Lajme Shqip Friday, 26 August 2011 13:19

Këtë javë në Ligue 1 do te zhvillohet derbi Lyon – Montpellier dhe ai në mes të Toulouse dhe Paris S.G.

Montpellier, nga tri ndeshjet e para ka marrë të gjitha pikët e mundshme dhe ka një golavarazh +7, ndërsa e pret Lyonin, i cili gjendet i pesti në renditjen tabelore, me pesë pikë dhe një golavarazh +2.

Derbi tjetër pritet të jetë ai në mes të Toulouse dhe Paris S.G.. Toulouse nga tri ndeshjet e para ka arritur t’i marrë shtatë pikë dhe ka një golavarazh +4, ndërsa PSG nuk e ka filluar aq mirë kampionatin, mirëpo ndeshjen e fundit e ka fituar dhe nga gjithsej tri ndeshje ka marrë vetëm katër pikë.

Portali LajmeShqip.com në vijim sjell ndeshjet që do të zhvillohen në këtë fundjavë në Ligue 1, në Francë.

27 gusht 2011
20:00 Auxerre – Ajaccio 
20:00 Evian Thonon Gaillar – Dijon 
20:00 Lorient – Nancy
20:00 Nice – Brest 
20:00 Valenciennes – Bordeaux 
22:00 Lyon – Montpellier

28 gusht 2011
18:00 Rennes – Caen 
18:00 Sochaux – Saint-Etienne 
18:00 Toulouse – Paris S.G. 
22:00 Lille – Marseille. (LajmeShqip.com)