Lajme Shqip Friday, 01 November 2013 11:52

Prishtinë- Gani Geci po pretendon se kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, i kanë treguar se prapa urdhrit për vrasjen e tij qëndron dikush tjetër, e jo Azem Syla.

 

Geci ka treguar se këta i kanë thënë në sy të mërkurën në një odë në Drenicë, dhe janë bërë “garantë me jetë” se Syla nuk ka dorë në këtë krim, që ia ka marrë jetën Bekim Dajakut dhe Bekim Kastratit

Ish-deputeti i LDD-së, Gani Geci, është përfshirë të hënën në një konflikt fizik dhe të armatosur me deputetin Azem Syla. /koha/ 

 
Lajme Shqip Thursday, 31 October 2013 01:10

Kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendësi i tij në parti, Kadri Veseli, sot kanë pajtuar Gani Gecin dhe Azem Sylën. Vetë Gani Geci në një intervistë në KTV, ka bërë të ditur detajet e këtij pajtimi, i cili ka ardhur pas dy takimeve mes tij në njërën anë, dhe Thaçit e Veselit në anën tjetër. 

Ndërsa, pas këtyre dy takimeve, ka ardhur edhe takimi final i pajtimit, ku Geci dhe Syla kanë shtrënguar duart e pajtimit. Geci ka pretenduar se në vitin 2001, në një atentat plagosja e tij dhe vrasja e shokëve të tij, siç thotë ai ka ardhur pas një urdhri të Sylës, por ky i fundit ja kanë mohuar këtë. Geci thotë se Thaçi e Velesi “lidhen me jetë”, se Syla nuk ka qenë urdhërdhënsi. “Jemi takuar në dy raste në dy oda të Drenciës, në një rast në odën e Jetullah Gecit, që është daja i Adem Jasharit. Më vonë pas një ore jemi taku në një odë tjetër, me Azem Sylën, ku ai ka thënë se nuk ka dhënë urdhër për vrasjen time. Unë në atë rast jam plagosur, ndërsa dy shokë të mi, djem të rinj janë vrarë. Por për këta nuk do të lë gurë pa lëvizur derisa t’i gjej vrasësit”, ka thënë Geci. 

Ndërsa, për deklaratën që Syla ka dhënë në Klan Kosova kohë më parë, për urdhërdhënien e tij për vrasjen e Gecit, ai i ka thënë këtij të fundit, se atëherë kishte qenë i keqinformuar për veprimtarinë e tij, pasi nuk e kishte njohur atë më parë. 

Se kush është urdhërdhënësi dhe atentatori i vitit 2001 për vrasjen e Gecit, tani nga të dy palët aludohet në një person tjetër. Geci nuk e ka përmendur emrin e këtij personi por ka pranuar se ai është ish pjesëtar i UÇK-së, dhe aktualisht anëtarë i një nga pesë partitë më të mëdha politike në vend. 

 
Lajme Shqip Wednesday, 30 October 2013 11:44

Lideri i Partisë Demokratike Hashim Thaçi në mesidten e ditës së marte, i shoqëruar me eskortën e tij politike ka marrë rrugë për në Llaushë të Skendërajt. Qëllimi i udhëtimit të tij për në këtë fshat ka qenë takimi me vëllezërit Geci nga Llausha në përpjekje për t’i qetësuar gjakrat e nxehura një ditë më parë në Skenderaj, në të cilin aksident ishte përfshirë Gani Geci dhe zyrtarët e lartë të PDK-së Azem Syla, Gani Koci me trupërojet e tij.

Burime të gazetës “Bota sot” bëjnë të ditur se fillimisht Hashim Thaçi ka kërkuar që të takohet me vëllezërit Geci në Kullën e Gecëve në Llaushë. Por vëllezërit Geci nuk kanë pranuar. Takimi është mbajtur në një “vend neutral” në një nga odat e një prej familjeve të këtij fshati të Skenderajt.

Në këtë takim kanë marrë pjesë vëllezërit Gani e Nebi Geci ndërkaq Hashim Thaçi ishte i shoqëruar nga disa prej zyrtarëve të lartë të PDK-së.

Megjithëse nuk dihet se për çafër marrëveshje është fjala dhe se a është arritur në fakt ndonjë marrëveshje, qëllimi i këtij takimi i iniciuar nga Hashim Thaçi ka qenë që të qetësohen tensionet e ngritura një ditë më parë në mes të vëllezërve Geci dhe Azem Sylës e Gani Kocit./Bota sot/

 
Lajme Shqip Monday, 28 October 2013 15:47

Skënderaj – Azem Syla është gjuajtur me armë zjarri sot në Skenderaj nga Gani Geci.

Mediat nga Kosova raportojnë se rasti ka ndodhur para lokalit të Gecit.

Express raporton se Gani Geci është arrestuar.

Geci ka shtënë me dy plumba drejt Azem Sylës. Një person është plagosur, por ende nuk ka informacione zyrtare.