Lajme Shqip Monday, 07 April 2014 12:36

Detaje të frikshme zbulohen nga jeta e Gaddaf në Libi ku hakmarrja më e madhe ishte ndaj kundërshtarëve të tij në politike. Për 25 vjet me radhë në një frigorifer janë mbajtur kokat e prera dhe trupat e armiqve të Gaddaf. Ai i vizitonte kokat e prera rregullisht.

Po kështu diktatori kishte dhe dhoma seksi në një prej Universiteteve në Tripoli. 

Të dhënat u zbuluan pas dëshmive të një agjenti të CIA, FrankTerpil që pohon se ekipi i Gaddaf i kërkoi eliminimin e një rivali të diktatorit.

‘Unë isha në Gjenevë. Një i afërm i Gaddaf hapi një letër me 1 milionë dollarë, por me kusht, koka e rivalit të futej në akull dhe të dërgohej si një pije freskuese deri në Libi”.

Terpil ndërkaq shkoi në Kubë ku u dënua me 53 vjet burg për trafik ilegal armësh, sipas Nju Jork Post.

Dokumentari më pas zhvendoset në Universitetin e Tripolit ku diktatori përdhunonte vajza t ë reja dhe kadetë pasi mbante fjalime në auditoret universitare.

“Një dhomë e paprekur u gjet në godinën e Universitetit. Dhoma kishte jakuzzi, dhomë infermierie ku vajzave u kryheshin analize se mos kishin ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme, instrumente kirurgjikalë, maska gomë dhe anestezi”. Ky ishte ‘Qeni i çmendur’ që u vra dy vjet më parë nga rebelët në Libi.

Dokumentari do të shfaqet të premten.