Lajme Shqip Monday, 19 August 2013 20:46

 

“Belle Air”, po vazhdon abuzimet e saj në fushën e fluturimeve ku ka monopol në treg.

Kompania ka rritur çmimet e biletave për në Itali gjatë ditëve të fundit.

Udhëtarët shprehen se çmimet e biletave janë rritur pa asnjë sqarim nga 200% deri në 250%. Ky abuzim është denoncuar edhe nga ana e deputetit socialist, Erion Braçe.

“Është grabitje dhe po ndodh këto dite: Çmimet e biletave të avionit për në Itali, vajtje-ardhje, janë rritur nga 200% deri në 250%. Ky vend ka institucione. Kjo që po ndodh përkufizohet qartë nga ligjet në fuqi si: abuzim me pozitën dominuese në treg”, citohet Braçe nga Gazeta Tema.

“Autoriteti i Konkurrencës në këtë vend duhet të hetojë deri në detajin e fundit këtë grabitje të turpshme. Të gjithë në një treg të hapur duan të fitojnë. Por, të fitojnë, jo të grabisin”, shprehet ai.

Kompania nuk është duke abuzuar vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Ajo ka anuluar apo shtyrë disa udhëtime, duke mashtruar qindra udhëtues kosovarë./b.l

Kompania njihet për afërsinë që ka me kryetarin e Partisë Demokratike njëherësh kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Bashën.

 

Më shumë rreth afërsisë mund të lexoni në linkun e mëposhtëm..

http://ëëë.lajmeshqip.com/kombetare/skandaloze-kompania-e-preferuar-lulzim-bashes-blene-mediat-e-kosoves

Kjo kompani është vetmja kompani shqiptare e cila preferohej dhe përdorej rëndomtë nga Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike gjatë kohës që ai mbulonte ministrinë e jashtme dhe ministrinë e brendëshme në udhëtimet e veta drejt Brukselit

Madje gjatë udhëtimit të parë të 50 studentëve drejt Brukselit pa viza ishte pikërisht kompania Belle Air e cila vuri në dispozicion të kësaj nisme personale të ish-minsitrit të brendshëm Lulzim Basha një avion çarter.

Dhe për këtë “nder”, pas mbërritjes në Shqipëri, Basha nuk hezitoi të falenderonte kompaninë përpara studentëve duke e nënvizuar faktin se kishte qenë Belle Air që kishte mundësuar “falas” udhëtimin e tyre.

Një tjetër fakt interesant është se Belle Air u shfaq si kompani gjatë vitit 2006 kur pasi iu hoq licensa e operimit një kompanie mjaft të suksesshme loë-cost “Albatros” e cila asokohe kishte një “të metë” të madhe që menaxhohej nga nipërit e ish-presidentit Alfred Moisiu dhe për shkak të përplasjeve Moisiu-Berisha, ish-drejtori i aviacionit civil Gazmend Dibra mori një vendim absurd duke i hequr liçesën “Albatros”.

Dhe Belle Air u shfaq menjëherë si një kompani alternative loë-cost në Shqipëri në kohën kur ministër i transporteve ishte pikërisht ministri Lulzim Basha.