Lajme Shqip Saturday, 17 August 2013 20:00

Janë ditët e fundit të merkatos dhe për Armando Sadikun transferimi në një tjetër skuadër, më cilësore se Lugano është tashmë një garë kundër kohës. Futbollisti i kombëtares shqiptare, një prej emrave më të lakuar këtë verë në tregun e shitblerjeve të kuqezinjve, sic raportojnë dhe mediat zvicerane është pranë një kalimi në kampionatin italian, dhe më ekzaktësisht te skuadra e Genoas, e cila që prej një muaji ka shfaqur interes për sulmuesin.

E përditshmja zvicerane “Blick” bën të ditur, se e ardhmja e sulmuesit tëLuganos duhet të zgjidhet brenda këtyre ditëve dhe marrëveshja ka shumë gjasa të arrihet pikërisht me italianët.

Sadiku, që është golashënuesi kryesor i skuadrës së tij sezonin e fundit, ka mundur të realizojë vitin e kaluar 19 gola në 27 ndeshje duke qënë dhe “Këpuca e Artë” e divizionit të dytë helmet.

Megjithatë për shërbimet e Sadikut, nuk ka shfaqur interes vetëm klubi i Serie A, Genoa por gjithashtu një sinjal ka dërguar dhe gjigandi i futbollit vendas, Basel që e shikon Sadikun si një investim të mirë për sulmin. Ndërsa ka zëra gjithashtu se dhe disa ekipe të Premier Leagues kanë trokitur në dyert eLuganos për Sadikun, por në fund ajo që do të bëjë diferencës do të jetë oferta financiare dhe njëkohsisht dëshira e presidentit të klubit zviceran, Angelo Renzzetti. /albeu.com/