Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 09:59

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan me dy gola të shënuar në Copa America, ka arritur rekordin për numrin e golave të shënuar në fanellën e reprezentacionit të Uruguajit, i cili nuk është thyer që nga viti 1930 nga Hector Scarone.

Ish lojtari i National, Barcelona, Inter dhe Palermo, në 52 ndeshje për reprezentacionin e Uruguajit, ndërmjet viteve 1917 dhe 1930 ka shënuar 31 gola, ndërsa Diego Forlan ka po aq gola sa Scarone, në 82 ndeshje.