Lajme Shqip Monday, 02 December 2013 14:40

Tiranë- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, mohoi çdo njohje me personat që i përmendën emrin në një nga video-përgjimet e publikuara në emisionin “Fiks-Fare”. Në një konferencë për shtyp, zoti Zaganjori e cilësoi rastin në fjalë si një mashtrim ekstremist të trashë, ndërsa argumentoi pretendimet e tij se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. 

“Këto janë indicie sigurisht, po të përgjohen të gjitha tavolinat në gjykata jam i sigurt që aty mund të përmenden dhe kryetarë shtetesh të të gjithë botës. Këto probleme duhet të verifikohen. Në rastin konkret mashtrimi është ekstremist i trashë. Së pari, unë jam kryetari i Gjykatës së Lartë, kur marr pjesë në gjykim, e drejtoj kolegjin. Kam marrë shumë pak pjesë në gjykimet civile, për shkak të angazhimeve që kam pasur, një aktivitet jashtëzakonisht i ngjeshur. Nuk kam gjykuar absolutisht asnjë çështje penale. Eshtë mashtrim i pastër komplet. Persona absolutisht që nuk i njoh. Kam ushtruar profesionin e pedagogut, dhe më përshëndesin njerëz gjithandej, por jua them me sinqeritetin më të madh, këta persona nuk i njoh. Mund të verifikohet me telefona, kontakte, kudo. Nuk kam qenë në trupin gjykues. Unë nuk planifikoj gjykimet, kam vetëm një urdhër për gjykimin me procedurë të përshpejtuar të çështjeve.”- deklaroi kryetari i Gjykatës së Lartë. 

Kryetari i Gjykatës së Lartë vlerëson përpjekjet e medias për të luftuar korrupsionin në Drejtësi, dhe i kërkoi Prokurorisë hetimin e plotë të çështjes në fjalë. 

“Falënderoj programin “Fiks Fare” sepse vlerësoj që kritika ndaj pushtetit gjyqësor mungon në Shqipëri. Personalisht median e konsideroj si aleatin më të madh të gjyqësorit. Sigurisht qe ka raste korrupsioni në drejtësi, por unë mendoj që evidentimi më i qartë i rasteve të korrupsionit është analiza e vendimeve gjyqësore që mungon në realitetin shqiptar. Bota e ka jashtëzakonisht të zhvilluar dhe këtë çështje e kam ngritur vazhdimisht”- u shpreh Zaganjori. 

Sipas kreut të Gjykatës së Lartë, “korrupsioni në fushën e drejtësisë është forma më e shëmtuar e korrupsionit sepse jepet padrejtësi në emër të drejtësisë. Kemi një kuadër ligjor, janë marrë edhe masa por mendoj se janë të pamjaftueshme.” 

Në përfundim Zaganjori u bëri apel qytetarëve që të denoncojnë çdo rast korrupsioni në sistemin e drejtësisë, dhe i siguroi ata se çdo pretendim do të verifikohet. /BW/

 
Lajme Shqip Saturday, 19 October 2013 15:45

Pas largimit te Saimirit nga Fiks Fare, lajm ekskluziv qe InfoMedia ju serviri dite me pare, tashme kemi zbuluar fale burimeve te brendshme te Imalbania ne Top Channel qe do te largohet nga ky program edhe drejtuesi tjeter historik Doktori i cili flitet se do te i bashkohet kolegut te tij ne Agon Channel!
Nje ndryshim total tashme behet ne Fiks Fare, dicka pozitive per emsionin 10 vjecar, ku do kemi mundesine te shohim pas Fjori Dardhes, nje tjeter personazh te ri!