Lajme Shqip Thursday, 17 January 2013 14:06

Tirane – Shqipëria u radhit në kategorinë e vendeve me liri të pjesshme, në raportin e ri të “Freedom House”, që nënkupton kufizime në respektimin e lirive politike dhe atyre civile.

Një përfaqësuese e organizatës, Sylvana Kolezckowa, i tha ‘Zërit të Amerikës’ se vendi ynë dhe Kosova përballen me probleme të ngjashme, sidomos përsa i takon mungesës së aftësisë për të luftuar krimin e organizuar e për të ndjekur penalisht korrupsionin politik në nivele të larta.

Sylvana Kolezckowa, i pershkroi te rendurit ne kete kategori si vende ku ekzistojne intitucionet demokratike, por funksionimi i tyre ka te meta te medha. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Megjithatë, edhe në klasifikimin e këtij viti ajo vazhdon të renditet si vend pjesërisht i lirë.

Kolezckowa jep këtë shpjegim: Fakti që Shqipëria vazhdon të ndeshet me një mur pengesash dhe refuzimesh lidhur me anëtarësimin, thote ajo, nuk është dhe aq për t’u habitur po të shikosh dobësitë në disa prej institucioneve bazë të vendit, që Bashkimi Evropian i merr shumë seriozisht, /sidomos në gjyqësor, në sundimin e ligjit dhe në zbatimin e ligjit antikorrupsion.”

 

Shqiperia krahasuar me nje vit me pare, ndodhet pothuajse ne shkallen e njejte te vleresimit. Sivjet ajo ka marrë notën 3 për dallim nga një vit më parë kur ishte vlerësuar me 3.5.Nga vendet e rajonit, bashkë me Shqipërinë dhe Kosovën, në radhën e vendeve me liri të pjesshme janë edhe Bosnja dhe Maqedonia, ndërsa Serbia, Kroacia e Mali i Zi, radhiten në mesin e vendeve të lira.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 31 July 2012 18:08

Tiranë – U përurua sot në Ministrinë e Drejtësisë, portali gjyqësor i internetit, sistem ky, që  përmban informacion të hollësishem për veprimtarinë e Gjykatave.

Në cerenoninë e organizuar me këtë rast, ku ishte i pranishëm Kryeministri Sali Berisha, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, krerë të Gjykatave etj, ministri i Drejtësisë,  Halimi tha se “nga sot,  prozhektorët e publikut i kemi drejtuar te gjykatat”.  Sipas tij,  “tashmë,  gjithçka që ndodh në gjyqësor vendoset nën monitorimin e kujdesshëm të publikut”.

“Sot,  nëpërmjet ndërtimit të portalit të gjykatave, ne sigurojmë transparencën në çdo qelizë të sistemit gjyqësor të bindur se sistemi dixhital dhe transparenca janë masat më të rëndësishme në betejen për reformimin e sistemit gjyqësor”, tha ministri Halimi. 

Duke shprehur rëndësinë e transparencës në sistemin e drejtësisë, ministri Halimi tha se, “transparenca nuk eleminon tërsish padrejtësinë, por jemi të bindur se ajo rrit përgjegjshmërinë e gjyqtarëve dhe aktorëve të sistemit të drejtësisë si dhe ul  korrupsionin.  “Jemi te bindur se nëpërmjet kësaj porte moderne për informimin e publikut,  qytetarët do të shohin në dritën e diellit se çfarë ndodh në gjykata. Epokën e letrave po e zëvendësojme me epokën dixhitale”, tha ministri Halimi.

Portali gjyqesor i internetit, i peruruar sot në ministrine e Drejtësië,   është një projekt i mbeshtetur nga partneret tane, dhe  synon rritjen e transparencës në sistemin e drejtësisë. Ky portal, pjese e reformës së ndermarrë per dixhitalizimin e sistemit te drejtësisë, është një sistem elektronaik, që përmban të dhëna të hollësishme per veprimtarine gjyqësore, pasi siguron informacion të plotë mbi çdo çështje gjyqësore.  

Nëpermjet tij, çdo qytetar mund të shohë së cfare ndodh me padine e tij, si trajtohet ajo,  deri ne perfundimin e saj. Gjithashtu,  ky sistem do të shërbejë për të parë punen e gjyqtareve per vleresimin e tyre. Ministria e Drejtësisë, ka ndërmarrë një sërë hapash  të rëndësishëm në fushën e  dizhitalizimit të sistemit të drejtësisë, duke modernizuar sektorë si shërbimin e noterisë, Hipotekat, etj.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 30 July 2012 13:12

Tiranë – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Eugen Wollfart. Nishani gjatë bashkëbisedimit me ambasadorin e OSB-së vuri theksin në konsolidimin e sistemit gjyqësor si një sfidë vendimtare për vendin. 

Ndër të tjera, kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e OSBE-së dhe bashkëpunimin e ngushtë me ODIHR-in dhe ekspertët e tij në kuadër të reformës zgjedhore, e cila u përmbyll me sukses gjatë këtij muaji. Presidenti nënvizoi gjithashtu kontributin personal të Ambasadorit Ëolfart dhe vlerësoi rolin e tij për gjetjen e konsensusit politik, si në rastin e reformës së Kodit Elektoral dhe vijimin e punës për projektligjin për heqjen e imunitetit. 

Ambasadori Wllolfart nga ana e tij vlerësoi zhvillimet e shpejta që Shqipëria ka bërë në fushën e reformave dhe demokratizimit të institucioneve dhe shprehu besimin se institucionet dhe politika shqiptare do të vazhdojnë në këtë rrugë edhe sa i përket projektligjit për heqjen e imunitetit, i cili do t’i shërbejë luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Kryetari i Shtetit e siguroi Kreun e Prezencës së OSBE-së për bashkëpunimin e ngushtë të tij me të gjitha institucionet shtetërore, politike dhe shoqërinë civile në mënyrë të hapur dhe transparente për të dhënë kontributin e tij institucional në zhvillimin demokratik dhe funksionimin efikas të institucioneve demokratike. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 01 May 2012 10:32

Tiranë-Respektimi i lirive civile dhe të drejtave politike në Shqipëri vazhdon të lërë shumë për të dëshiruar. Në raportin e këtij viti të Freedom House, grupit pro demokracisë me seli në SHBA, Shqipëria ka pësuar rënie.

Shkak për këtë ishte vrasja e katër protestuesve në protestat e 21 janarit, dhe paanshmëria në gjykimin ndaj ish zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Por edhe procesi elektoral me të meta i zgjedhjeve të majit ka ndikuar negativisht në gjykimin e Shqipërisë.

“Shqipëria ka pësuar rënie për shkak të vrasjes së protestuesve të opozitës në janar, politizimit të mekanizmave elektoral gjatë zgjedhjeve lokale të majit dhe dështimi i gjykatave për të gjykuar me paanshmëri një çështje korrupsioni kundër një politikani të lartë të qeverisë”-thuhet në raport.

Kështi Shqipëria vazhdon të renditet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira, pra një vend ku respektimi i të drejtave politike dhe lirive civile janë të limituara.

Vendet pjesërisht të lira, ku futet edhe Shqipëria vuajnë nga një mjedi korrupsioni, sundimi i dobët i ligjit dhe një atmosferë politike ku dominon një parti e vetme pavarësisht shkallës së pluralizmit që mund të ketë vendi.

Edhe sa i përket lirisë së medias, Shqipëria ka pësuar rënie duke marrë notën 51 dhe duke u renditur në vendin e 107-të, 5 vende më poshtë se renditja e vitit te kaluar. Madje Shqipëria renditet edhe poshtë Kosovës, e cila këtë vit ka shënuar një ngjitje me dy pikë.

Kështu Shqipëria, sa i përket lirisë së medias renditet poshtë vendeve si Nigeria, Sierea Leone, Tanzania, Haiti dhe Nikaragua. Shqipëria renditet poshtë vendeve të tjera të rajonit si Maqedonia, e cila vlerësohet me noten 54, ndërsa në gjendje më të mirë vlerësohet liria e shtypit në Bosnjë e Hercegovine me notën 48, e edhe më lart, gjendet Mali i Zi e Serbia  të dy këto shtete kanë marrë notën 35. (LajmeShqip.com)