Lajme Shqip Tuesday, 13 August 2013 15:06

Xherdan Shaqiri ka deklaruar se kombëtarja e Zvicrrës do të bëjë maksimumin që ta mposht Brazilin në ndeshjen miqësore që do të zhvillohet nesër në Zurich.

 “Nuk do të ishte mirë për mua që të rikthehem në stërvitje edhe më një humbje. Ne dëshirojmë që t’i zemërojmë brazilianët pak”, ka thënë lojtari i Bayernit.

Shaqiri do të luaj kundër shokëve të skuadrës, Dante e Gustavo.

“E di se si do ta kaloj Danten”, ka thënë Shaqiri.

Ndërkaq mbrojtësi brazilian Dante ka thënë se Shaqiri mund të ndalet vetëm me faull.