Lajme Shqip Saturday, 31 August 2013 11:41

Prishtinë- Kryetari i LISBA’së, Fuad Ramiqi ka treguar se është marrë në pyetje nga policia e Kosovës si i dyshuar për kërcënimet publike që i janë bërë Xhabir Hamitit, ish-Kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame.
“Po, e vërtetë është se unë jam marrë në pyetje në hetuesi në cilësinë e të dyshuarit”, ka thënë Ramiqi, për Gazetën Express.
“Nuk kanë pasur kurrfarë arsye të më marrin në pyetje policia”, ka shtuar ai.
Ramiqi ka thënë se asnjëherë se ka kërcënuar Hamitin dhe askënd tjetër.
“Unë nuk e kam kërcënuar askënd në jetën time, e Xhabir Hamitin më së paku. Lëvizja ka lëshuar deklaratë edhe u kanë një qasje abnormale e Hamitit ndaj meje. Unë në emër tim asgjë s’kam folur”, ka treguar Ramiqi.
Në cilësinë e të dëmtuarit, Xhabir Hamiti ka treguar në polici se prapa kërcënimeve publike të LISBA’së qëndron kryetari i saj Fuad Ramiqi.
Sidoqoftë, Ramiqi thotë se s’ka pas të drejtë Hamiti të drejtoj gishtin drejt tij.
“Unë nuk di çka qyshon z. Hamiti, por s’ka pasur të drejtë me ngrit ndaj meje dyshime të tillë. Është çështje personale e tij. Ai ka dashur të dezorientoj opinionin kah unë”, ka thënë ai.
Përplasjet mes Xhabir Hamiti dhe Fuad Ramiqit kanë nisur prej se janë shpallur kandidaturat për Kryetar të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Partia e Ramiqit ka dal publikisht pro Naim Tërnavës për Myfti të Kosovës, ndërsa për Xhabir Hamitin kanë thënë se është anti- islamist dhe anti-kombëtarë.
Në komunikatën e LISBA’së është thënë se ata do të angazhohen me të gjitha mjetet, që ta pengojnë ardhjen e Xhabir Hamitit në krye të BIK’ut.

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 09 July 2013 18:44

Prishtinë – Partia islamike, LISBA, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili i cilësoi ata si palaço.
Subjekti i Fuad Ramiqit e quan Haradinajn profiter që ka bërë miliona më para të bixhozit dhe haraçit.
Në vazhdim lexojeni të plot reagimin e LISBA’s.
Lëvizja Islame Bashkohu i bën thirrje kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj që ta shikoj vetën e tij dhe subjektin politik që drejton në pasqyrën e ndërgjegjes dhe në vend që të quaj dikë palaço pse ka thënë të vërtetën ta pranoj se palaço është ai vetë, sepse populli i Kosovës e dijë fare mirë se prapa asaj fytyre të maskuar palaçoje qëndron fytyra e vërtetë e krimit dhe padrejtësisë barrën e së cilës e bartin qytetarët e Kosovës.
Një palaço të vërtetë e karakterizon performimi pa skenar , por në përshtatje të të tjerëve dhe në varësi të reagimit që të tjerët bëjnë përmes duartrokitjeve.
Një palaço ndërron veshjet dhe ngjyrat e veshjeve, vë simbole dhe dhuron të tilla, përshëndetë dhe uron, por ata që e njohin fytyrën e tij e dinë se nuk ka asgjë të vërtetë, por është thjeshtë punë palaçoje dhe asgjë më shumë.
Palaço shumë fytyrash është ai hipokrit që flet për komb ndërsa i bën pritje madhështore një të sëmuri si prifti katolik Anton Kqira i cili kishte deklaruar se Milloshevici është dashur ti vrasë një milion e nëntëqindmijë shqiptarë të Kosovës vetëm pse janë myslimanë.
Një palaço çdo herë akuzon dikë për të mbrojtur vetën ashtu siç bëri Ramush Haradinaj duke e quajtur profiter LISBA-n ndërsa dihet kush është profiteri i vërtetë që ka grumbulluar milionat përmes bixhozit, reketit e shantazhit, ndërsa shet patriotizëm para popullit të cilin e terrorizon.
Si ta quajmë ndryshe përpos profiter atë i cili u mundua ta bind popullin se është më i miri duke e shpallur vetën si më i miri me qëllim që të arrij në pushtet, duke dhuruar edhe kryqe për të përfituar, por kur këto i dështuan zgjodhi një rrugë tjetër për të përfituar duke sulmuar myslimanët sistematikisht përmes argatëve të tij dhe së fundi edhe vetë në emër të kombit shqiptar për të cilin profiteri i vërtetë dhe injorant u deklarua se është 2000 vjeçar.
Ia bëjmë të qartë Ramush Haradinajt dhe partisë së tij se Islami ka përcjellur shumë të tillë si ju dhe akoma vazhdon të qëndroj i pacenuar prandaj çdo orvatje juaja për të sulmuar islamin dhe për të akuzuar myslimanët është e kotë dhe do të rezultojë me dëshpërimin tuaj.
Fakti që gjendemi në muajin e shenjtë të Ramazanit na bën që të mjaftohemi me kaq.