Lajme Shqip Friday, 12 October 2012 13:02

Prishtinë – Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin, ka deklaruar se raporti i Komisionit Evropian për Kosovën paraqet mesazh të qartë se “perspektiva e anëtarësimit në BE është e qartë dhe e fuqishme”.

Më tutje, në një deklaratë të tij për media, zoti Kacin theksoi se “Opinioni i Komisionit që BE mund të nënshkruaj Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën është një hap shumë i rëndësishëm”.

Sipas tij, qeveria në Prishtinë duhet të “përforcoj përpjekjet për krijimin e qeverisjes së sundimit të ligjit dhe të pavarësisë së institucioneve, ndërsa zhvillimi ekonomik dhe zvogëlimi i numrit të të papunësuarve ndërlidhet drejtëpërsëdrejti me suksesin në këtë fushë”.

Mëtutje, Jelko Kacin thotë se Komisioni Evropian me këtë raport “ka konfirmuar përsëri që ndarjet e reja në Ballkanin Perëndimor, sipas vijave etnike, nuk janë të mundshme” dhe se “Kosova do të mbetet një tërësi politike dhe administrative në tërësinë shtetërore të decentralizuar dhe moderne, që krejt pakicave u garanton të drejtat e tyre”.

Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, theksoi se “shoqëria multikulturore, multietnike dhe multifetare në Kosovë, është në BE argument i fuqishëm, të cilin duhet promovuar me zell në Kosovë, në shtetet anëtare dhe shtetet anëtare të ardhshme”.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 12 October 2012 12:22

Prishtinë – Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, ka thënë se veriu i Kosovës mbetet sfidë për BE-në, duke shtuar se kjo e fundit është e gatshme ta ndihmojë Kosovën për ta zgjidhur këtë çështje. Fyle ka thënë se rruga e Kosovës për në BE varet ekskluzivisht nga institucionet vendore e jo nga BE-ja. Kurse kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se integrimi i Kosovës në BE nuk është luks, por është qëllim i institucioneve të vendit.

Dy ditë pas publikimit të raportit të Fizibilitetit, Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Stefan Fule, është takuar me liderët kryesor të institucioneve të vendit.

Fyle pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka thënë se në raportin e Studimit të Fizibilitetit, pos tjerash, e kanë adresuar edhe çështjen e veriut, e cila, sipas tij, mbetet sfidë për BE-në.

“Ne po ashtu kemi adresuar në raport edhe çështjen e veriut të Kosovës. Kjo është një sfidë në të cilën ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se është shumë me rëndësi që të Kosova të vazhdojë së zbatuari me mirëbesim të gjitha marrëveshjet e arritura në mes Prishtinës dhe Beogradit deri më sot, mesazh të cilin ai ka thënë t’ia ketë përcjellë edhe dje në Beograd, zyrtarëve serbë.

Më tej, Fyle ka thënë se Kosova ka arritur shumë gjatë këtij viti, ku sipas tij, tashme nuk jemi në fazën e bisedave, por në fazën e marrjes së vendimeve shumë të rëndësishme.

“Ju keni arritur shumë gjatë këtij viti. Fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave, dialogun për sundimin e ligjit dhe keni arritur progres substancial për pjesëmarrjen në programet e Bashkimit Evropian, ku më nuk jemi në nivel të bisedave, por kemi filluar të marrim vendime shumë të rëndësishme”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se rruga e Kosovës drejt BE-së varet ekskluzivisht nga puna e institucioneve të vendit e jo nga BE-ja.

“Ecja e Kosovës drejt BE-së nuk varet nga ne në Bashkimi Evropian, por ekskluzivisht varet nga puna juaj dhe përpjekjet tuaja”, ka thënë ai.

I pyetur nga gazetarët se a është dialogu kusht për Kosovën që ta nënshkruaj marrëveshjen për Satbilizim Asocim, Fyle ka thënë se dialogu nuk është kusht për Kosovën.

Kurse Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se raporti i Studimit të Fizibilitetit është historik për Kosovën, pasi që është edhe raporti i parë në relacionet shtet i Kosovës dhe Bashkim Evropian. Thaçi ka thënë se Integrimi i Kosovës në BE nuk është opsion apo luks, por është qëllim i institucioneve të vendit.

“Dokumenti i Studimit të Fizibilitetit ishte dokumenti historik për Kosovën pasi që është edhe dokumenti i parë në relacionin shteti i Kosovës me Bashkimin Evropian. Integrimi i Kosovës në Bashkim Evropian nuk është opsion, nuk është ndonjë luks. Integrimi i Kosovës në BE është qëllimi ynë, është vizioni ynë. Unë ju siguroj i nderuari Komisioner se Kosova do të prodhojë argumente të qëndrueshme dhe të mjaftueshme për ju në mënyrë që ta shtyni agjendën tonë evropiane përpara. Ne jemi të bindur se për pak muaj do t’i përmbushim kriteret afatshkurtra”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Kosova ka qenë e gatshme dje, është e gatshme sot që të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian. Sipas tij, dialogu është mënyra më e mirë dhe e vetme për të ecur përpara.

Kryeministri Thaçi ka thënë se Kosova ka ndërtuar fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit dhe është e gatshme për normalizimin e marrëdhënieve edhe me Serbinë.

Sipas tij, evropianizimi i rajonit duhet të ndodh para integrimit tonë në Bashkim Evropian.

Kosova dhe Serbia, sipas Thaçit, duhet të ecin në rrugën evropiane duke ai lehtësuar punën njëra-tjetrës dhe jo duke e penguar njëra-tjetrën.

Fule: Dialogu nuk është kusht

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Hashim Thaçi, pas takimit që pati me komisionerin e BE-së për zgjerim, Stefan Fule, e ka përshëndetur raportin për studimin e fizibilitetit duke shtuar se Kosova është e gatshme t’i përmbush të gjitha kushtet që dalin nga BE karshi Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova është e gatshme t’i normalizojë raportet me të gjithë fqinjët, me theks të veçantë me Serbinë duke shtuar se Kosova dhe Serbia duhet ta ndihmojë njëra tjetrën në këtë proces dhe jo ta bllokojnë njëra tjetrën. Kurse komisioneri Fule ka thënë se studimi i fizibilitetit e trason rrugën e Kosovës drejt BE-së ku, sipas tij, BE e ka vënë në qendër të vëmendjes çështjen e Kosovës.

I pyetur nga gazetarët se a mund të jetë kusht vazhdimi i dialogut që Kosova të fitojnë nënshkrimin e Stabilizim asocimit, ai ka thënë se nuk është kusht dialogu.

Presidentja në darkë pune me komisionerin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, pati një darkë pune në Prishtinë me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fule.

“Në këtë takim Presidentja Jahjaga dhe komisioneri Fule biseduan për të gjitha aspektet e rrugës së integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në një komunikatë të Presidencës.

Sipas saj, presidentja Jahjaga dhe komisioneri Fule kanë biseduar edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë këtij procesi.

“Në këtë takim ishin të pranishëm ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Drejtoratit për Zgjerim të Komisionit Evropian, Pierre Mirel”, përfundon komunikata e presidencës.

Fule në Prishtinë

Dy ditë pasi Komisioni Evropian ka publikuar pakon e tij për Zgjerim 2012, përfshirë Studimin e Fizibilitetit për një Marrëveshje Stabilizim-Asocimi në mes të BE-së dhe Kosovës, Komisioneri për zgjerim, Shtefan Fule, sot do të qëndrojnë në Kosovë, ku do të ketë takime me liderë të lartë të vendit.

Fule, pas pak do të ketë takim me kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi, ku më pas kanë edhe në konferencë të përbashkët për media.

Po, sot komisioneri Fule do të ketë takim edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniq.

Të mërkurën, Komisioneri Fule ka thënë se Kosova po ec me hapa të mëdhenj në shtegun e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Këtë vit Kosova ka pranuar udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, ka pasur progres në pjesëmarrje në programet e BE-së dhe tani ka pranuar Studimin e Fizibilitetit për një MSA. Në këtë studim, Komisioni e bën të qartë se ai do të propozojë një mandat për një MSA sapo që Kosova të plotësojë prioritetet afatshkurta”, ka thënë Fule. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 11 October 2012 08:26

Prishtinë – Komisionari pёr Zgjerim i BE-sё, Stefan Fule nё njё intervistë ekskluzive për RTK-nё ka hequr dyshimin e Kosova nuk mund t’i plotёsojё kushtet e Komisionit Evropian pёr tё negociuar Marrëveshjen ё Stabilizim Asociimit. “Nuk kam absolutisht kurrёfarё dyshimi se Kosova do jetё nё gjendje qё t’i plotёsojё kёto kushte nё afat relativisht tё shkurtёr. Kur ta bёn kёtё Kosova, atёherё ne do ia prezantojmё mandatin shteteve anёtare tё BE-sё. Vetёm kur shtete anëtare japin dritën jeshile ne mund tё fillojmё me negociata”, ka theksuar Fule.

RTK: Zoti Komisioner ju faleminderit qё jeni me ne. Sot ju keni premtuar se Kosova mund t’i nisё negociatat e Stabilizim Asociimit sapo t’i pёrmbushё prioritetet qё ju i kualifikuat si afatshkurtra. A mund tё thuhet se mund tё ipet drita jeshile pёr nisjen e negociatave sapo tё plotësohen këto kushte dhe se Kosova nuk ka nevojё qё tё pret pёr vitin tjetёr dhe pёr publikimin e pakos sё ardhshme tё zgjerimit nga ky institucion?

FULE: Pёrmbushja e prioriteteve afatshkurtra dhe nisja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, prekin çështjet duke filluar sundimin e ligjit, admisnistratёn publike, mbrojtjen e pakicave dhe tregёtinё. Natyrisht se nuk ka nevojё qё tё pritet pёr raportin e ardhshëm tё progresit. Mё lejoni qё tё jam i qartё nё njё gjё: natyrisht i takon shteteve anëtare qё nё njё moment tё pajtohen me mandatin qё duhet t’i ipet Komsionit pёr tё negociuar kёtё marrёveshje. Ne ia kemi prezantuar sot shteteve anёtare tё BE-sё raportin dhe kemi thёnё se ёshtё i mundshёm konkludimi i Marrëveshjes sё Stabizilim Asociimit nё mes tё Bashkimit Evropian dhe Kosovёs pa paragjykuar pozitёn e shteteve anёtarё ne lidhje me statusin e Kosovёs. Njёkohёsisht e kemi bёrё tё qartё se shteteve anёtare do ia prezantojmё pёr konsiderim, mandatin pёr negociatae nё momentin kur Kosova i pёrmbushё prioritetet afatshkurtёra. Me vullnetin e mirё dhe pёrkushitmin, nuk kam absolutisht kurrёfarё dyshimi se Kosova do jetё nё gjendje qё t’i plotёsojё kёto kushte nё afat relativisht tё shkurtёr. Kur ta bёn kёtё Kosova, atёherё ne do ia prezantojmё mandatin shteteve anёtare tё BE-sё. Vetёm kur shtete anёtare japin dritёn jeshile ne mund tё fillojmё me negociata.

RTK: A po thoni ju se Komisioni ёshtё nё gjendje tё pёrmbushe premtimet por se gjithçka tani varet nga vullneti politik i shteteve anёtare dhe kur e shtroj kёtё kam parasysh faktin se pesё shtete anёtare nuk e njohin pavarёsinё e Kosovёs?.

FULE: Pritni pak. Po flitni pёr tё njetat shtete anёtare qё e kanё inkurajuar Komisionin Evropian qё tё nisё punёn nё pёrpilimin e Studimit tё Fizibilitetit.

RTK: A keni frikё se vullneti politik mund tё pengojё nisjen e negociatave?

FULE: Absolutisht jo. Pёrse do kisha frikё. Ka ekzistuar koncenzusi pёr nisjen e Studiimit tё Fizibilitetit. Konkluzionet e Studimit tё Fizibilitetit janё shumё tё qarta. Qёndrimi i Komisionit Evropian ёshtё i qartё, korniza ligjore ёshtё e qartё dhe shpresoj se shtetet anёtare do jenё tё gjendje qё kur tё vie moment tё fokusohen nё substancё, e cila nё tё vёrtetё ёshtё prioritet. Dhe jo, nuk kam frikё.

RTK: Do tё thotё se Brukseli ёshtё i gatshёm nё tё njejtin moment kur Prishtina tё jetё e gatshme?

FULE: Brukseli po thotё qartё se kjo gjё ёshtё e mundshme, Komisioni Evropian thotё se kjo gjё ёshtё e mundshme. Tani po presim Kosovёn qё t’i pёrmbushё kushtete nga katёr lёmitё e pёrmendura dhe pastaj mandati pёr negociim shkon tek vendet anёtare, dhe kur vendet anёtare japin dritёn jeshile ne i fillojmё negociatat. Kёshtu janё pёrcaktuar rregullat e lojёs qё nga fillimi.

RTK: Fundi i procesit ёshtё nёnshkrimi pёrfundmitar dhe formalizimi i raporteve kontraktuale nё mes tё kryeqytetit tё njё shteti aspirues dhe 27 sheteve anёtare te BE-sё. A mund tё premtoni se i tёrё procesi do jetё identik sikur proceset nёpёr tё cilat kanё kaluar tё gjitha shetetet tjera tё rajonit?.

FULE: Pёrse do e bёja atё?

RTK: Pёr shkak tё shembujve nga secili shtet i Ballkanit Perendimor.

FULE: Po, por kjo ishte para Traktatit tё Lisabonёs. Ky Traktatat ka instrumente tjera prandaj nuk po e premtoj. Ne po flasim pёr Marrёveshjen e Stabilizim Asociimit, po flasim pёr mundёsinё qё tё konkludojmё kёtё Marrёveshje. Mendoj se ka ardhurё koha qё Kosova t’i plotёsojё katёr kushtet dhe pastaj sё bashku tё negociojmё MSA-nё.

RTK: Dhe ta konkludojmё dhe ta nёnshkruajmё?…

FULE: Po Natyrisht. Ta konkludojmё dhe ta nёnshkruajmё.

RTK: Me 27 shtete anёtare tё BE-sё?

FULE: Kёtё do ia lija vendeve anёtare se si do vendosin. Pas miratimit tё Traktatit tё Lisabonёs tani kemi instrumente tё ndryshme rreth asaj ku dhe nё ç’mёnyrё Bashkimi Evropian mund tё konkludojё marrёveshjet ndёrkombёtare. Nuk dёshiroj qё tё paragjykoj se si do pёrfundoj ky proces. Kjo i takon vendeve anёtare.

RTK: Pёrse po flisni pёr paragjykime nёse e keni opinionin legal sipas tё sё cilit nuk ekzistojnё pengesat ligjore pёr nёshkrimin e marrёveshjeve ndёrkombёtare nё mes tё Kosovёs dhe Bashkimit Evropian. Nёse keni parasysh kёtё definicion pёrse nuk mund tё premtoni se MSA-ja do nёnshkruhet nё formёn identike sikur se e ka bёrё secili shtete tjetёr i Ballkanit Perёndimor?

FULE: Ju po mё shtyeni qё une tё them se ne po i ndajmё shetet anёtare.

RTK: Unё po i referohem asaj çfarё kanё bёrё tё gjitha shtetet tjera tё Ballkanit Perёndimor.

FULE: Tani ne po sillemi nё qark. Une po ju them se MSA-tё e mёparshme janё negociuar dhe nёnshkruar para ratifikimit dhe hyrjes nё fuqi tё Traktatit tё Lisabonёs. Bashkimi Evropian dhe vendet anёtare tani kanё instrumente tjera nё dispozicion. Jam i sigurtё se vendet anёtare do e marrin vendimin e drejtё.

RTK: Pёrse po tentoni t’i shmnageni impaktit politik?

FULE: Me gjithё respektin pёr ju. Gjёja mё e rёndёsishme ёshtё ekzistenca e MSA-sё nё mes tё Kosovёs dhe neve. Dhe sёrish, do ia lё vendeve anёtare tё BE-sё se çfarё do zgjedhin nga instrumentet qё dalin nga Traktati i ri, i cili nuk ka ekzistuar kur ёshtё negociuar me vendet tjera siç janё Bosnja e Hercegovina dhe tjerat. Nuk dua qё kosovarët tё shqetёsohen rreth asaj se nuk ka qartёsi dhe nuk dihet se çfarё do ndodhё pas tre vjetёve apo dy vjetёve. Unё nuk e di se kur do jemi nё gjendje qё t’i pёrmbyllim negociatat. Mund t’ju them njё gjё. Ekziton pёrkushtimi pёr nisjen e negociatatve tё MSA-sё me Kosovёn. Ne jemi gati pёr kёtё gjё. Ka katёr kushte qё Kosova duhet t’i pёrmbushё para fillimit, e ky ёshtё rast edhe pёr disa vende tjera tё Ballkanit perёndimor. Ka shumё punё para nesh oprandje tё fillojmё me punё.

 

RTK: Nёse i lёjmё anash modalitetet dhe çёshtjet teknike, a mund tё themi se pёrundimi do jetё i njejtё, pavarёsisht sё nё ç’mёnyrё do konludohet procesi i MSA-sё. A mund tё themi se Kosova do ketё statusin e njejtё dhe do hyjё formalisht nё raporte kontraktuale me Bashkimin Evropian njёjtё sikur vendet tjera tё Ballkanit Perenidmor?

FULE: Sёrish po sillemi nё tё njejtin qark dhe unё jam pёrgjigjur nё atё pytje andaj nuk do e pёrsёris.

RTK: Nё dokumente e publikuara sot ekzston fjalia qё i referohet nevojёs sё noralizimit tё raporteve nё mes tё Serbisё dhe Kosovёs dhe kjo fjali ёshtё identike nё pjesёn e Kosovёs dhe atё tё Serbisё. Pёrse njё kёrkesё e kёtillё i drejtohet Kosovёs duke pasur parasysh se Kosova nuk ka problem me integritetin territorial tё Serbisё apo me shtetёsinё e Serbisё. Pёrse kjo i imponohet Prishtinёs?

FULE: Me gjithё respektin, por nё raportet e progresit ne nuk imponojmё asgjё. Ne po flasim pёr dialog ku marrin pjesё Beogradi dhe Prishtina dhe me ndihmёn e pёrfaqёsueses sё lartё tё BE-sё. Ata marrin pjesё nё pozitё tё barabartё dhe tё dyjave i drejtohemi me apelin e njejtё – qё tё janё konstruktive gjatё bisedave.

RTK: Por, kjo nuk ёshtё kusht pёr Kosovёn. Ky kusht ka tё bёjё pёr nisjen e negociatave tё anёtarёsimit nё mes tё Beogradit dhe Brukselit. Ndёrsa definicioni i njejtё qё figuron tek tё dy vendet ёshtё nё vijim “pёrmirёsimi i dukshёm dhe i qёndrueshёm i raporteve nё mes tё Kosovёs dhe Serbisё ёshtё i nevojshmё nё mёnyrё qё tё dytё mund tё vazhdojnё nё rrugёtimin e tyre drejt BE-sё”.

FULE: Ne po flasim pёr fazёn e ardhshme tё dialogut nё mes tё Beogradit dhe Prishtinёs dhe apeli tё cilit ju i referoheni ka tё bёjё me kёtё gjё. Sa i pёrket nisjes sё negociatave tё anёtarёsimit me Serbinё, Kёshilli i Dhjetorit ishte shumё i qartё. Flitet pёr pёrmirёsimin e qёndrueshem dhe tё dukshёm tё raporteve me Kosovёn. Keni tё drejtё kёtu sepse ne kemi folur pёr bashkёpunimin rajonal, pёr impementimin e marrёvshjeve tё arritura, kishte progres sё fundёmi nё disa çёshtje. Ne gjithashtu flasim pёr nevojёn pёr marrёveshje qё kanё tё bёjnё me telekomunikacion, me energjetikё dhe tё tjera. Kur Serbia t’i plotёsojё kёto kushte, Komisioni do ia raportojё vendeve anёtare dhe vendet anёtare tё Bashkimit Evropian vendosin pёr hapjen e negociatave tё anёtarsimit.

RTK: Procesi i pёrmirёsimit tё raporteve ka njё qёllim pёrfundimtar dhe ju sot nё konferencё pёr shtyp e qartёsuat se kjo do tё thotё normalizimi i plotё i raporteve nё mes tё Kosovёs dhe Serbisё. A mund tё na spjegoni shkrutimisht se çfarё nёnkupton kjo. Çfarё duhet tё bёjё Beogradi e tё konsiderohet se nё plotёni i ka normalizuar raportet me Prishtinёn?

FULE: Tё dyjat nё Bashkimin Evropian pa e bllokuar njera tjetrёn.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 10 October 2012 21:29

Prishtinë – Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se miratimi i Studimit të Fizibiliteit për Kosovën tregon gatishmërinë e Prishtinës për nisjen e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA).

“Ky studim ka konfirmuar qartë se nuk ka pengesa ligjore për realizimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim mids Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë Zhbogar.

Komisioni Evropian ka lansuar të mërkurën Studimin e Fizibilitetit për Kosovën.

Qeveria e vendit është zotuar se do t’i përmbushë të gjitha obligimet afatshkurta dhe afatgjata, që parasheh ai. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 10 October 2012 16:34

Prishtinë – Qeveria e Kosovës u zotua se do t’i përmbushë të gjitha obligimet afatshkurta, por edhe ato afatgjata, të parapara me studimin e fizibilitetit të lansuar të mërkurën nga Komisioni Evropian.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se studimi i fizibilitetit i hap Kosovës dritën jeshile për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në të ardhmen. Sipas tij, Brukseli është pajtuar që Kosova të jetë partnere e barabartë me të gjitha vendet tjera që aspirojnë integrimet, duke i hequr të gjitha pengesat që kanë mundur të ekzistojnë.

Lansimi i studimit të fizibilitetit, sipas Thaçit, për Kosovën ka domethënien e fillimit të procesit, edhe pse jo të shkurtër të integrimit të saj në Bashkimin Evropian. “Fillimi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit shënon hapin më të rëndësishëm në kuadër të avancimit të procesit integrues të shtetit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe të faktorizimit të Kosovës në pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”, vlerësoi Thaçi.

Kryeministri Thaçi rikujtoi në vijim edhe katër fushat kryesore, në të cilat Komisioni Evropian kërkon nga Kosova të arritura e përparime konkrete. Nisur nga këto sfida, kryeministri u ka kërkuar ministrave të kabinetit të tij që t’i rrisin angazhimet dhe punojnë në plotësimin e agjendës evropiane. “Komisioni Evropian ka identifikuar katër fusha, në të cilat Kosova duhet të shënojë progres të menjëhershëm me qëllim të fillimit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Ato janë: sundimi i ligjit, reforma e administratës publike, trashëgimia kulturore dhe tregtia. Unë dua që ta bëj të qartë qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se kriteret teknike të mbetura do të përmbushen në afatin rekord”, theksoi kryeministri Thaçi.

Kriteret e parashtruara për Kosovën në studimin e fizibilitetit janë të përballueshme dhe të zbatueshme, tha në anën tjetër ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku. Ajo e vlerësoi si shumë të rëndësishme ujdinë e Komisionit Evropian që pavarësisht mosnjohjes së saj nga pesë vende anëtare të BE-së, Kosova të mund të firmosë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit sapo që të jetë gati.

“Janë dy palë kriteresh, ato afatshkurta, të cilat ne duhet t’i përmbushim në mënyrë që edhe zyrtarisht të fillojë negocimi i MSA-së (Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim). Janë kritere të arritshme dhe shumë të matshme, të cilat ne mund t’i përmbushim brenda fare pak muajsh, për tre katër muaj të gjitha këto kritere mund të realizohen”, tha Çitaku. Ajo rikujtoi se studimi parasheh edhe kriteret afatgjata, të cilat mbeten sfida për të ardhmen.

Nisur nga roli konstruktiv i Prishtinës në procesin e bisedimeve me Beogradin, Komisioni Evropian i kishte mundësuar Kosovës që të avancojë përpara me lansimin e studimit të fizibilitetit si hapi i parë drejt Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Po ashtu, në janar të këtij viti patën nisur edhe negociatat në lidhje me liberalizimin e vizave. Kurse në qershor Brukseli i pati ofruar Kosovës edhe udhërrëfyesin që do të çojë përfundimisht deri te heqja e vizave edhe për qytetarët e Kosovës në të ardhmen. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 10 October 2012 11:37

Ky studim konfirmon se kjo marrëveshje mund të vendoset ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës në një situatë ku vendet anëtare të BE-së mbajnë qëndrime të ndryshme rreth statusit të Kosovës.

Komisioni do të propozojë negociimin e direktivave për një marrëveshje të Stabilizim Asociimit me Kosovën kur ajo të bëjë progres në përmbushjen e një numri të prioriteteve afat shkurtëra, thuhet në raport.

Është qenësore që Kosova të vazhdojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe të angazhohet konstruktivisht në një varg çështjesh, me ndërmjetësimin e BE-së.

Një përmirësim i dukshëm dhe i qëndrueshëm në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm, në mënyrë që të dyja vendet t’i vazhdojnë rrugët e tyre drejt BE-së. Asnjëra palë nuk mund ta bllokojë palën tjetër gjatë këtyre përpjekjeve.

Sa i përket problemeve në veri të Kosovës, respektimi i disa nevojave të rëndësishme për popullatën lokale atje do të jetë një element qenësor i këtij progresi, thuhet ndë të tjera në raport. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 09 October 2012 11:20

Bruksel– Kosova ka bërë një përparim në përmbushjen e disa kritereve për nisjen eventuale të Marrëveshjes së Stabilizim-Asiociimit me Bashkimin Evropian, por në këtë moment nuk mund të thuhet se i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për të qenë në gjendje  që të marrë obligimet nga një marrëveshje e tillë. Në shumë fusha janë identifikuar mangësi, ndërsa as funksionimi i institucioneve të shtetit nuk është në nivelin që kërkohet sipas standardeve evropiane, ndonëse në pjesë të ndryshme të dokumentit të Studimit të Fizibilitetit thuhet se ekziston korniza e duhur ligjore e cila do të duhej të siguronte funksionimin bazik të strukturave demokratike.

Ky pritet të jetë toni i përgjithshëm i Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen SA për Kosovën, që do ta miratojë dhe do ta bëjë publik Komisioni Evropian, të mërkurën, ndërsa “Koha Ditore“ ka pasur mundësi ta shohë këtë dokumenti.

Në këtë studim, i cili nuk është “Raport progresi“ klasik sikur ai i viteve të mëparshme, Komisioni Evropian ka analizuar gatishmërinë e Kosovës që të marrë përgjegjësi nga Marrëveshja eventuale e Stabilizim-Asociimit në disa fusha, sikur edhe mundësitë ligjore të Bashkimit Evropian për të arritur një marrëveshje të tillë me Kosovën. Ato fusha përfshijnë nga sundimi i ligjit ekonominë, tregtinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat politike dhe qytetare, të drejtat e pakicave, raportet me bashkësinë ndërkombëtare dhe shumë fusha  të tjera.

Ndonëse formulimi i rekomandimit për nisjen eventuale të negociatave për MSA do të miratohet në momentin e fundit, pra në takimin e Kolegjit të Komisionerëve të mërkurën, “Koha Ditore“ mëson se Komisioni Evropian ka për qëllim të propozojë “në parim“ disa prioritete që Kosova duhet t’i përmbushë si kushte për nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit.

Diplomatë të shteteve anëtare kanë pohuar se nga burimet e Komisionit janë informuar se kërkesat shtesë për Kosovën do të jenë “afatshkurta dhe lehtë të arritshme“ nëse Kosova vërtet bëhet serioze në përmbushjen e tyre. Ato kanë të bëjnë në të shumtën e rasteve me miratimin e disa ligjeve dhe me krijimin e mekanizmave për zbatimin e tyre.

Në Studimin e Fizibilitetit Kosova do të gjejë edhe fushat ku nga ajo pritet të dëshmohet në mënyrë konkrete. Këto fusha nuk janë befasi për askënd në Kosovë dhe kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mbrojtjen e gazetarëve, adresimin e çështjes së veriut dhe të marrë masa për të siguruar që serbët e Kosovës “të ndihen pjesë e së ardhmes së Kosovës“.

Nga Kosova kërkohet që “Parlamenti të forcojë rolin e vet të mbikëqyrësit të ekzekutivit dhe të sektorit të sigurisë duke përmirësuar mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligjeve dhe të politikave“.

Po ashtu, kërkohet nga Kosova të sigurojë punën e duhur të Avokatit të Popullit, duke i siguruar edhe mjete, edhe hapësirë të duhur pune. Kërkohet më shumë punë në depolitizimin e gjyqësorit dhe në sigurimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor.

Studimi i Fizibilitetit për Kosovën dallon shumë edhe nga përmbajtja, por në masë edhe nga metodologjia me studimet e mëparshme për shtetet tjera. Kjo edhe për shkak se Kosova është rast i veçantë. Kështu, një pjesë e studimit u kushtohet aspekteve ligjore për arritjen e Marrëveshjes me Kosovën. Edhe në këtë dokument Komisioni Evropian nënvizon se është e mundur që me Kosovën të arrihet një marrëveshje SAA pa marrë parasysh se Kosova nuk është e njohur si shtet nga ana e BE-së. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 27 September 2012 14:22

Prishtinë – Më 10 tetor Komisioni Evropian pritet të publikojë Raportin e Studimit të Fizibilitetit, i cili rrjedhimisht brenda një periudhe kohore do të mund të çojë Kosovën te marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Lajmin e ka konfirmuar përmes postës elektronike, për Radio Kosovën, Maja Kocijanqiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Catherine Ashton.

“Studimi i Fizibilitetit do të publikohet më 10 Tetor dhe vendimi për hapat e mëtutjeshëm do të merret vetëm atëherë nga Komisioni, dhe me pas nga Këshilli Evropian”, është shprehur Kocijanqiq.

Ndërkohë, institucionet e Kosovës presin rezultate pozitive në Raportin e Studimit të Fizibilitetit për Kosovën. Besfort Rrecaj, këshilltar i lartë politik në Ministrinë e integrimeve evropiane, pati thënë se përmbajtja e Studimit të Fizibilitetit për Kosovën pritet të jetë pozitive.

”Ne presim qe Studimi i Fizibilitetit të shënojë rezultatet pozitive të cilat i ka arritur Kosova në vazhdimësi dhe në veçanti gjatë vitit të fundit. Ky studim shënon një hap te madh përpara për Kosovën ne rrugën e saj drejt hyrjes ne marrëdhëniet kontraktuale me BE-në. Së shpejti ne do te kemi shumë më të qartë të ardhmen e raporteve tona me BE-në dhe një orientim më të mirë për fillimin e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asoccim”, tha Rrecaj.

Ndryshe, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është një traktat në mes të BE-së dhe një vendi tjetri që krijon një kornizë për bashkëpunim në mes tyre. Kosova është vendi i vetëm i rajonit që nuk e ka nënshkruar ende këtë marrëveshje. Zyrtarë të qeverisë thonë se kanë kapacitete të mjaftueshme për të përballuar negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim me BE-në, parakusht ky para se ajo të kërkojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 22 August 2012 19:35

Prishtinë – Presidentja kosovare, Atifete Jahjaga, dhe udhëheqësi i sektorit politik, ekonomik dhe atij për integrim evropian në Zyrën e BE-së në Prishtinë, Khaldoun Sinno, shprehën sot besimin se këtë vjeshtë Kosova do të marrë lajm të mirë nga Brukseli me rastin e publikimit të Raportit të Fizibilitetit. 

Në takimin e lamtumirës, presidentja Jahjaga falënderoi z.Sinno për angazhimin e tij gjatë misionit dhe shprehu mirënjohje për punën dhe kontributin e institucioneve të BE-së në Kosovë.

Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga institucionet e Bashkimit Evropian për institucionet e Republikës së Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane.

Ndërsa Khaldoun Sinno përgëzoi presidenten Jahjaga për angazhimin e saj të palodhshëm dhe vlerësoi se ajo me punën e saj ka dëshmuar se është presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 13 July 2012 12:08

Prishtinë – Në takimin e tretë të dialogut për stabizilim asociim është diskutuar për perspektivën evropiane, demokracinë dhe sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor, mbrojtja e minoriteteve si dhe cështjet që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve ekomomike.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi vlerësoi lartë marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe të arriturat në përmbushjen e axhendës evropiane. Qeveria e Kosovës është plotësisht e përkushtuar që të vazhdojë me fuqizimin e strukturave institucionale për integrim me BE. Ne jemi të përkushtuar maksimalisht që axhendën evropiane ta bëjmë pjesë të pandashme të punës së qeverisë. Kemi punuar këtë vit, dhe do të punojmë edhe në muajt dhe vitet që do të vijnë, në mënyrë që ju si Komision Evropian  të keni argumentet e nevojshme për të lobuar në avansimin e Kosovës në procesin e integrimit.

Zëvendës drejtori në drejtoratin e përgjithshëm për zgjerimin në Komisionin Evropian, Joost Korte, shprehu kënaqësine me punën që kanë bërë institucionet e Kosovës, por rikujtoi edhe detyrimet e Kosovës drejt integrimit në BE.

Pesë prioritet në axhenden evropiane: reforma zgjdhore, reforma në administratën publike, sundimi i ligjit, integrimi i pakicave dhe tregtia dhe të gjitha këto pesë pika ju i dini mirë dhe ato do të jenë pika kyce që ne i kërkojmë përkushtim të plotë politik të qeverisë por edhe nga aktoreve te tjerë sidomos Kuvendit.

Samuel zhbogar shefi i zyrës së Bashkimit Evropain në Prishtinë, duke e quajtur Kosovën më proevropiane, ofroi mbështetjen e tij gjatë proceseve integruese. Kryeministri Thaqi kërkoi që përmbushja e ketyre kritereve nga ana e qeverisë të vlerësohet në mënyrë te drejte sikurse në cdo shtet tjetër të Ballkanit perëndimor. (LajmeShqip.com)