

“Unë dikur kam bërë një shaka, që më pas janë dashur vite për ta zbuluar… Pashë një pikturë në koshin e plehrave, e mora; bleva një kambalec pikture dhe disa bojra. Kur një nga miqtë e mi më të mirë (aktori Richard Kind) më vizitoi në shtëpi, ja mbusha mëndjen se kisha filluar të studioja për pikturë dhe ai filloi ta pëlqente shumë pikturën time… Dhe kur ai festoi 40 vjetorin unë i dhurova këtë pikturën e tmerrshme, të cilën ai e vari me mjaft krenari në mur, duke i thënë njerëzve se shoku i tij i ngushtë e kishte pikturuar enkas për të. Dhe për vite me radhë, njerëzit që e vizitonin në shtëpi detyroheshin të thonin për atë pikturë të tmerrshme “Qënka një pikturë e bukur!”. Dhe Richardi u bind me të vërtetë se ishte një pikturë e bukur… deri sa një natë, gjatë një interviste në një program televiziv, i zbulova të vërtetën. Menjëherë mbas saj më mori në telefon dhe më tha “E urrej atë pikturë!”.

Megjithëse Clooney me shumë sportivitet i tregon historitë e shakave të tij, kur vjen çështja në jetën personale, goja e tij kyçet si me dryn.

“Unë nuk merrem as me internetin dhe as me rrjetet sociale, si Facebook apo Tweeter. Mendoj se njerëzit kanë informacione më shumë se ç’duhet për ne, prandaj më pëlqen gjithnjë e më shumë ideja për të ruajtur jetën private. Për mua do të ishte qesharake po të merrja për bazë lajmet që qarkullojnë nëpër këto rrjete. Me siguri që do të lexoja ndonjë gjë që e kam thënë dikur, diku për ndonjë grua, ndërkohë që unë personalisht për jetën time private kam 15 vite që nuk them asgjë.”

12