Lajme Shqip Monday, 12 August 2013 15:29

Drejtoria e Tatimeve ka bllokuar një llogari bankare të grupit mediatik ku bëjnë pjesë Shqiptarja.com dhe A1Report.

Kjo masë është ndërmarrë për të detyruar mediat që shlyejnë një borxh tatimor.

Shqiptarja.com raporton se vendimi  për gjobën prej 275 mijë lekëve të reja është marrë në mënyrë të fshehtë dhe pa informuar përgjegjësit e grupit mediatik. 

Po ashtu para disa ditesh drejtoria e Tatimeve ka nxjerrë një urdhër bllokimi të një llogarie bankare të grupit, për të marrë me detyrim, vlerën e gjobës.
“Metoda e gjobave të fshehta, pa mundësi apelimi, aplikohet nga tatimet e Berishës prej shumë vitesh kundër qindra e qindra biznesmenëve që nuk kanë qenë brenda klanit të tij ose kundër atyre mediave të pavarura nga Qeveria”, shkruan Shqiptarja.com.
Drejtuesit e Shqiptarja.com dhe A1Report e cilësojnë këtë gjobë “si të disatën hakmarrje primitive të Sali Berishës dhe klanit të tij, që edhe pse kanë kaluar 20 vite demokraci, nuk ka mësuar akomë të respektojë lirinë e kujt mendon ndryshe prej tyre”.