Lajme Shqip Sunday, 08 September 2013 14:56

Stephen Sylejman Schwartz, studiues i islamit, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Pluralizmin Islamik me seli në Washington të SHBA-së thotë se Naim Terrnava eshte diktator.

Schwartz, në një intervistë për “Kohën Ditore” ka insistuar se largimi i Tërnavës është parakusht për adresimin e problemeve brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe jashtë saj, në luftimin e ndikimeve ekstreme në islamin shqiptar, që tradicionalisht ka qenë i moderuar dhe tolerant, dhe shembull për gjithë botën.

Ai Tërnavën e quan diktator, derisa e akuzon edhe për plagjiaturë të magjistraturës.

Studiuesi Schwarts sheh rrezik nga ekstremizmi islamik në Kosovë, por është i bindur se shqiptarët e Kosovës nuk do të dorëzohen para kësaj sfide. Ai e identifikon kreun e BIK-ut problemin kryesor, duke e quajtur madje edhe “Stalin Tërnava”.

“Problemi kryesor është diktatura e Naim Tërnavës në BIK prej vitit 2005, Tërnava ka inkurajuar hurhen në Kosovë të radikalëve vehabistë dhe të Vëllazërisë nga Maqedonia”, ka theksuar ai.
Schwarts një gazetar I njohur amerikan më 1997 u bë mysliman hanefi, është autor I shumë librave, në mesin e të cilave edhe disa për shqiptarët

 
Lajme Shqip Sunday, 18 August 2013 22:33

 

 

Angus McDowall dhe Yeganeh Torbati, Reuters

 

Neveria e Mbretit Abdullah të Arabisë Saudite për Iranin shfaqet plotësisht te kabllogramet e ambasadës amerikane. “Na shpëtoftë Zoti nga dashakeqësia e tyre”, u tha ai zyrtarëve amerikanë, sipas një kabllograme të publikuar nga “Wikileaks”. Sipas një tjetre, ai u tha diplomatëve të vet se dëshironte që “Uashingtoni t’ia priste kokën gjarprit”.

Në anën tjetër të Gjirit, neveria e Iranit për Arabinë Saudite shfaqet në një raport të publikuar në faqen e internetit të vijës së ashpër Mashregh. Familja sunduese e mbretërisë, thotë ajo, “po mbytet në korrupsion dhe prostituta”.

Në këtë mjedis helmues, disa hapa të ndërmarrë nga presidenti që sapo mori pushtetin në Iran, Hassan Rouhani, i cili premtoi përmirësim të marrëdhënieve, mund të jenë jo shumë premtuese në zgjidhjen e disa mosmarrëveshjeve më të ashpra dhe shkatërrimtare në të gjithë Lindjen e Mesme.

Është pothuajse e pamundur të mbivlerësosh urrejtjen mes Arabisë Saudite suni dhe Iranit shia. Kjo urrejtje ka mbushur një dekadë me dhunë në të gjithë rajonin.

Në Siri, Irak, Liban dhe Jemen, të dyja palët mbështesin forca në një luftë indirekte. Këto forca ose i kanë nxjerrë shpatat gati për luftë ose sakaq janë zënë në konflikte që shkaktojnë mijëra të vdekur çdo muaj.

Në Siri, secila palë akuzon tjetrën si përgjegjëse për gjakderdhjen, ku Irani mbështet Presidentin Bashar al-Asad, ndërsa Arabia Saudite po financon rebelët që po përpiqen ta rrëzojnë atë. Në Irak, dhuna sektare është në nivelin më të lartë që nga viti 2008.

Riadi akuzon Teheranin për nxitjen e telasheve në Bahrejn dhe në vetë Arabinë Saudite. Teherani akuzon Riadin se komploton shkatërrimin e këtij vendi në bashkëpunim me Uashingtonin.

Gjithsesi, Rouhani, një njeri relativisht i moderuar në krahasim me gjaknxehtin Mahmud Ahmadinexhad, thotë se ai dëshiron të krijojë miqësi me Arabinë Saudite. Inkurajues është fakti që ai ka eksperiencë personale me bisedimet me Riadin.

“Me vullnetin e Zotit, unë shpresoj që ne të kemi marrëdhënie shumë të mira me fqinjët, veçanërisht me Arabinë Saudite gjatë qeverisë së ardhshme”, tha Rouhani në një konferencë për shtyp në qershor.

Megjithatë, shumë pak njerëz besojnë se ai mund të heqë helmin nga rivaliteti i stilit të Luftës së Ftohtë në zemër të Lindjes së Mesme.

 

Coca Cola kundër Pepsit

 

Të dyja vendet kanë interesa për të diskutuar me njëri-tjetrin: Arabia Saudite dëshiron që Irani t’i japë fund asaj që e sheh si përzierje në vendet Arabe – përmes mbështetjes së shiave ose aleatëve të tyre në Siri, Irak, Liban, Bahrein, Jemen dhe në vetë Arabinë Saudite.

Teherani dëshiron që Riadi të ndalojë nxitjen e aksioneve ushtarake kundër impianteve të saj të industrisë bërthamore apo të ndihmojë sanksionet e Perëndimit kundër Iranit duke rritur prodhimin e naftës për të kompensuar mungesat nga Irani.

Si Rouhani ashtu edhe Mbreti Abdullah kanë treguar dëshirë për të bërë paqe në të shkuarën. Si kreu i Këshillit Kombëtar Suprem të Sigurisë së Iranit më 1998, Rouhani u ul dhe bisedoi për një natë të tërë me vëllain (tashmë të ndarë nga jeta) të mbretit Abdullah, ish-ministri i Brendshëm, Princi Najef, për të negociuar një marrëveshje sigurie me mbretërinë pas shumë vitesh fërkimesh.

Në nënshkrimin e marrëveshjes, Mbreti Abdullah zgjodhi të harrojë dyshimet Saudite dhe Amerikane se Teherani qe pas bombardimeve të vitit 1996 të kazermave amerikane në qytetin saudit al-Khobar. Irani la mënjanë kujtimet e vitit 1987 gjatë pelegrinazhit të myslimanëve, kur qindra nga pelegrinët e vet u vranë në përleshje me forcat saudite të sigurisë.

“Mbreti Abdullah e ka njohur Rouhanin për ca kohë. Unë mendoj se kanë një marrëdhënie të mirë. Shumë më të mirë sesa marrëdhëniet me Ahmadinexhat. Ata disponojnë aftësinë për të komunikuar me një farë niveli respekti”, tha Robert Jordan, ambasadori i SHBA-së në Riad nga viti 2001 më 2003.

Por megjithëse historia mund të tregojë një farë hapjeje më të madhe nga të dyja krahët për bashkëpunim, analistët dhe zyrtarë të rajonit shohin se shumë pak gjëra mund të ndryshojnë dhe ka pak shanse për pajtim.

Rrethanat janë shumë më të këqija sot sesa qenë pesëmbëdhjetë vjet më parë kur u nënshkrua marrëveshja e sigurisë. Rajoni është i zhytur në luftëra civile dhe kryengritje.

Në mars 2009, ministri i Jashtëm i Iranit, Manouchehr Mottaki, vizitoi Riadin në përpjekje për të ftohur tensionet mes shteteve rivale, por takimi i tij me Mbretin Abdullah nuk shkoi shumë mirë.

Abdullah i tha këshilltarit amerikan të kundërterrorizmit, John Brennan, disa ditë më vonë se ai i pati thënë vizitorit iranian: “Ju persët nuk keni punë të përziheni me çështjet arabe. Qëllimet e Iranit janë të shkaktojë telashe… nuk ka dyshim se kërkojnë destabilitet. Na shpëtoftë Zoti nga dashakeqësia e tyre”, tha Brennan duke raportuar fjalët e mbretit në një kabllogram të publikuar nga “Wikileaks”.

Në anën e Iranit, politika e jashtme përcaktohet më pak nga Presidenti dhe më shumë nga Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, gjë që nënkupton se zgjedhja e Rouhanit ka pak gjasa të ndryshojë në themel pozicionin e Teheranit.

“A është e mundur për ndokënd të bëjë apo të thotë ndonjë gjë pa mendimin e udhëheqësit suprem?” tha ministri i Jashtëm në largim Ali Akbar Salehi në një intervistë me agjencinë Mehr, duke shtuar se ai është ndaluar të vizitojë Riadin.

Riadi nuk duket se ka ndonjë shpresë. Abdullah al-Askar, kryetar i komitetit për marrëdhënie të jashtme në Këshillin e Shuras të Arabisë Saudite, (thuajse-parlamenti i vendit), thotë se diferenca mes Rouhanit dhe Ahmadinexhadit është si ajo mes “Coca Colës dhe Pepsit”.

“Nuk mendoj se ai do të sillet njësoj si Ahmadinexhad, duke folur ashpër”, i tha ai “Reuters”. “Por kur vjen puna te çështjet kryesore, ai do të duhet të punojë brenda një kuadri të përgjithshëm të përcaktuar nga Khamenei”.

E përditshmja saudite “Gazette” bëri një editorial javën e kaluar: “Teherani u është kthyer hileve të vjetra, por me një hileqar të ri”.

Tributë për armiqtë

Për Arabinë Saudite, çdo përmirësim në marrëdhënie do të varet nga fakti nëse Irani do të heqë mbështetjen për Asadin e Sirisë, sulmi i të cilit mbi zonat nën kontrollin e rebelëve është cilësuar nga ministri i Jashtëm, Princi Saud al-Faisal, nipi i Abdullahut, si gjenocid.

Një lëvizje e tij ka gjasa të konsiderohet si një vijë e kuqe e pakalueshme për udhëheqësit e Iranit, të cilët duket se e shohin Sirinë si një lidhje kyçe në aftësinë e tyre për të projektuar ndikim në të gjithë Lindjen e Mesme deri në Liban dhe në kufijtë e Izraelit.

Ajo që irriton Iranin më shumë nga politikat e Arabisë Saudite në Siri është vendimi i Riadit vitin e kaluar për të rritur eksportet e energjisë për zëvendësimin e naftës që është hequr nga tregu nga nafta bruto e Iranit, në thelb duke ndihmuar sanksionet e Perëndimit.

“Në vend që t’u shërbenin myslimanëve, ata po u paguajnë haraç armiqve të myslimanëve duke qëndruar në krah tyre”, tha Nasser Soudani, zëvendëskryetar i komitetit të energjisë në parlamentin e Iranit në janar 2012, duke komentuar mbi rritjen e prodhimit të naftës nga sauditët.

Më pranë shtëpisë, Arabia Saudite akuzon Iranin se po përpiqet të shkaktojë trazira mes minoritetit të vet shia, duke krijuar një rrjet spiunazhi në vend dhe duke u përpjekur të vrasë ambasadorin e këtij vendi në Uashington. Teherani i mohon të gjitha këto akuza.

Armiqësia rrjedh që nga viti 1979 kur Irani u përpoq të eksportojë revolucionin e vet islamik mes shiave në të gjithë Lindjen e Mesme, përfshirë Arabinë Saudite, duke cenuar kështu balancën e vjetër të pushtetit në rajon.

Arabia Saudite dhe shtete të tjera të Gjirit pas kësaj bënë diçka që Teherani e sheh si pakt me djallin, duke u radhitur krahas Sadam Huseinit, pasi ky i fundit sulmoi Iranin më 1980, duke financuar luftën e tij për tetë vjet, ndërsa ai përdorte armë kimike mbi trupat dhe civilët e Iranit.

Pas një tërheqjeje graduale, SHBA-ja udhëhoqi rrëzimin e Sadamit më 2003 dhe kjo ndezi një luftë të re mes sunive dhe shiave në Irak, ku Riadi dhe Teherani mbështetën palët kundërshtare.

Lufta sektare u ashpërsua gjatë viteve të fundit. Të dyja vendet e përkufizojnë veten sipas Islamit dhe klerikët në të dyja vendet shohin njëri-tjetrin me neveri.

Sot, sundimtarët e Iranit që flasin persisht mbështesin shiat në të gjithë botën arabe, përfshirë qeverinë dhe milicitë në Irak, lëvizjen Hezbollah të Iranit, protestuesit e Bahrejnit kundër familjes sundimtare suni të këtij vendi, rebelët Houthi në Jemen. Presidenti i Sirisë, Asad, është nga sekti Alevi, një degë e shiave.

Arabia Saudite, vendlindja e Islamit dhe mbështetëse e shkollës më konservatore suni, Vahabizmit, mbështet palën tjetër në çdonjërën prej këtyre përleshjeve rajonale. Shkolla Vahabi denigron shiat si heretikë. Mbështetësit e saj të parë beduinë bënë shkatërrime nëpër Irakun e shekullit të tetëmbëdhjetë, duke shkatërruar vendet e kultit të këtij sekti.

Mbreti Abdullah u përpoq ta moderojë këtë këndvështrim. Vitin e kaluar ai tha se do të krijojë një qendër në Riad për të studiuar dallimet mes sekteve. Por ai vetë është regjistruar duke kritikuar shiat për “besimin te varret, statujat dhe individët” në një kabllogram të vitit 2006.

Nga ana e tyre shiat e shohin Vahabizmin si të rrezikshëm, besim radikal që nxit sektarizmin militant. Lufta kundër Asad u ka dhënë një bazë të re luftëtarëve suni të Al Kaedës, të cilët përdorin teologjinë për të justifikuar sulmet mbi civilët alevi dhe shia si në Siri, ashtu edhe në Irak.

“Arabia Saudite e ka krijuar Al Kaedën e re”, thotë analisti Mohammad Sadeq al-Hosseini në një intervistë në qershor me agjencinë konservatore të lajmeve të Iranit, Fars, duke iu referuar mbështetjes së Riadit për opozitën e Sirisë.

Diplomatët e Gjirit thonë se Riadi ka punuar për të shmangur mundësinë e gjurmimit të armëve apo parave të saj që shkojnë për grupimet islamiste brenda koalicionit të rebelëve të Sirisë.

 

Dëm fenomenal

 

Ndërsa Rouhani ka pak gjasa të ndryshojë politikat e Iranit që konsiderohen si më të papranueshmet nga Arabia Saudite, ka shumë pak hapësirë për progres me përjashtim të shmangies së fjalimeve agresive publike.

“Niveli i dëmit të krijuar përgjatë tetë apo dhjetë viteve të fundit është fenomenal. Kjo shtron pyetjen nëse iranianët mendojnë nëse mund t’ia hedhin vetëm duke ndryshuar perden apo janë të gatshëm të bëjnë ndryshime më reale”, thotë Ali Ansari, profesor i historisë së Iranit në Universitetin St Andrews të Britanisë.

Gjithsesi, lëvizjet e Iranit, të tilla si përdorimi i një gjuhe më pajtuese në media mbi Bahrejnin dhe vende të tjera të Gjirit, si dhe ndërprerja e mbështetjes së grupimeve militante të Jemenit, mund të ftohë situatën.

“Siria mund të jetë një urë tepër e largët, por është natyrisht e mundshme se ato do të përpiqen të arrijnë një farë mirëkuptimi për situatën e shiave në Bahrejn. Princi i Kurorës atje është në një pozicion më të mirë për të negociuar dhe mund të jetë i prirur të ndihmojë në një zgjidhje”, thotë Jordan, ish-ambasadori i SHBA-së në Riad.

Diplomatët në Gjirin Persik ende thonë se presin shumë pak ndryshime edhe në çështje periferike dhe se Riadi ka pak gjasa të përkulet para komenteve dashamirëse të Iranit pa marrë më parë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në politikat e këtij vendi.

Por edhe një skepticizëm i tillë i thellë nuk i ka ndaluar reformatorët e Iranit të nxisin Rouhanin për t’i ofruar një degë ulliri Arabisë Saudite, një politikë e ndjekur më herët edhe nga ish-presidentët Akbar Hashemi Rafsanjani dhe Mohammed Khatami.

“Situata në Siri është bërë kaq komplekse sa bota islamike është ndarë praktikisht në dy anë, deri në pikën sa luftërat indirekte po zhvillohen mes dy krahëve”, tha reformatori iranian, Saeed Hajarian, në një intervistë të dhënë këtë muaj.

“Ne duhet të demonstrojmë se kjo nuk është një luftë mes shiave dhe sunive. Me të gjithë fuqinë tonë ne duhet t’i ndalojnë palët nga nxitja e urrejtjes fetare”, tha ai

 
Lajme Shqip Thursday, 20 December 2012 13:40

SHBA – Departamenti i Shtetit sqaroi se shefi i sigurise diplomatike Eric Boswell ka vendosur te largohet nga posti, ndersa emrat e tre zyrtareve te pushuar, nuk jane bere publike. Nga sulmi i shtatorit mbi konsullaten amerikane ne qytetin e dyte me te madh te Libise, gjeten vdekjen ambasadori Christopher Stevens dhe tre diplomate te tjere.

Perfundimet e hetimit te pavarur ishin drastike. Mangesi jo te zakonshme te sigurise citohen aty si arsyet qe cuan drejt humbjes se jeteve edhe pse dokumenti nuk sugjeron marrjen e masave disiplinore ndaj ndonje individi te caktuar. Ne deklaraten e zedheneses se DASH-it, Victoria Nuland thuhet shprehimisht se Bordi i Shqyrtimit te Pergjegjesive rishikoi perfomancatt e kater zyrtareve, tre nga te cilet ne byrone e sigurise diplomatike dhe nje ne byrone e ceshtjeve te lindjes se aferme. per rrjedhoje, tre punonjes u pezulluan ndersa sekretarja e shtetit pranoi doreheqjen e Eric Boswell-it.

Perfundimet kryesore te raportit te Benghazi-t, ishin:
 
– deshtim sistematik ne nivele te larta brenda dy byrove te Departamentit te Shtetit, por theksohet se asnje zyrtar nuk i injoroi detyrimet e tij;

– besim i tepruar tek milicia lokale e armatosur, por pa shume eksperience, ndersa rojet e kontraktuara ishin ne vendin e gabuar;

–  personeli amerikan veproi me guxim dhe gadishmeri per te vene jeten ne rrezik ne menyre qe te mbroheshin koleget ne nje situate thuajse te pamundur;

– reagimi i qeverise libjane ndaj sulmit ishte gati inekzistent.

Komisioni bëri një sere rekomandimesh, duke përfshirë zhvillimin e standardeve minimale të sigurisë për objektet e përkohshme diplomatike në zonat me rrezik të lartë. Shefja e diplomacise amerikane Clinton tha se ishte dakort me te gjitha vleresimet e tij, dhe se po punohet per te permiresuar sigurine ne keto objekte.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 05 October 2012 17:28

SHBA – Alarmin për një rigjallërim të lëvizjeve fondamentaliste islamike e raportoi ditën e premte në një kryeartikull e përditshmja amerikane “Wall Street Journal”, përcjellë nga rrjeti “CNN”.

Në javët kaotike pas revolucionit egjiptian, me mijëra të burgosur arritën të arratiseshin.

Midis tyre, disa qindra ishin militantë islamikë, të cilët u bashkuan me radhët e organizatave militante.

Shumë prej tyre, ishin xhihadistë të përndjekur nga regjimit autoritar i Presidentit Mubarak, të vendosur për t’u hakmarrë për kalvarin e vuajtjeve të tyre në burg.

Një situatë e ngjashme shënohet në Libi, ku në shtator në një sulm ndaj konsullatës amerikane u vra edhe ambasadori në vend, në vendet e tjera të Afrikës Veriore dhe Lindjen e Mesme.

Sipas gazetës, përballë një prurje të tillë të paprecendet të militantëve, organizatat perëndimorë të inteligjencës, mbi të gjitha “CIA” dhe “Mossad”-i izraelit janë duke përjetuar vështirësi të mëdha në ndjekjen, vëzhgimin dhe përgjimin e aktiviteteve të militantëve.

Paralajmërimi i “Wall Street Journal” vjen vetëm një ditë pasi në një intervistë për një të përditshme bullgare, një klerik radikal i njohur për afrimitetin e tij me Al-Kaedën, kërcënoi vendet e Ballkanit me sulme terroriste në të ardhmen e afërt. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 02 October 2012 18:02

Moskë – Një gjykatë në Moskë ka vendosur se filmi anti-islamik që shkaktoi demonstrata të dhunshme në mbarë botën, nuk mund të shfaqet më në Rusi.

Ministria e Drejtësisë e Rusisë tha se, filmi “Pafajësia e Myslimanëve” vlerësohet si ekstremist, sepse mund të nxisë urrejtje etnike dhe fetare.

Vendimi i së hënës pason një vendim të ngjashëm të javës së kaluar nga një gjykatë në Grozni, kryeqytetin e provincës së dominuar me myslimanë, Çeçenisë.

Autoritetet ruse paralajmëruan se qasja në YouTube mund të bllokohet, nëse pronari i saj, Google, dështon t’i përmbahet urdhrit të gjykatës për ta kufizuar qasjen te filmi i prodhuar në SHBA.

Filmi fyen muslimanët, duke portretizuar profetin Muhamed si të dhënë pas grave. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 28 September 2012 12:35

SHBA – Dergohet ne paraburgim regjisori i filmit “Pafajesia e Muslimaneve”, personi qe ka  lidhje direkte me videon anti-islamike, e cila nxiti reagime dhe trazira në botën muslimane. Vendimi eshte marre nga gjykata pas nje seance degjimore ne ngarkim te tij.

Nakoula Basseley Nakoula është hetuar për shkak të shkeljes së lirimit me kusht, pasi ishte lëshuar nga burgu në vitin 2011 për mashtrim bankar.

Gjatë kohës së lirimit të tij me kusht, Nakoula e kishte të ndaluar perdorimin e internetit apo përdorimin e ndonjë pseudonimi, pa lejen e zyrtarëve.

Nakoula, një i krishterë me origjinë nga Egjipti, kishte qëndruar i fshehur, pasi u zbulua se ai ishte personi që qëndronte prapa videos, “Pafajësia e Muslimanëve”.

Klipi ishte dubluar dhe postuar në You Tube, duke shkaktuar zemërim të madh në botën muslimane, për shkak të portretizimit fyes të Profetit Muhamed.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 27 September 2012 15:30

Madrit – Revista politike e satirike spanjolle, El Jueves ka publikuar karikaturën e Profetit Muhamed në ballinën e saj. Ky publikim vjen pak kohë pas protestave të dhunshme që e përfshinë botën arabe, pas transmetimit të filmit amerikan dhe karikaturave franceze, që konsiderohen fyese për islamin.

Në numrin e fundit të El Jueves, i cili në Spanjë doli dje në shitje, tregohen disa muslimanë të rreshtuar, nën titullin “Por…a e di ndokush se si duket Muhamedi?”

Çdo përshkrim i profetit konsiderohet blasfemi nga muslimanët, por kjo çështje njëkohësisht ka shkaktuar debate në Perëndim lidhur me censurën dhe lirinë e shprehjes.

Revista ka refuzuar të japë komente për agjencitë e lajmeve, lidhur me motivet e publikimit.

Javën e kaluar, revista satirike franceze, Charlie Hebdo publikoi karikaturën e Profetit Muhamed, menjëherë pas protestave të shumta kundër një filmi të prodhuar në SHBA, i cili provokoi trazira të natyrës anti-amerikane në Egjipt, Libi dhe shumë vende të tjera. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 26 September 2012 10:42

Kajro – Al-Watan, një e përditshme laike, botoi 13 karikatura të hënën nën sloganin “luftoi karikaturat me karikatura”.

Një prej tyre tregon një palë syze përmes të cilave digjen kullat e World Trade Center, me titullin: “Syze perëndimore për botën islame”.

Reagimi i i lexuesve ka qenë i menjëhershëm teksa kanë përgëzuar dhe falenderuar gazetën për mënyrën e civilizuar që ka përzgjedhur për t’u kundërpërgjigjur.

Karikaturat e Charlie Hebdo i vunë vulën zhurmës mbi videon e cila tallet me Islamin.

Rreth 50 persona kanë vdekur në protestat e dhunshme të cilat shpërthyen dy javë më parë gjatë filmit amator, “Pafajësia e myslimanëve”.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 23 September 2012 12:30

POGRADEC- Në qytetin e Pogradecit, në Juglindje të Shqipërisë, Lidhja e Hoxhallarëve shqiptarë  organizoi në mbremje një simpozium për vlerat e profetit Muhamet.

Hoxhallarë nga disa rajone të Shqipërisë si dhe Maqedonia  në prani të disa qindra besimtarëve, të cilët u mblodhën në Pallatin e Kulturës së Qytetit, vlerësuan  në kumtesat e tyre figurën e Profetit të fesë islame.

Klerikët u ndalën në  fillim të ligjërimeve të tyre fetare në zhvillimet e fundit  në mjaft vende myslimane ku  protestat e dhunshme shpërthyen pas publikmit te një filmi për Profetin Muhamet.

Përfaqesuesi i Lidhjes së Hoxhallarëve shqiptarë Justinian Topulli tha se  simpoziumi  është një aktivitet i radhës për të promovuar vlerat e profetit dhe jo ndonjë formë proteste.

“Nuk ka asnje lloj proteste te myslimanëve shqiptarë, nuk na ka shkuar në mendje te bëjmë protestë për asnjë lloj konteksti “, tha z.Topulli .

Reagimi i Lidhjes së Hoxhallarëve për zhvillimet në disa vende myslimane  është publikur tashmë  në faqen e internetit të organizatës dhe në gazetën e saj.

“Ne dënojme,  tha zoti Topulli atë film qe kërkon të ulë profetin tonë,  të ulë vlerat  e tij , por njëkohësisht dënojmë të gjtha aktet e dhunshme, insinuatat, apo  problemet që shkaktohen me perfaqësues të shteteve të huaja. Kjo dhunë tha ai  nuk ka asnje justifikim.”

Zoti Topulli vijoi t’u shpjegojë besimtarëve të pranishëm ;” Cfarë përgjegjësi mban ambasadori amerikan në Libi në lidhje me atë që kanë bërë një grup njerëzish  në Haiti. Është e njëtja gjë, tha ai, që ne nuk mbajmë asnjë lloj përgjegjesie sepse dy tre myslimanë, njerëz te inkriminuar  apo të futur,  të bëjnë gabime.”

Kleriku musliman tha se shpeshherë myslimanët bien në grackën e këtyre provokimeve dhe u bëjnë reklamë këtyre filmave të cilët sulmojnë këto figura të mëdha  për tu bërë komercialë.  “Mjeti  më i mirë është mosreagimi, për ti lënë në indiferencë, të injorohen si fakte në mënyrë që të mos u bëhet publicitet, tha ai. Zoti Topulli shpjegoi se protestat ne  vendet arabe dhe  muslimane kanë edhe prapavijë politike edhe pse i fshehin ato me petk fetar.Ndërsa kleriku nga Maqedonia Bekim Islami tha se nëpërmjet këtij tubimi besimtarët në Pogradec  manifestonin dashurinë e thellë për profetin  dhe  tregonin  nga ana tjetër mënyrën e denjë se si myslimanët  shqiptarë duhet të veprojnë në momente kur provokohen  me ndodhi apo incidente. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 22 September 2012 18:38

Nju-Jork -Filmi i autorit  Nakula Basli Nakula “Pafajësia e myslimanëve”, i cili shkaktoi protesta të stuhishme anti-amerikane në mbarë botën, ndoshta aspak nuk ekziston , njoftuan disa media amerikane.

Mes tyre është “Holivud Riporter” i cili konkludon se përveç trejlerit 14-minutësh në “JuTjub” askush nuk e ka parë realizimin e filmit kontestues.

Nakulla deklaroi se filmi është shfaqur në kinemanë Vajn në Hollivud nën emrin “Pafajësia  e Bin Ladenit”, por një i punësuar në kinemanë për gazetën “Los Anxhelos Tajms” deklaroi se askush nuk ka marrë pjesë në projektim, as ai vetë.

“Filmi nuk ekziston. Një kohë të gjatë e kemi kërkuar filmin e tërësishëm  dhe nuk arrijmë  të gjejmë asgjë” deklaroi Marium Mohiduin nga Këshilli i punëve publike myslimane, i cili i këshillon producentët  hollivudianë  si në mënyrën e duhur t’i prezantojnë myslimanët.

Incizimi në “JuTjub”, i cili mban titullin “Pafajësia e myslimanëve 74 minuta”, dhe është zbuluar nga televizioni satelitor “Al Nas” në realitete është trejler në kohëzgjatje prej 14 minutave  të cilat vazhdimisht përsëriten.

Në më shumë se 20 vende në protestat anti- amerikane për shkak këtij filmi, i cili e fyen islamin, humbën jetën 35 njerëz.(LajmeShqip.com)